Poeti Zeqir Krasniqi |
LIDERIZMI
Era retë trazon
Pis kjo kohë mizer'
Shqiptarë gjashtë milion
Tetē milon liderë
Presin një ditë lume
Shpresë shekujve të bardhë
Ëndrrën e asaj pule
Kur kishte ngrën bar
Luhej lojë ruleti
Ah se ç'marrëzi
Lutje "Patriotësh"
Ca n'kishë ca n'xhami
Vjen një veshgomari
E na bën rrëmujë
Botës i ankohemi
Ç'dhunë përdor ai i hu'j
Llafe o gërxhali
Ëmbël flet pekmez
Më mirë dje i zi
Sesa sot kërmez
Heshtja jote e mjerë
Në gjëmime topi
I ligu veç kthen
Gēzofin siç është moti
LETËRNJFTIMI
Jam Xhafua Qeleshebardhi
Të gjashtëdhjetat po i mbush
Seç kam rrojtur unë qyqari
Them si unë nuk rrojti kush
N'këtë "kopsht lulesh"fare mirë
Fëmijë tre unë dhe Zana
Dyzet vjet jetuam në Fier
S'dinim nga i bie Tirana
Dinim se ç'është Kooperativa
E ç'thotë "Fjala e Partisë "
Bënim gara kush më e mira
Domatja a qumështi i dhisë
Një tranzistor në kishim
Të vogël sa një kuti
Dhuratë nga Mu Çe Lin
Tan Fu Çi gruaja e tij
Ç'na duhej ne Evropa
Bota e tërë ishim ne
Shtet po me dymbëdhjetë topa
Dhe një shpërndarës për re
Pra unë jam Xhafua
Qeleshebardhi vetë
Pas kaq vitesh që thua
Po mbytem në timin det
NË B - mol
Çka s'rritet mbi dhe
Lule egjër e ferrë
Mbase shpejt për ne
Dimri bëhet verë
E ç'thonë socialistët
Zot mos e bëj kurrë
Ç'rruajnë demokratët
Tre gisht nën lëkurë
Thonë këta babaxhanë
Që t'shkoqin premtime
Turp fare nuk kanë
Nga veza pa qime
Kush tha t'vetmen fjalë
Për atme qoftë për fe
Zëri thonë do i dalë
Në qiell kuku për ne
Kështu e kalojmë ne motin
Me ankthe e ethe plot
Mbrëmjeve e lusim Zotin
E Zoti s'na dëgjon dot
Them s'bëhet qamet
Pse lavdërohemi shumë
Verës shkojmë në det
Dimrit peshkojmë në gjumë
MRIZ BURRERIE
Rugove mos e vraje ballin
Krenari ke deboren shallin
LIS e MRIZ burrerie
Qefinin lidhur kokes
Me Janarin idhshem kafshuar
Mos e rrudh ballin
Baca Ramiz eshte gjalle
Sot te Livadhi i Gjakut
E te Qafa e Karafilave
A te Gurra e Studencit
Shuan etjen moteve te qullura
Bal Coli
A gerlave te Kushutanit
Terthor i re Podit te Ramcekeve
A Janar, Janari !
Si shume na re ne qafe
Ne malesoreve.
Rugove, pash Qafen e Dasmoreve
Mos u hidhero me deboren.
_____________
I perjetshem qofte kujtimi im per ty, Baca Ramiz Kelmendi!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen