Samstag, 18. Februar 2017

Poezi nga Fran Tanushi

Poeti Fran Tanushi

NË KËRKIM TË KUJTIMEVE

N'qoftë se je përmallue
e do me kujtue atë kohë
mes adresave të humbura mbështjellë 
Kot kërkon sirtareve të zbrazeta
Kujtimet e (pa) shkruara me i gjetë

Më kohë do t'i pushtonte harresa
nga një tis pluhuri mbulue
madje dhe boja do t'ishte tharë 
Prej lotit të mallit mungue
Kaherë do të ishin shpëlarë

Gërrithi pak kujtimet e tua 
vrragët e shpirtit me i shplue
nëse vertetë i ke dashtë 
Të pa prekura do i gjeshë

Madje të gjitha kanë me t'u kujtue



PIKËRISHTË

Mu aty ku u lind liria 
pjellën margaritarë të pështirë 
gerrvishtës të shkëlqimit që shendritë

Ç'farë i duhet liria robit 
(qoftë edhe në ar prarue) 
kur vet ngadhnjyesi e neverit



DRITHERIMË QETËSUESE

Ngrohtësinë e stinës e ndjejë 
në palcën e shpirtit të merdhirë 
Drithërimë e një moti të shkuar

Pranverë e fshehtë shfaqet
me shperthimin e luleve të para 
Qetësim shpirtit të trazuar



NE

Ne sikur të kishim mendje 
do të kishim përjetësur kujtesën
dhe mbamendje nderimi
për njëri tjetrin 
Ne kemi më tepricë vajtojca 
me ulerimë rënkimi
qe vetëvetën e përlyen 
me jargë e pështyma
Ne jemi realiteti ynë 
si të tillë na trajton dhe koha
me që jemi dhe kemi të shkuar
mandej jemi ku jemi
të tillë na njeh dhe bota
Andaj edhe të ardhme kemi



SHTRATI I ËNDRRAVE

Nata është shtrat i ëndrrave 
qe nga muzgu gjer në agim 
dyshek atyre u bëhet terri
mbulesë e ngrohët qetësia u është

nën çarçaf të errët fshehur rrijnë
prej dritës dhe zhurmave me u ruajt 
me dëshirat e munguara ushqehën
befas vijnë me nguti shkojnë

të dehura nga përgjumeja e jetës 
gëzime e hidherime i sajojnë në çast 
zgjimin e tyre e shfaqin dhimbshëm 
atë zgjim të cilave u bëhet varr



NJERIUT NË BRONZ

Unë asnjëherë s'të erdha te varri
nuk doja të t’shihja të shtrirë

gjithherë në këmbë të kam parë
me hapa të mëdhenj duke ecur

për ta nxënë kohën e ikur 
nëpër shekuj e vjedhur tinëzisht.



PSE KOSOVË

I ke rrudhë vetullat
edhe gazi
në buzë t’është ngjizë
a mos ndoshta
ke humb luftën
apo shtati
prapë t’është lidhë

Ndoshta plaga
rënkon prapë 
dhe me ofsha
klith nga mundi
mos gërshërët 
djalli i mpreh 
shtatit tënd
nga kalon lumi

Zot e djall
nyjën ta lidhin
se kem shpatën
e Lekës për derë
mbi ty s’do lëmë gërshërë



PENGU

Ato gërsheta të gjata 
lëshuar mbi supe
dhe gjoks të fryrë 
(nga zjarrmia rinore)
era me fërfëllimë i rrah

dhe ata dy sy 
si dy kokrra rrushi 
që shndrisin 
(sikur të kishin lotuar një çast më parë)
mendjen peng ma e mbajnë... 



ZARI

i shtrenjti im

hidhe njëherë zarin 
sokratin apo farin

kohë qeni kjo

shpërblimi i lojës 
epitaf në lapidar



MOJ E MIRA

nisa të këndojë 
për dashurinë

mjaft më britma e kuje

jeho kënga ime... 
këngë baritore 
,,moj e mira nëpër therra”

nga peizazhi i trishtë 
zëri në mes u ngjiz

e mira ime

ku mbetën livadhet më lule 
shpatijet më hije

eee dashuri e gjembosur

si nuk ditëm kurrë 
(as më këngë) 
të dashurojmë



I DASHURUAR NË DHIMBJE

Ditët më shtojnë vitet
mandej më rritet dhe dioptria
bashk më këto edhe dhimbjët
të cilat si për dreq 
kam filluar edhe t'i dua 
jam mësuar tani më këto
dhe po më huqin ndonjë ditë
e ndjej mungesën e tyre
e cila më vret në shpirt

s’di pse kështu më ngjan
por kam frikë t'i humbas
mbase nga bindja
se vetëm të vdekurit s’kanë dhimbje



APEL

Mos i numëroni rrotullimet 
e pafatsisë së tjetrit 
tatëpjetave të pjerrëta 
gurëve dhe shkurreve

Ai do të ndalet diku

Mos pritni 
për të larë faqet e zhytura ... 
më lotin e dhembjeve të rënda 
nga plaga e patharë

Ai lot mund të shteret

Faqeve mbesin njollat 
në vijëzime të trashura 
nga vitet e mbrapshta 
më vepra të ndyra

Mos e pritni shiun në shkretëtirë

Të mbush liqene të tharë 
për të larë baltën 
dhe vulën e turpit 
të mërisë njerëzore

Kaini mbeti pa vëlla



POROSIA E PLAKUT

Tridhjetë e sa vite veq kaluan
qe kur shikimet tona gjahtare 
për të parën herë 
mes vete u kryqezuan

Duke dashtë të të themë 
(edhe) unë ty të dua
një e tharë fytin më kaplojë 
e asnjë fjalë s'mund e nxjerra prej goje

Tani qe pas sa moteve u pamë 
vitet mbjellë kanë gjurmët e m'plakjës
pasqyrën jetës kërkoj të ia gjej 
vetës dhe ty t'ia shëroj plagën

Në sytë e tua vetën e pashë
me vitet e ikura tinëzisht 
dhe porosinë e plakut të thinjur 
të duhemi vonë (kurrë) nuk është



I TRETURI

E braktisi gjirin 
ngrohtësinë e pa shtjerrë

për ëndrra lumturie 
të tretura nga era

me fjollë bore 
që shkrihen në rënie

copat e (at)dheut 
atom pluhurosur

rrugëtimeve të qullëta 
mjegullnajave pa adresë

lisit të gjatë 
stina e re 

ia përcakton fundin



PIKTOR ME VARGJE

Vizatoje liqenin mik
Pulëbardhat numëroj
Kur bijnë e ngritën
Krah hapur mbi gjol

Të lajmerojmë poetin
Atje ku është 
N'lumeni qiellore 
Prej ku na vështron

Liqeni i kaltërt mbetet 
Drini vazhdon të freskojë
Pejazhet e shtrira
Shtegtimeve të jetës

Nga mali i thatë 

Gjerë në det



NJË TË NJOHURI

Të është zvogëluar shtati 
kërrusur nga barra 
e viteve te mbrapshta

Thinjat e rrudhat 
strehë t’i bëjnë 
Kokës pa fytyrë

Ti tallesh me vitet 
nishanet e reja 
i thërret kurorë

Fryte të qelbura 
mbjell moteve 
të janë pa vlerë

Ëndërron si gomari 
në gojën e ujkut 
Zot bëje ëndërr

Jetë të mbrapsht 
në vitet pa vlerë 

për një ëndërr gomari



VAJË GRUAJE

Vajë i asaj gruaje
Me lotin e syrit të vet 
E mbushi gjerë në rreth 
Brendinë e kupës s'qelqt

Rrjedha e lotëve të saj 
Syve iu bë ujëvarë 
T'ua shuaj etjën e zhuritur 
Buzëve të hapura varrë

Për t'u shkrehë mandej 
Dhimbëshem në vajë 
Fatin e zemrës s'plasur

Pranverat pikëllueshem e qajnë



SHKËLQIM I NGRIRË

Rrugëve të dhimbjës 
Shpirterat u trazuan 
Çative të pjerrëta
Mbi dyer të mbyllura 
Heshtëja zotëron

Akujt e trashën shtatin 
Acar i stinës së brisht erdhi 
Ia bëhu para kohe 
Shkëlqimi i ngrirë 

Krahët tatpjetë i shtrinë



ARRATI

Që të mund t'jem
ndonjë shkallë më afer dritës
frikën pa frikë e kam vra

kufirin e fluturimit zogjëve ua kam shkelur
pa i pyetur fare a me xhelozojnë

unë nuk i jam nënshtruar frikës 
në gjirin e ujit t'madh jam shlodhur

atje ku zëri zhurmues 
oqeanit fundin ia trazonte

jam mësuar të mendoj pa pritesë
heshtjës fshehtësinë me ia zbulue

mbështjellë shtatëpalësh me lëkurën time

mes detit dhe bjeshkës arratisë jam



NDRYSHIM MOTI

Kohë e stinës së brisht
burimeve ritmin ua trandi

Përrockat e fryera
në përroje të turbullta u kthyen

Lumenjët rrëmbyes 
harlisën nga hidherimi

Grumbullin e halleve tona 

detërat e përbinë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen