![]() |
| Poeti Sabit Abdyli |
MUR MBI URË
Në bisht të urës mbetën
Ikën
U kthyen dhe mbyllën urën me drurë e gurë
Me lutjet e Evropës hoqën barrikadat
Luajnë teatër
Biçim vazo betoni me lule ngrehen mbi urë
Hodhën pluhur syve e bënë petulla në ujë
Me urë e pa urë
Mur mbi urë
Rrejshëm ham - ham bëjnë zhurmë
Sa me lindje sa me perëndim
Sorrë në dy hunj
Janar, 2017
IN MEMORIAM
PËR SHKRIMTARIN R. KELMENDI
"Letrat prej Ulqini" me Ty takim im i parë
Aty mësova sa fort fishkëllen fjala shqip
Dhembjen ta zbulova te "Rrëfimi i njeriut me samar"
Me mësimet tua te Verrat e Llukës u morën ngryk
Gjithë ai nam
Te opusi yt letrar shijova të bukuren humorin me karar
Saktë e dije kur kositen livadhet dhe kur do të duhej
Të kërcasin e heshtin arm't
Auckland, 12 janar 2017
KROI I FSHATIT
Rrënjësh gërshetuara drurëve mali,
murmurit i kristaltë uji akullt.
Në mes vapës në ballë të pikë.
Barishtet valltare tunden gëzuar,
parfumojnë rogën e harlisur gjithandej.
Këngë e trishtilave n' degë,
deh e prek në shpirt!
Dhjetor 2016
NËNA RABË
Për dritë të gazishtës
Thurte çorapë
Ngrohte mëngjeset e ftohta
Dhembjen e njomte si lulet
Jetën
Fjalën
E qëndiste me ar
Gusht 2016
MËSUAR
Rrëzojnë diktaturën.
Ngrehin një të njëjtë me bujë
dhe vazhdojnë jetën si më parë
në diktaturë!
Gusht 2016
BIOGRAFI II
Në krye të herës, fjala e prangosur.
Pranë oxhakut mbrëmjeve,
për toke shtrinim baloza e krajl!
Freski mëngjesi mërdhinte këmbët zbathur.
Me gishta të vegjël,
xhamave të avullt ushtronim bukurshkrim.
Kur vinte korriku
Zinim xixëllonja, i venim në ballë.
Grunajave dielli i buzëqeshur,
cicërima jete, për bukën e bardhë!
Qershor, 2016
BREGUT
Zhurmon vala
Tek përplaset shkëmbit
Shkumëzon shkumën thinjoshe
Bregut ec unë
Pulëbardhat tutje tehu fluturojnë
Njëra ndahet e më ndjek pas
Eja sikur më thotë plot gaz
Ta shuajmë mallin bashkë
Dhe era luan me flokun tim zbardhur
Rërën e nxehtë nën këmbë
E ndijë por s'më ngroh dot
Korrik, 2016
NJËHERË E MIRË
Yjet zënë me shtëllunga të zeza resh
Shtigjesh bjeshkësh më në fund erdh Dielli
Rrëmujë e ngazëllime mëngjesi
Qentë qençe lehin Diellin
Azdisen në kohë lirie
Poeti vazhdon rrëfimin për ujkun
Dhe byryten mëzetërit që kullosin livadhet
E zëna me tre plisa dheu mbi mezhde
Ende në kërkim të armës për të vrarë
Mizat bezdisëse njëherë e mirë
Korrik, 2016
ATË DITË KUR PO NISESHA USHTAR
(25 gusht 1970)
Nëna nga bunari nxori një kove ujë.
Piva një gërrqe se kështu ishte adet.
Shtrëngim duarsh, përqafime,
doja të mbahem burrë, loti më tradhton.
T’i shpëtosh të keqes, më thanë, sa më pak fjalë!
Me të ligun mos ngul kunja,
dosjet janë të hapura për shqiptarë!
Ne vetëm numra jemi,
mos beso kur të rrahin krahëve!
Në listat: “Të rrezikshëm për shtetin”
emrat tanë deri më një të sistemuar i kanë!
Nëntor, 2014
PRURJE KOHE
Shpirtshiturit, çirren podiumeve
Mohojnë vetën
Kanë korruptuar zyrtaret
Dhe shesin dhjam për mish
Korrik, 2016
KU MBETI
Ku mbet moti kristal
Oxhakut tymi i shkonte drejt
Qëndisej me ar fjala e jeta plot harmoni
Ku mbeti fjala e thënë në sy
Kohë gjithçka prapa krahëve erdhi
Veshur me pendla të bardha mjellme
Brenda sterrë i zi
Ku mbeti autoritet i prindit
Shtetit
Shkollës
Familjes
Çiltëri e djalit vajzës
Fjala fjalë
Emrat shqip
Ku
Dhjetor, 2015
ITAKA
Josh gjithçkaje e saj
Shtegtarët me ditë e natë krahëve u japin
Hijeshi e sirenave e tmerr katallanësh nuk i ndal
Rendje mes shkretëtirave e resh
Aromë e vatrës ndjellë e thërret
Në zhgjëndërr e ëndërr shfaqet
Si këngë bilbili në rremb
Qershor, 2016
FJALË E FJALË
Në takime mërgimtarësh.
Secili ka një mendim.
Dy.
Tre.
Shumë.
Grijmë ujë në havan.
Komentojmë libra e tituj gazetash pa i lexuar,
Gjykojmë problemet madhore të shtetit, pa qenë atje!
Botën ujdisim,
Më mirë se perënditë ...
Shajmë diku të irrituar .
" Po të ishim ne, do të bëhej më mirë " !
Flasim si ekspertë,
Të shkolluar kushedi nga cila galaktikë.
Flasim me radhë pa e dëgjuar sho-shoqin.
Secili shtyhet të shkrep, qoftë edhe një fjalë.
Maj, 2016
NDRYSHIM I MADH
Kam mall,
dhe kujtoj motet,
kur brehej hekuri me dhëmb
dhe vdisje për Flamur.
Për të lexuar Fishtën, Konicën, Kadare,
Ernestin, Markezin ..
krijohej radhë.
Maj, 2016
EULEX
Me një të shkelur të syrit
Tanëve në pushtet
Flamurin na dizajnuan
si deshën vetë
Himnin pa tekst
Na presin rrobat
Herë shkurt herë gjate
Tamam asnjëherë
Maj, 2016
MENDËSI
Bajraktarizmi mendësi e jonë
Ajka në shpinë të popullit
Loz lojën kaloras
Mbrapshtitë në rritje
E mbara e mira
Ende larg
Mars, 2016
EMIGRANT
Emigrant shkak luftë ngjyrash
Të tillë dikur pati edhe në fshatin tim
Të përndjekur nga e kuqja
Shtigjeve pafund në rrugëtim
Përtej oqeaneve mbërrin
I gjeta të plakur buzën shkrumb
Unë emigranti muhaxhir.
Në prag shekulli njëzetenjë
Dëgjuar keni nga gjyshërit
Për plagën e vjetër emigrant politik
Karvan në ecje lodhur
Me kujtimet plumb mbi kurriz
Mars, 2016
TESHTITJE KOHE
Gjithçkaje i doli boja
Karriget u përlloçën si është më keq
Filiza të së resë në ketë palcë acari të vijnë
Të ngjallin shpresat e humbura nga lakmitë
Të kapërcejmë inatet vetën
Dhe jugë e bardhë të fryjë
Mars, 2016
VENDÇE
Ecje mbi ferra e shkurre nëpër mote
Për jetën e bardhë
Për diell më shumë
Dhe dalin nëngurët
Vjelin frutat e pemëve
Kafshojnë diellin pamëshirë
Mars, 2016
KËNGË E PARË
Këngë zemre
Buqetë
Ëmbëlsi
Panel në dorë të piktorit
Gëzim
Mall
Gur në qafë
Djep ëndrrash
ATDHEU germa e parë
Auckland, mars 2016
SHTERPËRI E GJELAVE
Gjelat kryengritës të mëngjeseve
I dehu fitorja
Nga pangopësia vetëlavdërimet
U ngjirën
Për të qëndruar majë mullari
U qullën e qullën si është më zi
Shkurt, 2016
MBASE
Donzhuanët kolonizuan shën Valentinin
Për të treguar besnikëri
Përmes dhuratave e luleve
Blerë dashuri
Mashtruar e fshehur kurvëritë
Shkurt, 2016
GJUHA SHQIPE
Në Gadishullin Ilirik
Në krye të motit
Farë e fjalë e parë
Këngë zogjsh
Rreze
Dritë e ylbertë
Rrënjë
Shqip e bërë ugar
Nga trung i saj në shekuj
Lindën e u rritën edhe tjera gjuhë
Shkurt, 2016

Emri im është Vanessa Delarue.
AntwortenLöschenPo i jap këto dëshmi për të dëshmuar kompetencën e një plaku vërtet të jashtëzakonshëm.
Ju siguroj se kam kontaktuar disa marabout-ë që nuk ishin gjë tjetër veçse falsifikues, gënjeshtarë, mashtrues - nuk di më si t'i quaj. Por pas shumë kërkimesh, hasa këtë plak që më riktheu vërtet lumturinë, lumturinë që kam kërkuar për kaq shumë vite. Ai është vërtet i mrekullueshëm. Vuaja nga një ndarje me burrin tim; ai më la një vit e një muaj më parë. Madje humba edhe punën. Babai im ishte i sëmurë rëndë, por brenda tre ditësh, ju siguroj, mrekullitë kanë ndodhur në jetën time falë këtij plaku. Sot, jetoj mirë me burrin tim, babai im është shëruar, më thirrën përsëri në punë dhe madje refuzova, por tani jam në një departament tjetër që është më i mirë se tjetri. Vërtet nuk di si ta falënderoj këtë plak. Ai punoi për mua pa më marrë asnjë euro. U ndjeva e kënaqur së pari përpara se ta shpërbleja. Ai është vërtet shumë i mirë. Pra, nëse vuani nga ndonjë problem, nëse keni ndonjë shqetësim, mos u shqetësoni më. Kontaktoni drejtpërdrejt këtë plak. Ja adresa e tij në WhatsApp: +2349046229159
dawnacuna314@gmail.com
Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që po ndaj dëshminë time. Ish-i dashuri im më la për më shumë se një vit sepse besonte se po tradhtoja, edhe pse isha e pafajshme. Isha me zemër të thyer dhe kisha humbur plotësisht shpresën.
AntwortenLöschenPasi kontaktova Dr. Danin, ai më dëgjoi me mirësi dhe mirëkuptim dhe kreu një magji të fuqishme dashurie. Jo shumë kohë më vonë, ish-i im më kontaktoi, e kuptoi të vërtetën, kërkoi falje dhe kërkoi falje. Sot, jemi plotësisht të pajtuar dhe të dashuruar përsëri ❤️.
Faleminderit shumë, Dr. Dan, që më rivendosët marrëdhënien dhe lumturinë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse 🙏✨
Dërgojini mesazh Dr. Danit në WhatsApp:
📞 +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com
Dëshironi një magji dashurie të menjëhershme për ta bërë ish-in tuaj të kthehet menjëherë?
Keni nevojë për një ritual për t'u ngjizur këtë muaj?
A po kërkoni një magji me fat për të fituar lotarinë ose çështjet gjyqësore?
Keni nevojë për bimë të fuqishme për shërimin dhe shërimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve?
Shpjegojini situatën tuaj Dr. Danit sot dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.