Sonntag, 5. März 2017
Kthimi i Adem Jasharit në kullë
Meditim për heroin nga Arif Molliqi
„Nëse vritem më i madh jam se vrasësi“
(Ali Podrimja)
Ai që i rri afër kullës,
Ai i rri afër Zotit,...
I rri afër Atdheut sepse,...
Në këtë kohë nuk i zihet besë njeriut, atij „njeriut“ çfarë ne i kemi fqinjët... Atij qe i lakmon kullat e huaja , i lakmon tokat e huaj, e lakmon Atdheun e huaj...Tokë me i fal shkaut nuk kam dhe qe besa as qençe nuk jetohet ma, po po kthehem në Drenicë, në Kosovë...! Kështu diçka ka thënë Adem Jashari kur në Shqipëri me 1992 i kishin thënë, të largohet diku në shtetet e perëndimit se kthimi në Kosovë do të jetë rrezik për te.
Por jo.
Ai ( Adem Jashari) me dy kobure në brez, ashtu si Gjeneral Isa Boletini dikur, e mori rrugën për në kullat e Drenicës. Rrugë në rrugë, shteg në shteg e besa pritë në pritë udhëtoj gjatë nga Shqipëria deri në Prekaz. Kaloj shtigje të vështira atyre bjeshkëve shqiptare. Gjatë rrugës diçka e kishte ndalur...Një kufi që kurrë Ademi nuk e kishte pranuar. Një kufi artificial. Sa ishte lodhur e ndoshta kjo lodhje ju shtua edhe më shumë kur pa atë guri aq të madh, aq të shëmtuar që i ndante dy vëllezërit mësipërmes...
U ndal. Gjatë e shikoj, herë vijën kufitare e, herë gurin e kufirit. Ju duk se ajo vijë e tërhequr me tehun e shpatës që aq gjatë kishte kulluar gjak, ajo vijë po i kalonte mbi trupin e tij kurse, guri me dy- tri shkronja cirilike po i peshonte aty ku frymon, mbi mushkëritë.
U mundua të marr frymë thellë por, jo. Guri e rëndonte. Ia kishte ndarë dy pjesët e kraharorit, të dy mushkëritë merrnin frymë ndaras...
Ah, ky guri i kufirit?!...
E shikoj Shqipërinë, e sikur dëgjoj Aliun e Podrimjes më atë „Etyde për Shqipërinë“ „ Xhuxhe je moj/ xhuxhe je ti/ pa mua“
Pastaj, shikoj nga Kosova , por nuk foli.
I kishte të pakta fjalët...
Pak fliste e, më shumë vepronte...
„ Tokë me nda nuk kam/...Me vdekke duhet mësue/ Qençe nuk jetohet ma“ ( Ali Podrimja, „Ishulli Albania“)
E tundi xhurdinë, koburen e shtrëngoj fortë.
I mati malet më sy.
Po të ishte Bajroni gjallë në shënimet e tij në „Çajld- Harold“ përveç shënimit; „ Shqiptarët përgjithësisht kanë një dukje të mirë...janë më madhështorët në botë...“ do të shënonte edhe ketë; kur Zoti i ka krijuar këta njerëz kaq madhështorë s´ka sesi të mos shpëtoj kjo tokë nga të këqijat, nga grabitqarët (?!)...
Pastaj, zbriti malit e drejt rrafshit të Dukagjinit.
Netët e rrugëtimit deri në Kullën e Jasharajve i kaloj kullë në kullë, anë e kënd Kosovës.
Bisedat nuk kishin të sosura atyre netëve në odat e Kosovës.
I kishin thënë, do vriteni Adem!...
„ Nëse vritem/ më i madhi jam/ se vrasësi
Ku ke parë or i uruar/ litarin nga qafa/ ta heqë i ligu“ (Ali Podrimja, Pika e bardhë)
Unë kisha menduar deri në hollësi më të mëdha kur kisha dëgjuar se Adem Jashari ka arritur në Drenicë. Do ta kaloja bashkë një pjesë të pasdites, mbrëmjen dhe natën... Isha përgatitur unë në Hamburg e Adem Jashari në Drenicë...
Asnjë kobure nuk ma kishte dhënë Ademi se, ua kishte dhënë (?!) të tjerëve.
Sa shumë ju kishte dhënë...?! Jo kobure, por zemër u kishte dhënë trimave Ademi, e ata më koburet (me zemrën) e Adem Jasharit luftonin në Drenicë, në Dukagjin, në Shalë... E kur hordhitë e egra barbare të zbritura nga Karpatet ia kishin mësy Kullës së Jasharajve, aty ku plaku Shaban Jashari( babai i Ademit dhe Hamzës) nuk e lëshonte kullën për krejt mallin e dynjas, aty Kosova nisi të frymoj ndryshe...
Thonë se gjëmimi i topave të hasmit që ia rrihnin Kullën axhës Shaban, ishin dëgjuar larg. Shumë larg deri...
Edhe muret e Kullës kishin qëndruar deri sa dikush i kishte thënë Ademit...
Me siguri Alia i Podrimjes;
„ Hap syrin/...Hija e vdekjes/ (ta) ma paska mbuluar Kullën „ ( Beteja e Kosovës)
E, Adem Jashari ju kishte përgjigjur me vargjet e poetit:
„ Kur të vdes
Varrosmëni ku të doni
Stom një burimi
apo nën sjetull të një Mali
Vetëm ku flitet Shqipja...“
(Hamburg, 1998, Nga libri i autorit “Përplasje”)
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen