Shaban Shishmani, rapsodi që nuk e ndali këngën as përballë armëve të pushtuesit. |
Rapsodi Shaban Shishmani do të këndoj live
në Radio LIRIA, të premten (31.03.2017) nga ora 21:00,
në emisionin "Yje të muzikës folklorike".
Nga: Haxhi Muhaxheri
Rapsodi ynë i njohur Shaban Shishmani lindi në vitin 1948 në fshatin Shishman, komuna e Gjakovës. Ka filluar te këndoj në moshë shumë të re, që kur ishte 11 vjeçar; duke vazhduar mëpastaj të këmdoj ndper oda burrash dhe gazmende familjare.
Kështu, pas disa vitesh, Shaban Shishmani bëhet anëtarë i Shoqërisë Kulturore Artistike “Ganimete Terbeshi” ku bashkë me këngëtarët tjerë që ishin anëtare të kësaj shoqërie si: Shkelzen Jetishi, Mazllum Morina, Zenel Doli, Ismet Bytyqi etj., merr pjesë në manifestime të ndryshme në vitet e 80-ta, ku paraqitej denjësisht me këngët folklorike që i këndonte.
Po ashtu, rapsodi i ka të paharrueshme edhe çastet kur këndonte bashkë me këngëtaret Sokol Syla dhe Nexhmedin Syla. Njëherit, Shaban Shishmani i përmend me respect edhe koleget me të cilët ka kënduar në evente të ndryshme kulturore dhe neper dasma, si: Muhamet Sejdiu, Zenel Ymeri, Ndrec Gojani, Tafil Agaj, Islam Hasi, Miftar Meta, Besim Avdyli, Sadik Kuçi etj.
Rapsodi Shaban Shishmani ka kënduar pothuaj në të gjitha trevat e Kosvës. Mandej në Shqipëri, në Maqedoni dhe shtete të Europës, si: Austri, Gjermani, Zvicer, Belgjikë etj.
Në vitin 2001 në Shqipëri, paraqitja e Shaban Shishmanit me grupin folkloric vlerësohet me vendin e pare. Kurse pas shtatë vitesh, në Festivalin e Gjirokastrës, paraqitet denjësisht bashkë me grupin folklorik dhe kënga e tyre kushtuar Bajram Currit, edhe kësaj radhe vlerësohet me vendin e parë.
Shabani, gjate karierës së tij, ka pasur fatin të këndoj edhe me rapsodet me të njohur të kohës, si: Shaqë Avdia, Lan Dobra, Bajrush Doda, Augustin Uka, Idriz Luma, Marash Krasniqi, Tahir Drenica, Ibish Mulaku etj.
Shaban Shishmani nuk e ka ndalur këngën edhe kur ndonjëherë policia serbe ia ka mbajtur grykën e armës në fyt, siç ka ndodhur kur ishte duke e kënduar këngën për Sylejman Vokshin në ditën e shkollës që e mbanë me krenari kwtë emer në Smolicë të Gjakovës.
Ky është Shaban Shishmani, rapsodi ynë që gjithmonë na ka gezoar me këngët e tij, të cilave u jepte shpirt. Ky është Shaban Shishmani që gjatë gjithë jetës ju këndoj dhe vazhdon tu këndoj me shumë dashuri e respekt ngarjeve historike dhe dëshoreve të kombit.
Ky është Shaban Shishmani që njëkohësisht, nuk nguron për ti kënduar as dashurisë, ashtu si i kanë kënduar edhe rapsodet me të njohur shqiptarë, si: Dërvish Shaqa, Rizah Bllaca, Salih e Feriz Krasniqi, Lan Dobra, Brahim Uka, Bajrush Doda, Augustin Uka etj.
Përkunder faktit se është në moshën 69-vjeçare, rapsodi Shaban Shishmani është mjaft vital dhe asnjëherë nuk e ka tradhëtuar zëri. Madje, zëri i tij edhe sot e kësaj dite jehon aq fuqishëm sa shumëkush mund t’ja ketë zili.
31.03.2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen