Mittwoch, 19. April 2017

Festina Mejzini drejt showbizit ndërkombëtar

Këngëtarja Festina Mejzini

Nga: Ermira Babamusta

Këngëtarja e lindur në Gjakovë, Festina Mejzini tashmë ka nisur rrugëtimin drejt suksesit përtej skenës shqiptare. Festina njofton për një bashkëpunim të ri me një producent të njohur suedez, që do ta lajmërojë publikisht së shpejti. “Është gjëja më e çmuar që më është ofruar këto pesë vite karrierë dhe shpresoj të ja arrij qëllimit,” tregon ajo.

Festina Mejzini shkëlqeu në skenën e muzikës shqiptare dhe u bë më e njohur nga festivalet ku konkuroi si, X-Factor Albania, Festivali “Kënga Ime”, Top Fest’10, Festivali “100 vjet muzikë”, Festivali “Kënga Magjike”, Festivali i fundvitit në RTSH, dhe festivale të tjera në Kosovë.

Në 2014 lançoi këngën dhe videoklipin “Festa” me tekst dhe muzikë nga Big Basta, drejtuar nga Emiljo Leka dhe me produksion 042 Zone. Kënga “Si dielli hanën” në Kënga Magjike këtë vit u prit shumë mirë, dhe ështe përfolur si kënga më e bukur e këtij festivali.  Ndërsa në Festivalin e fundvitit në RTSH, Festina bëri bujë me këngën “Atje Lart”, e cila thuhej se do ishte  kënga më e bukur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.

Ylli i ri i muzikës Festina Mejzini e nisi karrierën në moshën 15 vjeçare në Suedi ku ka jetuar. Fitoi zemrat e publikut shqiptar duke zëne vendin e 3-të në X-Factor Albania 2012. Sot ajo jeton në Tiranë ku ndjek studimet.

“Jam me fat që jam rritur me një familje ku gjithmonë muzika ka qenë e pranishme, të them të drejtën rrugëtimi im ka nisur që në moshën 15 vjeç. Në atë kohë jetoja në Suedi dhe në fakt ka qenë zysha ime atje që e dëgjoi zërin tim krejt papritur në një park lojrash duke kënduar këngën “Zemrën e lam peng” dhe më tha: “O Zot çfarë zëri, ti duhesh të marrësh pjesë në programin e shkollës sivjet dhe të këndosh po këtë këngë. Mua mu duk një reagim i çuditshëm, një gjë që nuk ma kishte thënë kush deri atëherë. Dola para mbledhjes se prindërve e këndova, edhe pse në gjuhën shqipe, publiku u emocionua shumë. Kur u ktheva në Kosovë filluan të afërmit, shoqëria të më thonë të njëjtat fjalë. Prisja me padurim të organizohej një kompeticion për talentet e reja dhe ta provoja veten njëherë në Shqiperi. Ishte X-Factor kapitulli im i parë i ditarit tim artistik. Sa për kureshtje, pas 7 viteve zysha ime nga Suedia, Sussane Nysten, pas performancës time në RTSH më ka shkruajtur, duke ndarë ndjenjën e lumturisë për suksesin tim me mësuesit e tjerë që janë atje,” tregon Festina Mejzini.

Festina adhuron muzikën Pop/R&B, Reggae, Hip-Hop, Jazz/Folk  dhe thotë se ka dëshirë të guzojë për sa i perket zhanrave. Në të ardhmen ajo mendon të bëjë një album.

“Gjatë moshës së adoleshencës kam preferuar muzikën rock, por muzika me thënë të drejtën është shumë e lidhur me moshën në fakt duke u rritur filluan të ndryshojnë shijet e muzikës; me të lidhej dhe stili i veshjes. Kam provuar zhanre të ndryshme të muzikës sidomos gjatë rrugtimit tim në X-factor. Guxova të këndoj dhe rap që ishte shume e çuditshme për Shqipërinë në atë kohë, dmth para 5 viteve të këndoj një vajzë rap-hiphop. Secili zhanër i muzikës e ka bukurinë e vet. Do veçoja muzikën reggae, jazz/folk dhe r&b, në këto rryma e shoh veten më shumë,” tha ylli Festina Mejzini.

Freitag, 7. April 2017

Sonte në Radio Liria, letrarët Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi.


Sonte në Radio Liria, nga ora 22:00 deri në mesnatë, do të prezantohen letrarët z. Musa Jupolli dhe z. Mentor Thaqi.


Musa Jupolli

Musa Jupolli lindi më 7 qershor 1955 në fshatin Alban (Shajkofc), Podujevë. Kreu studimet Letërsi Shqiptare në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1984 jeton në Paris. Është themelues i Shoqatës "Albakos", e para
shoqatë shqiptare në FIDH. Më 1985 takohet me I.Rugova në Paris dhe bisedon për çështjen e njohjes ndërko-mbëtare të luftës për pavarësinë e Kosovës.
Takimi me Kadare-n daton nga viti1987 në Paris. Më 1989 antar i Byrosë në Koferencën e Helsinkut (Kleber-Sorbonne)
Më 1990 me Antoine Garapon (profesor magjistrature në studimet e larta në
Paris) dhe me Olivier Mongin (filozof dhe drejtor i Revistës ESPRIT) themelojnë
Komitetin e Kosovës.
Mbanë shumë takime dhe konferenca në Francë, Belgjikë, Itali, Danimarkë e
gjetiu për çështjen e Kosovës dhe kulturës shqiptare. Takohet tri herë me Jacues Chirac, ish kryetar i Francës.
Në vitin 1999 kthehet për herë të parë në Kosovë dhe ishte musafir i Bernard
Kouchner me të cilin njihet që nga viti 1988.
Ka botuar shumë artikuj dhe intervista në shtypin shqiptar dhe francez.
Është nënkryetar i Lidhjës së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë
Më 1994 është iniciues i librit "Çështja e Kosovës" I. Rugova (Fayard) në Paris.


Botime nga ky autor:


  1. Më 2001 botoi librin " Le gardien de chevaux" (Michalon) në Paris.
  2. Më 2002 nxjerr një cikël të poezive në " Voix d'Encre"
  3. Më 2008 botoi romanin " Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve"
  4. (Faik Konica) Prishtinë.
  5. Më 2009 botoi librin DITAR (Faik Konica) Prishtinë.
  6. Më 2010 botoi romanin " 99 " (Faik Konica) Prishtinë.
  7. Më 2011 botoi " Kosovë p(R)ozë e gjatë...(poezi ) (Faik Konica ) Prishtinë
  8. Më 2012 --Pesë Degë Trungun Thërrasin..." : Cikël të poezive",Marin Barleti", Tiranë
  9. Më 2012 botoi "Poemë n' Udhëtim" (poezi) Rugova Art , Prishtinë
  10. Më 2014 (M. Jupolli & M. Thaqi) Tokë Arbërore, Prishtinë
  11. Më 2014 (M. Jupolli & M. Thaqi) Vargje n'Udhëtim, Z. Serembe, Prishtinë
  12. Më 2015 ( M. Jupolli & M. Thaqi ), F. Konica «Çamëria në vargje t'mia», Prishtinë 
  13. Më 2015 botoi romanin « Elioni e Afrodita », Faik Konica, Prishtinë 
  14. Më 2015 Botoi  librin «… me Kadarenë», Faik Konica, Prishtinë 

Poezia e Musa Jupollit është e pranishme edhe në shumë albume poetike.

.   .   .

Mentor Thaqi

Mentor Thaqi u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 08 Qershor 1965. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm (Gjimnazin) i kreu në Deçan. Ka studiuar ekonominë në UP. Që nga viti 1989 jeton dhe vepron në mërgim, kryesisht në Gjermani. Me shkrime merret që nga rinia shkollore, në fillim botoi në revistat dhe gazetat e kohës: Zani i rinisë (tevona Zëri i rinisë), Fjala, Shkëndia, Thumbi, Bota e Re, Bota sot etj.

Botime nga ky autor:
"Rrënjët", poezi, SHB ADA, Tiranë 2011,
"Pesë degë trungun thërrasin", poezi, bashkautor, SHB Marin Barleti, Tiranë 2012,
"Rrjedhat e kristalta", poezi, SHB Focus, Prishtinë 2012, bashkautor, 
"Tokë Arbërore 1",  poezi, bashkë me Musa Jupollin, SHB Olymp, Prishtinë 2014,
"Tokë Arbërore 2",  poezi, bashkë me Musa Jupollin, SHB Zef Serembe, Prishtinë 2014,
"Çamëria në vargjet e mia", poezi, SHB Faik Konica, Prishtinë 2015.

Bashkëpjesëmarrës në disa përmbledhje poezishë (antologjishë):
"Një shekull dritë", "Bekim për Bekimin", "Trinomi i Lirisë", "Flakadani i Lirisë", "Puhizë përmbi Koshare", "Antologji për çlirimtarët, A. F. dhe I. K.", ...!
Në parabotim (të dorëshkruara dhe përfunduara):
"Lis me Plis", poezi, "Sandraqa jote", tregime, "Bukë e brumne", tregime, dhe tri përmbledhje tjera me poezi ...!
Autor i dhjetëra tekste këngësh të realizuara (kënduara). Punon dhe vepron në Gjermani. Veprimtar në shërbim të Çështjes Kombëtare mbi tri dekada. 
Momentalisht është në Kryesinë e LKSHM (Sekretar Organizativ-Administrativ) dhe në Kryesinë e LSHAKSHGJ (më heret ishte Nënkryetar).


Radio mund të dëgjoni në këto adresa:
http://radioliria.com
http://liria.radio.de
http://liria.radio.at
http://liria.radio.it 
http://liria.radio.se 
http://liria.radio.dk
http://liria.radio.net etj 


Skype: Radio Liria  (live:radioliria) & E-mail: radioliria@hotmail.com
Tel. & Viber & WhatsApp +43 664 374 9040

Ju mirëpresim!



Sonntag, 2. April 2017

Risi në Radio Liria - Të enjten fillon punën studio në Tiranë.

Pas krijimit të studios në Frankfurt të Gjermanise të udhëhequr nga gazetari Miftar Dragidella, të enjten më 06.04.2017 në ora 20:30, fillon punës edhe studio e kësaj radio në kyeqytetin e Republikës së Shqipërisë, në Tiranë. 
Nga kryeqyteti shqiptar do të paraqitet drejtpërdrejt me emisionin e saj të parë në Radio LIRIA, udhëheqja e studios së kësaj radio në Tiranë, z. Alketa Maksuti - Beqari.
Mbarësi dhe suksese!  

Alketa Maksuti Beqari, lindi në Drithas të Korçës në vitin 1971. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universiteti i Tiranës në vitin 2011. Vazhdon Postmaster për Energji të Rinovueshme në TU, Vjenë. Pasioni i saj është letërsia, publiçistika dhe Radio.
Në vitin 2000 ka botuar librin me poezi “ Parametra”.
Në 2014 dhe 2015 në Teatrin  Eksperimental “Kujtim Spahivogli" dhe në Teatrin Kombëtar është vendosur në skenë drama e saj me titull ”Premtimi”.
Në qershor 2016 ka marr pjesë në Sesionin Shkencor mbi Gjuhën Shqipe e organizuar nga Klubi Letrar Podguri me organizator z. Nuradin Imeraj në Istog si e ftuar nga Shqipëria.
Ajo thotë: “Fizika dhe Letërsia, Arti ushqejnë njëra – tjetrën, prandaj i dua”.

Samstag, 1. April 2017

Në emisionin „E hëna sportive“, më 3 prill 2017


  • Bisedë më Skënder Selmanin, njeriun e gjeneratës së pavarësimit të futbollit dhe të sportit të Kosovës. 

Të hënën, me 03.04. 2017), sikurse çdo të hënë, nga ora 20.30 deri në orën 21.50, në valet e Radio Liria keni rast të dëgjoni emisionin „E hëna sportive“.

Pos rezultateve komplete të klubeve shqiptare në Gjermani e Zvicër do të dëgjoni informata tjera të larmishme. Pjesa më e madhe e emisionit do t´i kushtohet bisedës së drejtpërdrejtë me, Skënder Selmanin, ish-anëtar i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i gjyqtarëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

Emisioni shoqërohet me muzikë të zgjedhur. Autor i emisionit është gazetari Miftar Dragidella.

Emisioni mund të dëgjohet në këto adresa:
www.radioliria.com 
http://liria.radio.de 
http://liria.radio.at