Samstag, 18. Februar 2017

Poezi nga Fran Ukcama

Shkrimtari Fran Ukcama

SHKAMBEJTË E KOMBIT

O gur` unori, bijtë e shkambenjve,
Shkambejtë e Trollit si bjeshkët,
mani vesh,
Ata e ndanin kuvendin e burrave me teh shpate, në mes,
brez mbas brezi, n`gurra gjaku,
unori i tyre eshkë- lirie ndezun...

Kosovë, motër legjendare,
amanetin e Ises, Idrizit, Bajramit, Sulejmani, Hasanit,
trimave të urtë, të ditun, të fjalës e pushkës,
e sollet Atdhut t` moçëm, sot
Sot liria luëzon si bozhuri pllajave e livadheve,
gjaku deri n` gu të kalit,
lavdia me emnin e Rugoves dhe Jasharit,
qiejve flakëron...

O bijë shkabmenjsh, o shqipe,
ngrini nalt flamurin e Skënderbeut,
identitetin Arbnor,
Republika e jueja e jona, Kosovë,
Sot ke mbledhun brezat e mijravjeçarve në sofrën e madhe
në sofren e shpirtit dhe gjakut, Komb!!
Rruga e lavdisë në truallin tend kalon,
as kush mbi dhe nuk i ban ball,
ortekut fitmishkrues,
vullkanit Shqiptar..
Formim qytetrimi e dritëdrumtari , në Ballkan...

Oh çetinë, në rreznajë dielli,
pipat qe po i rrit n` krah bredhi,
ku shqiponja sqepin e mpreh,
ngrihuni, ku gandon pragu
vraponi n` shtegun e mosmdaljes
n` shtegun e zjarrit, të U.Ç,K-së
me besim, me forcë Anteu, futni n` shpirt,
qiej, troje, votra, 
historinë Dardanët ku mbenë,
Drini i Bardhë, shkulmim prej gjaku 
andrrën e heronjve të lirisë nuk e tret dheu,
oh Doruninë, vjen ujevarave kthjellore rrjedh,
n` rrajë të Arbnit, 
oh Pamvarssimi, amanet



GJITHMONË NË QIELL TË VIZATOJ

Kam frikë të shkruaj në fletore, dhe s.m.s, në telefon,
prej diellit marr gjithmonë bojë, me penë shqiponje të vizatoj,
atje lart në sfond të kaltër, qeshin si xixa ata dy sy,
ti o bornaja më e pastër, ti m`je ujëvarë, një dashuri...

Dikur ne ishim si dy dryna, dryna ku mbyllnim dashurinë,
ne vite burgu kaluen shpirtnat, dhe kurrë nuk provuan lirinë,
po tash liria u leshua me pash, me pash ku ku retë janë davaritë,
ti ndodhesh deteve oh.sa larg, ania nuk po të kthen në gji...

Unë rri e pres mu te fanari, fanari n` kodër, muzg e ag,
një dallëndyshë, me dritza ari, vjen po mua s`më sjell një fjalë,
ngushlloj veten, n` vit` ngujimi, një puthje,diku, mbteur emblemë,
protreti yt n` kanavacë qielli, si cipa e qepes, violë e bardh...



MË KA ÇUE FJALË UJKU I BJESHKËS

Thotë, nuk jam Ai që isha,
mbi nji rreshpe, shkruaj kujtime
me fjalë të trishta, te torishta,
i zhgënjyer, në guhë ujkishte...

Tash predikues paqje,
m`ra zanati, krejt ma vodhën,
n` politikë, në mes Tirane,
ma kaluan, 
ua dorzova portofolin...

Tash jam kthye në resorse,
pak ma lart , te Suka e Stanit,
vëj tabela, gurë dhe blloqe,
për turistë, që i theken malit.

Bashkë me plakën në azil,
prehem qetë, pa merak,
i ndjek lajmet n` tv, rrmisht,
rrmisht hajdutet s` po kanë faj...

Kryehajdutet janë n` kolltuqe,
ne në vakth shqyenim një dhi,
këta dykambeshit po kanë huqe,
hanë miliarda, batërdi.

Ujki i Bjeshkës fjalë m` ka çue,
mori mal, stan dhe kullë,
n` mujsha verës me takue,

nji kuti, t`i fal një llullë...



BUZET

Dikur buzë hollat,pelqeheshin
si petale lulesh, si peta,
nuk di i shpiku, kush dreqin,
dhe buzet po i vryjnë si mëshqerra...

Nga vogloret e njoma, te gjyshet,
buzet i zgjasin si mastiq,
dikush si deve, tjerat ndryshe,
si lopa, kur lyp...nuk di...

Buzet e zotit i ndrrojnë,
para , dollar, euro boll,
hapin vrima e s` pushojne,
i fryjnë pa nda me silikon...

Gjith` fotot ku dalin zogzat,
buzët e zgjatuna si bori,
nuk dihet kur t`plasen silikonat,

si do duken, si dele apo dhi...




NJË MAJMUN ME LLULLË NË GOJË

Një majmun me llulë në gojë,
kokë përpjetë udhës kalon,
jam artist, poet në lojë.
i madh jam e nuk kam shok...

Thotë luani, në savane,
dale o majmun dale,
je poet poet me halle,
vargjet tua bajnë për hale...

Inatoset keq majmuni, 
bishtin prej zori e shkuli,
i ra llula te mullari, 
mu n` bajgë elefanti!!



FABUL

Bishtuku dhe llamba
mburrej bishtuk piniku, ej degjoni,
i thosh llambes, jam dritdhenes,
ti je e zbehur si limoni,

Fryn një erë e mburracakun e verviti tej ballkoni..
Llamba lart, atje mbi shtyllë,
me nenqeshje po e ven re,
oho ku paska renë i gjori, n`zgjyrë
ngrehu bishtuk, trego kush je...



DHELPRA DHE LEPURI

Dhelpra tha: - Jam me ariun!
Lepuri tha:- Jam me luanin!
Ditën tjetrë më s`u panë,
t` medhenjtë e pyllit i kishin hangër!!



BILBILI DHE HARABELI

Harabeli i tha bilbilit:
- Unë kendoj më mirë se ti!
Qeshi bilbii gjyzeli,
edhe nisë një melodi...

Gek- mek- ci -cirr,
harabeli si memeci,
lesho një glacë, dy e tri,
mbet n` plep si i dhjeri!!



HUDI DHE MUSTAK KUQI

Hudi Robini, zbriti në Tiranë, pasanikët d t`i shkrij,
do rregulloj raportet, do të ndihmoj fukaranë!!
Pjetër Mustak Kuqi:- Mos Robi, bjeru t` majtëve,
unë jam kryediversanti, heroi i të djathtëve!
E kësht një ditëz vere thatë, të dy u bënë alet,
Hudi edhe Mustak Kuqi, n` Tiranë vodhën një bankë,
premtimet, majtas e djathtas i harruan
ngritën Perendorinë miliardat i gllabruan!!!



SHQIPONJA DHE BRUMBULLI

Shqiponja lar mbi maja,
shikimin empreh te dielli,
brumbulli bën topa mbi bajga,
vdes nga marazi n` vorr plehu!!



KATALLANI DHE ÇOBANI

Zollume bënte Katallani thinjosh me një sy në ball,
mbi gja e rob, nuk pushonte se preri ndër shkrepa,
një çoban i fyti unë zjarri n` sy, e pyeti i tmerruar shejtani,
çobani i`u gjegj: - Më quajnë, Vetja!!
Kur klithi nga dhimbja, thirrja: Oh i shkreti unë, më vrau!!
Katallajtë e kafenjtë e pyetën:- Kush, o vlla, të çarti?!
- Vetja!! U gjegj katallani..
- Oho, duro se vetja ta paska fajin!- thirrën njëzeri e nuk ndalën..
kështu i erdhi si qenit në rrush vdekja

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen