Freitag, 20. August 2021

Mehmet Rrema: KJO ËSHË RADIO JONË - RADIO LIRIA



KJO ËSHTË RADIO JONË, RADIO LIRIA...

Fluturoj mbi re, fluturoj nën re
Ulem mbi mal, mbi det ulem
Përqafoj horizotet ku i thonë Shqipëri
Që nuk ranë në gjunjë as për krajl e mbret

U flas shtruar në log burrash legjendave
Aty ku Gjergj Elezi, për tokë shtriu bajlozin
Në Krujë tek rrapi ku Ballabani hëngri dhe
Se tradhëtoi kryetrimin e Madh - Gergjin

Ndalem në Vraninë ku vetë Oso Kuka
Mbi djemt e Nikollës, flakë ndezi barotin
Se nën robëri shqiptarit nuk i shkon buka
Në gjunjë ai bie vetëm para Zotit

Udhëtoj mbi valët që përhap Radio Liria
Krujë, Medvegjë, Kumanovë Çamëri e Vlorë
Ndalem në Drenicë, ku madhëdhtore liria
Në shekuj u firmos me pushkë në dorë

Hipur në krah të shqipes në valët e Lirisë
Shikoj atdheun tim shekujsh kafshuar
Herë dëgjoj ninulla, herë këngët e trimërisë
Dhe zërin e Haxhiut, moderotor i përkushtuar

"Mirëmëngjes Atdhe" nga zemra e Evropës
Me këngë dhe valle nga më të bukurat
Përshëndet shqiptarët nga çdo kënd i botës
Ua uron mirësinë dhe ditët e lumtura

Kjo është radio e jonë, Radio Liria
Kulturës së kombit ngado i bën jehonë
"Mirëmëngjes Atdhe" - na vjen nga Austria
Për dije dhe kulturë kemi nevojë gjithmonë

Nëpër botë ngado ku jemi shpërndarë
Valët e Radio Lirisë na e shuajnë çdo mall
Nuk e di pse ndjehemi më shumë shqiptarë
Me artin dhe kulturën tonë përherë krenar.

17.08.2021