Samstag, 20. Mai 2017

Dy mikrofona për Radio LIRIA, dhuratë e një shkrimtari.


Shkrimtari dhe publicisti i njohur Ajet Shala, ia dhuron Radio Lirisë dy mikrofona.

Pas laptopit te dhuruar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare për Austi të Epërme, Radio LIRIA ndihmohet edhe nga shkrimtari dhe publicist Ajet Shala.  Ajeti, duke i ditur nevojat që kemi, na i ka dhuruar dy mikrofona ajrore me resiver te markes Sonys, të cilët na kanë arritur dje përms postës.

Kjo është dëshmia më serioze që tregon se njerëzit fisnik nuk presin që tu kërkohet ndihmë, por  ata e japin kontributin e tyre vullnetarisht sa herë që punohet e veprohet për të mirën e kultures, informimit dhe traditës shqiptare. Fundja, ketë punë bën dhe ketë misionin ka Radio LIRIA.

Përndryeshe, z. Ajet Shala është shkrimtar mjaft produktiv dhe autor i dhjetra librave. Është veprimtar i palodhur i kulturës dhe ka qenë njëri ndër ata që e ka veshur uniformën e UÇK-së qe në oret e para, për ti dalur zot atdheut.

Stafi i Radio LIRIA i është shumë mirënjohës shkrimtarit dhe mikut të nderuar z. Ajet Shala për ketë dhuratë të çmueshme, duke uruar që të ketë edhe më tepër frymëzime dhe të na gezoj më më shpesh libra të rinj! 

Stafi I Radio LIRIA
20.05.2017


Samstag, 13. Mai 2017

Nјë laptop për Radio LIRIA

Nga Unioni i Shoqatave Shqiptare për Austri të Epërme


Radio LIRIA, si çdo radio tjetër në fillim të punës së saj, ka pasur dhe vazhdon të ketë mungesë të mjeteve të nevojshme teknike për transmetim normal e pa probleme. Në Studion qëndrore të kësaj radio është filluar puna me një laptop privat  të blerë para katër vitesh dhe me një kompjuter shtepiak të huazuar qe është më se 10 vjet i vjeter.
Тë vetmet gjera që i ka të reja dhe që janë blerë me mjete vetjake janë këto: minikonzola e pultit të transmetimit, mikrofonet e lirë, kabllot dhe disqet për arkivimin e materialeve për transmetim dhe përforcuesi i internetit. 

Përkunder kushteve të vështira dhe falë vullnetit, kjo radio që në fillim ka dëshmuar se mund të bëj punë të mira për çka janë bindur edhe dëgjuesit saj. Janë krijuar edhe tri studio tjera të kësaj radio. Është krijuar stdudio në Tirane që udhëhiqet nga poetja e nderuar Alketa Maksuti Beqari. Ështe krijuar studio në Frankfurt të Gjermanisë e cila udhëheqet nga gazetari, publicisti dhe letrari Miftar Dragidella. Ështe në krijim e siper edhe studio në Suedi që do të udhehiqet nga gazetari dhe shkrimtari i njohur Rizah Sheqiri. Dhe, janë duke u bërë përpjekje edhe për krijimin e disa sstudiove tjera. Por përkunder vullnetit dhe dëshirës, mungesa e mjeteve të nevojshme teknike të punës, e bën të pa mundur realizimin e synimeve që i ka Radio Liria dhe stafi i saj.

Radio LIRIA është radio e re dhe nuk ka donacione, ashtu si i kane radiot tjera simotra. Ajo ka nevojë për gjera më elementare. Për shembull, studio qendrore ka nevojë për një kompjuter të ri shtëpiak, ka nevojë për një miksetë profesionale, ka nevojë për dy mikrofona profesional për pultin e transmetimit, ka nevojë për një diktafon profesional për bërjen e bisedave apo intervistave,

Edhe tri studiot tjera të krijuara ne Tiranë, Gjermani dhe Suedi, për të berë punën e tyret, duhet të kenë së paku nga një minimiksete, nga një mikrofon dhe degjojset; duke llogaritur se do të punojne fillimisht me laptopet apo kompjuteret e tyre përsonal. Kostoja për blerjen e gjerave më elementare për funksionimin si duhet të një studio, jashte studios qëndrore, e arrine shumën 400-500 Euro. Kjo do të thotë se për funksionimin normal të tri studiove alternative, jashtë nevojave që ka studio qëndrore, kërkohet një investim prej 1500 euro; shumë kjo e pa përballueshme për një radio që është në fillim të punës së saj.

Fillimisht, theleuesi ka investuar mbi 2000 Euro mjete vetjake. Mëpastaj, veprimtari i shquar dhe kryetari i Shoqates “Selina” z. Fehmi Spahiu e ka ndimuar themelimin kësaj radio me 600 Euro, duke ia paguar ato vet firmës që përkujdeset për serverin e Radio Lirisë. Njëherësh, duhet cekur se z. Fehmi Spahiu, dërgimi i mjeteve të pronari i firmës që bën mirëmbajtjën e serverit, i ka kushtuar edhe 30 Euro shtesë.

Duke qenë të informuar për kushtet në të cilat radio e ka filluar punën dhe për përpjekjet që është duke bërë stafi i saj, Unioni i Shqatave Shqiptare për Austri të Epërme kishte marrur vendim për ta ndihmuar Radio Lirinë. Keshtu, ata e blenë dhe ia dhuruan Radio Lirisë një laptop të ri në vlerë 399.99 Euro.

Kësisoj, dje më 13. 05. 2017, sekletari i këtij Unioni z. Imer Aliu bashkë më dy anëtarë të kryesisë, z. Fehmi Spahiu dhe z. Besart Ramabaja, ia dorzuan zyrtarisht laptopin kryeredaktorit të Radio LIRIA, z. Haxhi Muhaxheri.

Ndaj, falënderime të përzemërta për Uninonin e Shoqatave Shqiptare për Austri të Epërme, për të gjithë anëtarët e vyer të këtij Unioni dhe mbarësi në veprimtarinë e tyre fisnike!

Stafi i Radio LIRIA

14. 05. 2017 

Montag, 8. Mai 2017

Aziz Ndreu, rapsodi që i jepte shpirt këngës folklorike.

(1928-2000)

Aziz Ndreu është njëri nga rapsodët emblematikë të kombit tonë, emri i Aziz Ndreut qëndron në radhët e të parëve me Tom Nikollën, Dervish Shaqën, Frrok Haxhinë, Sali Manin, Feride Kurtin, Fatime Sokolin, Dava Gjergjin, Drane Gegën e shumë të tjerë.

Haziz Ndreu kishte origjinë prej një familje me tradita të rezistencës kombëtare, por edhe me traditë në këndimin e këngëve të trimërisë. Në saje të angazhimit dhe talentit që kishte derdhur në këndimin e këngëve dhe interpretimin e shkëlqyer me çifteli, Aziz Ndreu ishte shpallur “Artist i merituar”. Në moshë të re është angazhuar si këngëtar popullor në Shtëpinë e Kulturës, në Peshkopi. Ka qenë i afirmuar si këngëtar popullor në nivel kombëtar. Ka marrë pjesë në Festivalin e këngës, muzikës dhe valles në Tiranë më 25-27 nëntor të vitit 1959, ku vlerësohet me çmimin e lartë, “Rapsod popullor”. Pas kësaj, merr pjesë rregullisht në të gjitha festivalet folklorike të Gjirokastrës dhe në Festivalin e këngës popullore të Beratit, në vitin 1995.

Këngët e rapsodit dibran, Aziz Ndreu janë të veçanta në shumë segmente krijuese dhe interpretuese. Për dallim nga rapsodët e tjerë që kanë krijuar e kënduar dhjetra e qindra këngë, albumi i këngëve të tij duket modest, por origjininaliteti i këngës së tij është tej mase i veçantë, qoftë me zërin burrëror, të lindur apo të trashëguar, qoftë me përzgjedhjen e këngëve, meqë ai ka kënduar vetëm këngë historike dhe këngë trimërie, qoftë me melodinë dhe kompozimin e shquar artistik, qoftë me mënyrën arkaike të të kënduarit, qoftë me forcën e brendshme shpirtërore, mobilizuese, që iu ka dhënë këngëve.

Aziz Ndreu nuk ka kënduar shumë këngë, por të gjitha këngët e tij janë antologjike, të gjitha këngët e tij janë këngë të krenarisë kombëtare, këngë që kurrë nuk harrohen, kurrë nuk vjetërohen. Sapo ta dëgjosh këngën e Hajredin Pashës, pavarësisht se kush e këndon dhe pavarësisht sa mundohet ta këndojë mirë e më mirë, nuk ka si të mos kujtohet origjinali, të cilit askush deri sot nuk iu ka afruar.
Në këtë këngë ai ka bërë bashkë zërat kushtrimtarë si uraganë të ndezur flakë të Lumës e Dibrës, zërimin mobilizues të masave të revoltuara shqiptare kundër mbretit të Turqisë, ka intonuar zërin më të fuqishëm të mundshëm të kushtrimit të furisë kryengritëse, të ndeshjeve për jetë a vdekje, zërin e ngadhënjimit çlirimtar, në anën tjetër ka segmentuar edhe zërin e qyqes, të pashait, i cili vajton fatin e zi, vajton atin e ushtarët, derisa përmes zërit të malësorëve dibranë i bëhet me dije pashait se Dibra nuk është Selanëjk e as Përlep, por është një termopile e Shqipërisë, e cila u la në gjak vjet për vjet, por kurrë nuk u mposht dhe kurrë nuk u shua.

Heroizmi me të cilin e përthekon strukturën e këngës, Aziz Ndreu, pastaj forca mobilizuese me të cilën e mban gjallë nga fjala në fjalë, nga rreshti në rresht, nga strofa në strofë, krijojnë tërësinë emblemë të këngës, e cila jeton përgjithmonë, meqë edhe është krijuar për të qenë një këngë e tillë, një këngë e përjetshme që ka vulosur në kujtesën e kombit vetëm njërën prej 400 betejave të Shqipërisë kundër Perandorisë më të madhe të botës, kundër Perandorisë osmane.

Ritmi dhe gradacioni artistik i kësaj kënge të sjell në kujtesë hapërimin e kalorësve që shkojnë drejt vdjekjes, sjellin në kujtesë kushtrimin e mobilizimin popullor, për të mos lejuar ushtrinë pushtuese t’i shkel trojet, sa e sa herë të lara me gjakun e trimave dhe trimëreshave.

Këngëtari popullor, po me të njëjtën mënyrë këndimi qësendis edhe pashanë turk, i cili pendohet për ndërmarrjen luftarake, duke përjetuar thellë humbjen drastike e tragjike në fushë të betejës, atje ku kishte hapur varre për ushtarët e tij, atje ku ushtria e tij ishte bërë mish për korba dhe kishte mbetur nëpër llogore, në Grykë të Radikës, atje ku i kishte mbetur tërë ordia. Rapsodi nuk i qesëndis as i lëndon ushtarët e mjerë, që i kishin bërë mish për top. Ai, dhembjen për ta e shpreh përmes gojës së pashait, i cili vajton fatin e vet të zi, por edhe humbjen e qindëra ushtarëve.

Kjo këngë epike-heroike, përveç forcës mobilizuese, ka edhe një melododi mahnitëse që të rrëmben si një forcë magnetike, duke të mbërthyer në botën e heroikes dhe tragjikes, duke të sjellë në kujtesë dhembjen bashkë me krenarinë.

Aziz Ndreu me pietet të këngëtarit kushtrimtar i ka kënduar edhe kryetrimit të Lumës e të Shqipërisë, luftëtarit të përkushtuar Elez Isufi, i cili “në malet e Lurës dhe të Korabit, fushën e mbushi me shapka të krajlit”.

Në këtë këngë historike i këndon bëmave të dy komandantëve popullorë, Elez Isufi dhe Isuf Xhelili, të cilët me malësorët dibranë e lumjanë u dolën para hordhive serbe e ruse, që po depërtonin nëpër malet e Shqipërisë, me qëllim për ta pushtuar e për ta shfarosur gjatë kohës së Luftërave Ballkanike. Edhe pse ishte një luftë krejt e pabarabartë, lumjanët e dibranët luftuan ashtu sikur spartanët dikur, meqë kishin Elez Isufin e Isuf Xhelilin

Ka punuar me zell në fushën e historisë, ku ka dhënë kontribut të vyer në mbledhjen e të dhënave gojore e dokumentare për ngjarje të rëndësishme të luftërave popullore e figurative atdhetare me të cilat ka referuar në sesione shkencore e simpoziume brenda dhe jashtë vendit.
___________
Teksti është marrur nga teksteshqip,com
Titulli është i Redaksisë së Radio LIRIA