Shkrimtari Janaq Pani |
DHELPRA VURI PELLUSH
Dikur dhelprës
mendja iu mbush:
"Do të mbaj dhe unë pellush!"
Po s'ka supe,
Ndaj që ahere
E mban si bisht në... mendere.
F A T I
Fati për të fortin loz,
Me një votë plebishitare
Atij deti iu bë kos
Ne na humbi luga fare...
JETA ZGJYRË
Me të lidhur e me të zgjidhur
Shkoi një jetë të hidhur,
Kur i thanë: "Do jesh i lirë
Iu bë jeta dhe më zgjyrë...
ZOGJTË E KORBIT
Zogjtë e korbit hala pa rritë
Po pyesin me habi:
"Ne jemi pupla përhimtë,
Përse babi pendëzi?"
Gjegjet korbi:"Mos u mërzitni!
Do të bëni përparime,
Mbas ca kohe do të rriteni
E do vini në bojën time."
QENI ENDACAK
Një qen endacak i mjerë
Nuk le rrugë pa e shkelë
Dhe do ndeshet me të tjerë
Për një kockë diku të ngelë.
Dhe kudo veshi i kap
Nga të pasurit si refren:
"Asnjë kockë nuk të jap,
Të le të ngordhësh si qen!"
E dridhmon ky zë i çartur
Me urrejtjen që del nga dhëmbët,
Bëhet gati për t'ia mbathur
Për të ikë nga sytë - këmbët.
T H O N J T Ë
Të veckël thonjtë i ka
Maçoku, po miut te vrima
I ngjajnë si shpatë hata
E bëjnë t'i shkojnë dhe dridhma.
NJË LARASKË PENDËRËNË
Një laraskë pendërënë
Nëpër pyll bëri fushatë,
Kafshë e shpezëve u ka thënë:
"Të dalim në demostratë,
Lirinë në vend të vëmë."
Një pallua i hakërrohet:
"Dikur mendjen na ke marrë.
E kaluara nuk harrohet,
Ti laraskë dhe na ke vrarë
Lotët janë hala pa tharë..."
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen