Poeti Sarë Gjergji |
ADAMAH
“Jam shumë e lumtur që të pata pjesë të jetës sime“
Edeni, është bosh pa ty, njësoj si shpirti im.
Pemë e Jetës sime, je ti,
tjetër nuk dua të Njoh, Evë!
“Hëngra nga Pema në kopsht, Adam!”
Aq më bën. S’heq dorë nga brinja ime,
as nga gjak i gjakut tim, Evë!
“Adam, jam lakuriq!”
Dua lëkurën tënde, Evë,
puthjen prej shenjtoreje
e shikimin tënd re drite!
“Adam, druaj…”
Mund të shkoj larg prej shpirtit tënd?
Pa ty, veç një Adamah jam, Evë!
ME SYTË KAH QIELLI
(I.RUGOVËS)
Sot vijnë tek Ju
për një prononcim në Tv,
për një foto e like në fb;
të padenjë për t’u quajtur bijtë e Dritës
Ata vijnë tek Ju,
në rende vijnë,
veshur bukur,
me shpirtin prej ferri
çfarë nuk mërmërisin
Ata, vetëm bëhen se vijnë tek Ju;
shtiracakët,
nuk e dinë se Ju nuk keni varr
Kështu edhe Juda e puthi Krishtin
Unë nuk do vij sot…
me Ju jam mot e mot!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen