Donnerstag, 30. November 2017

Alketa Maksuti Beqari - Numërim ndjenjash



Numërim ndjenjash

Ishte natë tetori
Kur më the:  
Numëroji yjet!

Të pyeta: 
Do numërin e tyre
A masën e ndjenjave që kam për ty?

Përgjigjen e vodhi era
E gjethet e vjeshtës 
Puthën kokat tona