Poeti Vasil Marku |
Refleks i kristaltë
(Miku tim Haxhi Muhaxheri)
Me krahët marr qiellen e artë t'mjesditës
Etjen e diellit shue e kam n'kristal
Tue puthë hanen në buzë të dritës
Sa herë që të preku të them ah, m'fal...
Shkrepa si yjet n'dasi pendeset
N'planete t'mendes vargzoj me ty
Jam vetë refleksi permbas kometet
Ndër botë të harrueme rimat me i thye
Se andrres që s'e andrrova kurr
Tek palma e fatit gjeta nji vertetë
N'erë t'makthit të fjalve që lshon nji burrë
Zotat perulen, se herë flet nji poet...
Si shtojzovalle galdon breznive
Vallzon n'log t'qiejve, gjurmë n'tokë tue lanë
Penda nuk heshtë por si n'kangë t'trimnive
çon zanin n'qiell per çka nuk asht thanë...
Digjem si jeta që ti pret drutë shkurt
Flakem n'duert tueja porsi fëmi
T'falem si Zotit tue t'i puthë duert
Oh ma e magjishmja, hyjneshë, poezi....
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen