Poeti Maxhun Osmanaj |
Kur më mungon ti
(poezisë)
Kur më mungon ti,
Qiellit,tokës, diellit,
Njerëzve,luleve, zogjve,
Gjithnjë u hy në hak,
Edhe stinët e mendimeve më bëhen
Herë të acarta, herë të limonta.
Kur më mungon ti,
Si ta mashtroj të djeshmën,
Që më ndjek gjithnjë pas,
Çka t,i them së nesërmes,
I ruhem mos ta lëndoj,
Mos ta vras.
Ti kur më vjen edhe në mesnatë,
Pagjumësia ,derën ta lë hapur,
Kur territ i jap dritë,
Ti vjen si zonjë plot drithërimë-muzë
Veç atëherë unë puth jetën,
Në faqe, në buzë
Në shpirtin tënd
Në kopshtin tënd shpirtëror
mos të bjerë kurrë brymë as borë
se mund t'i thajë lulet e pranverës
atëherë çka do t'i thonë
tokës, qiellit, bletëve
kur do t'i varin sytë e lodhur
gjethet e mërzitura
në shpirtin tënd
prano një shi të imët a rrebesh
si të duash
lë të rritën miliona dëshirash
si lulet më të bukura të botës
lë ta prekin edhe qiellin
lë të dehen nga gëzimi
me yjet shkëlqimtarë
Në portretin tënd
(Dritëro Agollit)
Një portretit tënd të një libri
Thellë ia ngula sytë
Kë vrisje a kë dashuroje?
Me ato dy shigjeta kah thellësitë.
Në ugarin e fytyrës
Lavra e mendimit plugonte
Cigarja e ndezur mbahej në gishtërinj
A thua botën e digjte apo pushtonte?
Flokët e gjatë të thinjosura në kohë
Sikur ruanin stuhitë nëpër vite
Të cytnin kohën e ikur
Me vargjet e fëmijërisë liriko-epike.
Unë flisja me shikime n,sy
Ti s,më thoshe asnjë fjalë
Ndonëse vite të tëra isha rritur me ty
Sikur më the: Mjaft fole ore djalë.
Shikimin s,mund t,ia ndaj portretit tënd
Edhe pse kapakët e syrit të duken perëndim
Muzën dhe nektarin kam fiksuar n,atë vend
Portreti yt me sillet ditëlindje në çdo agim.
(Maxhun Osmanaj,ripostim, shkruar më 4 korrik 2o15)
Ti më dhe të drejtë
Ti më dhe të drejtë
të kapërcej dete, oqeane, qiej
mijëra kilometra të pafund
të të vij deri në pallatin
e ndriçuar të shpirtit tënd
të marr leje nga ati ynë, Zot
që të më ruaj rrugës
nga djajtë, ziliçarët, hipokritët
se frika s'kishte stacion askund
ju shkatërruat atë frikë
me çelësin që çele kullën e hekurt
të shkëmbit minierë
tani më prit, më prit
dhe s'di cilën lojë a melodi
jetës t'ia dhurojmë në atë takim
sa do të jetë e gjatë nata
mëngjesi do të na rrëfejë
se zemrës se copëzuar
mushtin e ëmbël do t'ia falim
të gjitha grykat dhe brigjet
në amfiteatrin e kohës
nga një melodi e padëgjuar asnjëherë
do t'i kthejmë në fusha pjellore
dhe fustani i kujtimeve të asaj nate
i ri, i freskët do të ruhet përherë
Kur ju ikni
(prof. Ramiz Kelmendit)
Kur ju ikni
kush do të mbetemi ne?!
Ju bashkë me të tjerë korifej
na lini një boshllëk
që vështirë me dhimbje do ta plotësojmë
kur Ju ikni
pena ngrys shpirtin
zemra ndal tiktakun
veç kujtimi s'guxon të vdesë
s'guxon ta harrojë veprimtarin,burrin e letërsisë
që shkëmbit të kohës, dritës
ia la diellin e pavdekësisë
12 janar 2o17
Flakë dhe pishë e pafikur
(Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në përvjetorin e rënies,11janar 1984)
Ata nuk e pranuan acarin e robërisë
edhe kur qielli karpatian n'gritej në skëterrë
me ngulm kërkuan Diellin e lirisë
se burrëria djaloshare s'pranonte fat-komb të mjerë.
Ata ishin të dy, më vonë u bënë milionë
se gjaku i Arbërit i ngritur peshë, s'pranonte nënshtrim
oh,ata Lisa rrënjëthellë që s'i shkuli stuhi a murlan
amaneti i tyre na rilind në çdo agim.
Ata mbetën flakë e pashuar në çdo stinë
feniks Abece në tokë e në qiell
pa ju s'mund ta shkruajmë as historinë
farë dashurie që në çdo kohë duket mbjellë
11 janar 2o17
Mos moj erë...!
Mos moj erë
mos bë hata as kërdi
ndonjë kulm a oxhak
po i rrëxon nga ndonjë shtëpi.
Pse gjithë atë trazim t'egër
e derdh - shpreh veç në Istog
tretu dikah tjetër
në ndonjë bjeshkë a log.
Më dëgjo mirë, erë
ta bëj hallall
sa për kapele
që ma hedh n'livadh!
Edhe për flokë-frizurë
që dikujt ia prish a ngatërron
s,është ndonjë torturë
askush s'të mallkon.
Por vit për vit
egër-keq na "viziton"
të lutem dikah ik
shumëçka po na shkatërron.
Nëse vjen qetë
jo me egërsi
secili të pret
me virtytin burrëri.
Nëse pemët i zhvesh
s,është ndonjë turpësi
pranvera me gjethe i vesh
jeta fillon përsëri.
Tani n,fund të kësaj lutjeje
shumë të përshëndes
mos harro çfarë të thashë
për t'gjithë ke shumë kujdes!
Dita e parë e Vitit të Ri, 2017
Nuk di në cilin pushtet
u zgjuam të gjithë në këtë ditë
vonë dhe të shpërftyruar, po se po
për botën, njerëzit dhe Zotin
për thashethemet që s'i kuptuam
që i ushqyem gjithmonë
Në Prekallën time, botën e mblodha n,grusht
kalendari i ri,n'mur, m'i gozhdoi sytë
sikur ma diktoi drejtpeshimin e lëkundur n,atë çast
veç Dielli ndiqte rrugën e vet
pushteti i pakënaqësive më përthekonte gjithandej
derdhte qeshje mbi mua me ironinë e tij
në shpirtin tim kafshoja kohën
që trimërueshëm po ikte
desha me i thënë edhe diçka...
por nuk ma vuri veshin, as nuk më priti
se misionin e kishte më të madh se unë...!
Sonte do ta puth dehjen
Sonte ne kete nate t'harlisur
Do ta puth vec dehjen e mashtruar
Fati i kohes le te vallezoje
Si dikur nje nuse e re e stolisur
Tani gjakftohte do ta shikoj
Me kohen s'do te bej llogari
S'di cili i dhame
Njeri-tjetrit me shume
Sonte, kane te drejte
T'gjitha endrrat e viteve
Le te me puthin
Le te me kafshojne
Vec valle o Zot
Mos t'me helmojne
Per agimin e neserm
Se diellit n'perendim
I duhet sherimi me vite
Edhe per ndonje takim
Ne kohen e enderruar
Se s'mund te iki
Edhe njehere pa u perqafuar
01.01.2017
Lërmeni!
Lërmeni ta këndoj këngën time
ashtu pa asnjë instrument
s'ka gjë, nëse s'ka ndonjë ushtimë
kushdo kuptojeni si të doni
dhe nxjerrjani melodinë.
Kështu të thjeshtë e dua
timbrin dhe notat s'ia di
por bronkët e jetës ndoshta kanë ndërtuar
një kompozim- modern të ri.
Lërmeni ta nxjerr këngën
nga thellësia e dhembjes së autobiografisë
lë të marrë rrugë drejt qiellit, botës
të kënaqet si do vetë, me notat e vetëkënaqësisë!
Lërmeni ta këndoj si ngushëllim
se mund të iki sot a nesër befasisht
n,mungesë të takimit, dikush ka dëshirë ta dëgjojë
ta ruajë si dhuratë shpirti-kujtim
t,i mundë betejat edhe pa mua, t'i fitojë...
Oh, miq të cmuar, më kuptoni!
ju lutem, lërmeni, lërmeni!
me peshën e moskuptimit mos më ngarkoni
se vetëm ashtu ju pëlqej dhe më pëlqeni.
Bardhësi lirie
(Mujë Krasniqit me bashkëluftëtarë në 18 vjetorin e rënies)
Hapat e lehtë të betuar në tokë e zot
shkelin qetë - qetë mbi borën e bardhë
mbi supe bartin ngarkuar fatin e At-Dheut
marshimin drejt lirisë s'ka kush t'ua ndalë.
Se vargu i flamurtarëve drejt këngës
s,mërzitej për ngricë e acar
në fushën e ballit të dragonjve
rritej me lulet aromë - nektar.
Muja me dasmorë i printe karvanit
një dasmë diku e pret
nga largësia shikon diellin e zgjuar
dhe natën e errët e vret.
Tani ju shoh në bardhësi lirie
gjurmët e gjakut s,mund t'i shlyejë asnjë stuhi
ju rriteni në çdo këngë pavdekësie
lisa rrënjëthellë që i rrit kjo tokë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen