Montag, 6. März 2017

E hëna sportive me gazetarin Miftar Dragidella

Gazetari Miftar Dragidella
Risi në Radio Liria

Sonte (6.03.2017), nga ora 21.00 – 22.50 në valet e Radio Liria keni rast të dëgjoni emisionin „E hëna sportive“.

Pos që do të njoftoheni me rezultatet sportive të klubeve nga trojet tona etnike: Shqipëria e Kosova poashtu do të njoftoheni edhe me rezultatet e klubeve shqiptare në diasporë si dhe me ngjarjet kryesore sportive në botë.

Po ashtu, ky emision sportiv do të shoqërohet edhe me muzikë të zgjedhur nga fonoteka e kësaj radio.

"E hëna sportive" do të jetë emision i rregullt dhe do të transmetohet nga studio e sapokrijuar në Frankfurt të Gjermanisë. 

Është ky një sihariq i mirë për të gjithë dashamiret e sportit dhe dëgjuesit e kësaj radio.

Redaktor dhe autor i emisionit është Miftar Dragidella.

Emisioni mund të ndiqet në këtë adresë: www.radioliria.com

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen