Sonntag, 19. Februar 2017
Poezi nga Naim Fetaj
PENTAGRAMI I DHEMBJES
( Azem Shkrelit )
Bashkë me dhimbjen eca
Vargjeve tua
Tash e pesëdhjetë vjet
E mësova atë fjalë prej guri
Kur më ndanë prej rrites
Atje te "Varri i Qyqes "
2.
Stinēt i shtrydha pastaj
Si lirikat me shi
" Natën e Pagēzimeve "
Kur më zgjoje ti
Veç "Zogj e Gurë " përmbi
Për një trohë dashuri
3.
Bjeshkën e nemen e mallkuan vërrinin
Këngën e përgjakën e donin edhe syrin
Kreshtave ti
Kur ua kerkoje gjirin
4
Dhe kokën time e morën krejt
Dhe e puthen meit
Tek një këngë e shenjtë
5.
Ti i ndeze zanorwt e zemrës pastaj
Mbi Pentagramin e Dhembjes
Ti...zogu ynĕ i këngës
Edhe prej lëkure tash do të dalë
Pa drojë pa zë pa frikë
Se kënga per ty... baco
Kund nuk paska pikë...
( Nga libri im "Vezullimë thinjash " , Prishtinë, 2015 )
KRONIKË E VITIT 1878
Vaporrët rrëshqitnin ngadalë
Thjesht
Pa ceremoni
Ushtarët dilnin
Korba të zinj
Në shtatë topat e zymtë
Korbat shtatë krajli
Ngadalë dhe baladat zgjoheshin
Maleve kur këndoi maliheri
Ndërsa zemra shprushej mbi topa të zinj
Ngrihej lart atdheu mbi do krahë skifteri
( Nga libri im " Yjet bëjnë rojë " ,Prishtinë,1987 )
NJËMIJË KËNGË KUSH S'I QET FARE
( Poetit dhe kengëtarit Agim Gashi )
Nuk të njoha shumë po ma këndove një këngē
Ndoshta edhe me shpirt ndër dhemb
Beso ditē ma ke bërë dhe natën
Kur ma këndove këngên për Haki Povaten
Nuk di çka të të them tjetēr
Ndoshta nuk është marre
( Se pa vdekë nuk kemi qare )
Çou Agim kape sharkinë
Se njëmijë këngë askush s'i qet fare
E na thuj një këngë shqiptare
PORTRET I NJË MIKU
Gjithë ditën e lume njerën këmbë e ruante
Se tjetren i lumi e kishte lënë në mal
Këndonte i miri... nja dy metra djalë
Këndonte e këndonte...
Nuk isha gjeneral.
RRUGA QORRE
Herë me vaj në buzë
E herë me buzë në vaj
Ec e dil tash
Nga kjo ferrnajë
Pa kujë e pa i kob
A i dilet ne skaj
Mbi unat e zjarrit tash
Veç jargë e pështymë
A dilet o Zot
Nga kjo terrinë...
NË VEND TË URIMIT
Dhe ikën një vit
E vjen një tjeter
Veç fjalë të marra shpikim
Për këmbë të reja
Në bythën e vjetër...
PËR FESTË
U dallëdisëm ne ...thua se e bëmë namin
E u harruam ju... qe mbajtët istikamin
Pavarësi po i themi
Se shqip po na e shajnë mamin...
SI LUTJE PARA LUTJËS
( Me shkas )
Mos e nis o Zot
As dënesjën as dhembjen
Atje ku po na presin
E paskan nisur këngën...
RRUGËTIMI IM
Sa shumë kam ecur nëpër dritë tê hënës
Kah diellii im e kah varri i nënës
E kam degjuar qyqen dhe të bijen e mizes
Dhe prapë me nënën
Se si flasim tinez...
LETËR PA ADRESË
Pa sytë e tu s'më duhën sytë e mi
Kur ta ndjej vajin mbi çdo simfoni
Nëpër pentagrame përbirohet ky shekull
E ku ta gjej unë këngën
Nëpër gjithë këtë mjegull...
SI LUTJE
( Në vend të urimit)
Më shumë bukë aty ku ka uri
Ku ka urrejtje më shumë dashuri
E ku ka luftëra një armēpushim
E shumë shumë mend mbi vendin tim
Ku ka dhimbje zgjoje buzëqeshjen
Dhe mbi shkretëtira dërgoje reshjën
Një ëngjëll dërgoje kush mungon në sofer
Lartësoma lutjën o Zot...lartësoma strofen
NË VEND TË EPITAFIT
(Pêr mësuesin bashkēfshatarin dhe atdhetarin Shaban (Ramë) Avdimetaj.
Mirë që më dole sonte
E mirë se m'ke ardhë
Shaban Rama ...ardhç faqebardhë
Shaban Ramē Avdimeta
Po matematikë nuk qenka jeta
Me njëmijë të panjohura
E me njëmijë iksa
Na le me pushkë
E tash u bëmë lypsa...
SI ËNDËRR
Se si më erdhi sonte
Një fjalë e bardhë
Dhe kënga "O Happy Day "
Për një ditë të mbarë...
Po sytë e mi seç u nxin për xham
Se terri i zi kishte mbledhur dhenë
Dhe kënga e mirë...mbeti në skenë...
PORTRET PA KORNIZË
Ndër njëmijë përralla tash kerkon vetëveten
Nëpër njëmijë luftëra e vrau të vertetën
Me njëmijë plumba vret çdo dashuri
Si tlinat e dhjera vjerret mbi mëri
Shiti dhe qefinin... tabutin e fshatit
Dhe ende betohet në Dheun e Atit...
TERRINË PËRREJ DIELLI
Njëqind pëllumba fluturonin kah qielli
E s'ditem a është natë
A u zu krejt dielli
Në lëkurë dashi u rritem
Mbi magjën e thatë
Nata na u bë ditë
E dita na u bë natë
Ndër njëmijë luftëra
Syrit dil i thashë
Nëpër luftëra te reja
As korbat nuk i pashë...
( E si të këndoj tash...)
AH BABË O BABË...
Merre me mend ti çfarë kohe ka ardhë
Ah babë o babë thërrisnim
Kur shihnim mut të madh...
Dhe thenien kurrë s'e ndrroka epoka
Ah babë o babë
Po muti i madh qe koka...
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen