- Radio LIRIA,17.06.2017 / Shkrimtari dhe veprimtari Ajet Shala, sonte në ora 22:00, do te jetë mysafir në emisionin "Fjala artistike në Radio LIRIA" ku do të flitet për krijimtarinë e tij letrare dhe veprimtarine atdhetare. Autor i emisionit, Haxhi Muhaxheri.
Biografia:
Ajet Shala u lind në fshatin Kopiliq, KK Skënderaj. Shkollimin fillore e kreu në Turiçec. Ndërsa, gjimnazin në Skënderaj. Studimet universitare në Prishtinë, në fakultetin juridik. Është jurist i diplomuar, gjeneratë e viteve të 80-ta, aktivist dhe pjesëmarrës i dalluar në çështjen kombëtare dhe në demonstratat e vitit 1981. Pas diplomimit në juridik një kohë si i pa punë dhe me ndërhyrjen e Serbisë në sistemin kushtetues në vjeshtën e vitit `89 detyrohet të largohet nga atdheu për në mërgim, pikërisht në Zvicër. Nga viti 1990 është kontribues shumë i dalluar në çështjen kombëtare, në veçanti në vendlindje dhe në komunën e Skënderajt, donator i parë i medikamenteve kyqe të kërkuara në atë kohë në Kosovë, duke i ofruar Shoqatës Nëna Terezë, në Skënderaj medikamente në vlerë 3600 fr. Klubit Futbollistik “Drenica” në Skënderaj i ka dhënë paisje në veshmbathje sportive në vlerë prej 3750 fr. dhe që nga viti `90 e gjer në fillim të luftës në Kosovë.
Përmes Shoqatës Nëna Terezë për çdo vit u shpërndau nevojtarëve të fshatit Kopiliq nga 5000 kg miell falas.
Shkollës së Turiçevcit, në vitin `96 i bleu drutë për ngrohje në vlerë prej 2000 DM dhe komplet xhamat e shkollës në vlerë 650 DM, si edhe për disa vite me radhë ndihmë në libra e fletore nxënësve të kësaj shkolle. Aktivistë i dalluar i Grupit të Emergjencës në Zvicër, pas fillimit të luftës.
Me kontribut prej 18.000 fr.ch kryesisht në fondin “Vendlindja thërret”, ndihmë Shtabit të UÇK-ës në Aqarevë me armatim e municion, aktivist dhe shtyllë në Lëvizjen mbarë kombëtare UNIKOMB, ku në verën e vitit 2012, organizoi tryezën shkencore në Skënderaj për heroin që sfidoi historinë, Milosh Nikollë Kopiliqin dhe bëri rindërtimin e inaugurimin e Bunarit të Milosh Kopiliqit në Kopiliq të ulët, i vjetër që nga viti 1350. Në praninë e 500 pjesëmarrësve, për projektin e bunarit shpenzoi mbi 7.500 € Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë bëri mbi 200 mirënjohje për heronjtë, martirët dhe familjet e martirëve, gjatë këtyre 100 viteve, përmës Lëvizjes UNIKOMB, në vlerë mbi 1000 € dhe shumë raste të panumërta si kontribute më të vogëla.
Ajet Shala është autor i dhjetë, vëllimeve poetike, liriko-epike:
Libra të botuar brenda viteve 2013-2016
- “NË KRAHËT E MJELLMËS”
- “ATDHEU BRENDA VETES”
- “PLISI I DHEUT DARDAN”
- "LIRICHE DEI MONTI" në italisht “Lirika e bjeshkëve”
- “KODI I URËS”
- "ANTOLOGJI PËR ÇLIRIMTARËT: ILAZ KODRA E ANTIGONA FAZLIU"
- "KROI I FJALËS"
- "ANTOLOGJI IDEALIT TË DËSHMORIT SEJDI KRALANI *BALLISTI*
- “BISEDË ME ATDHEUN”
- ”RRAPI ARBËROR”
Njëherit, autori është pjesëmarrës i shumë antologjive dhe i pranishëm nëpër faqet e gazetave dhe revistave që publikojnë shkrime letrare qoftë në vend qoftë në ato elektronike. Për Autorin u shkrua në shumë vende si në Kosovë e Shqipëri, ashtu edhe në një numër të konsideruar të gazetave për lexuesit shqiptar, që dalin në Romë, Athinë, Londër, por edhe në gjuhën e vendit ku jeton autori, në Zvicërr.
Antologjisti Ajet Shala, më parë se një dokumentarist është krijues shpirtëror, njohës i jashtëzakonshëm i trashëgimisë dhe pasurisë sonë popullore, si dhe interpretues i saj, madje njërit prej zhanreve më të lashta të krijimtarisë gojore: eposit legjendar dhe atij historik. Në të vërtetë, më parë se sa të përgatiste këto dy vëllime antologjike ai e provoi kujtesën e tij me interpretimin e një vëllimi këngësh epike, e provoi penën e tij me disa vëllime poetike, dhe vetëm në fund mori iniciativën për të përgatitur dy antologjitë me poezi përkushtuese për dy çlirimtarët e kombit: Heroin Ilaz Kodrën dhe dëshmoren Antigona Fazliun. Dhe në vazhdim nxjerr edhe Antologjinë për dëshmorin e kombit Sejdi Kralani, dhe vëllimin më të ri poetik. "....." Po të shihet krijimtaria e tij poetike e botuar në pesë vëllime, nuk është vështirë të vlerësohet se pjesa më e madhe e krijimtarisë letrare të tij është me poezi përkushtuese, poezi me motive historike dhe në mënyrë të veçantë poezi që shprehin madhështinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht poezi për dëshmorët e saj.
Dëshmia Ime e Zemërgjerë 💖
AntwortenLöschenPasi babai i foshnjës sime më la për shtatë muaj të gjatë, u shkatërrova plotësisht. Ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale, udhëtoi larg dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta kontaktuar. Gati sa hoqa dorë prej nesh, por thellë brenda e dija se nuk mund të gjeja askënd që do të më donte dhe trajtonte ashtu siç më trajtonte ai.
Një ditë, shefi im në punë vuri re sa e trishtuar isha dhe më prezantoi me Dr. Dawn. Dr. Dawn dëgjoi historinë time dhe më premtoi se i dashuri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Sinqerisht, nuk e besova në fillim - por për habinë time më të madhe, ditën e tretë më ra telefoni. Ishte ai! Ai po qante dhe kërkonte falje, duke thënë se nuk do të më linte më kurrë.
Që nga ajo ditë, marrëdhënia jonë ka qenë më e fortë dhe më e bukur se kurrë. Ai ka qenë kaq i dashur dhe i kujdesshëm ndaj meje dhe fëmijës sonë, dhe tani madje do të martohemi vetëm pas dy muajsh! ❤️
Gjithçka falë Dr. Dawn, i cili me të vërtetë e bëri të pamundurën të mundur. E rekomandoj me gjithë zemër atë për këdo që përballet me sfida në:
Çështje në marrëdhënie ose martesë
Sëmundje
Probleme me infertilitetin ose lotarinë
Çështje gjyqësore ose rikuperim prone
Dr. Dawn zgjidh vërtet problemet në mënyrë efektive dhe sjell lumturi përsëri në jetën e njerëzve.
Kontaktoni Dr. Dawn në WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com