Dienstag, 14. Februar 2017

Live në Radio Liria - ORA LETRARE E LIRISË

Të premten më 17 shkurt, pikërisht në ditën e shpalljës së pavarsisë së Kosovës, në Radio LIRIA do të mbahet ORA LETRARE E LIRISË. Kësisoj, krijuesit letrare do të kenë mundësi për ti lexuar vargjet e tyre poetike drejtpërdrejt. 

Ora letrare fillon në orën 21:00. 

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në ketë event kulturorë, duhet ta konfirmojnë pjesmarrjën e tyre së paku katër orë para fillimit të orës letrare.

Pjesëmarrësit duhet ti dërgojnë adresat e tyre të Skypes më heret, në mënyrë që moderatoret të ua dërgojnë ftesën për ti lexuar poezitë e tyre live.

Njekohesisht, ju mund te lidheni më studion e Radio LIRIA edhe në ketë formë që është shumë e lehtë. Hyni në portalin www.radioliria.com dhe në krahun e djathtë të portalit, përfundi playerit te radios gjendet logoja e Skypes. Krejt çka ju duhet të bëni është që të klikoni mbi logon e Skypës dhe kësisoj automatikisht lidheni drejtpërdrejt ne radio. Por nuk duhet harruar se më parë edhe ju duhet të jeni online në Skype.


Adresat janë këto:

Skype:   live:radioliria
E-mail:   radioliria@hotmail.com
Tel.:       +43 664 37449040
Portali:  www.radioliria.com
Viber:    Radio Liria 

Telefoni do të jetë në funksion të premten prej orës 11:00. Pjesëmarrja juaj na nderon.

RADIO LIRIA
      Stafi

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen