Në organizim të Shoqates Kultrore e Sportive "Ilirët", nesër më Linz të Austrisë me një koncert festiv do të kremtohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës. Kësisoj, siç na informon kryetari i kësaj shoqate z. Nazmi Rracaj, përveç programit të pasur artistik të përgatitur special për ketë manifestim nga nxenësit që i vijojnë mësimet në gjuhën shqipe, të pranishmit do ti argëtojnë edhe këngëtarja Antoneta Krasniqi dhe Bekim Çaka.
Manifestimi mbahet me 4. 02. 2017 dhe fillon në orën 17:00, në ketë adresë:
Vogelfängerplatz 4
4030 Linz (Neu Heimat)
Hyerja është gratis! Për informata më të hollsishe, Nr. i Tel.: 0650 9821 444
(h.m.)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen