Dr. Sali Bytyçi |
...kurrë mos pritni të zihem me ndonjë vëlla shqiptar për ndonjë fe apo për ndonjë profet! Nëse do të kem pasoja për “mosqëndresë” në këtë çështje, jam i gatshëm të përgjigjem vetë dhe prej asnjë njeriu në fytyrë të Tokës nuk kërkoj të më shpëtoj paraprakisht nga çdo lloj gjykimi!
Amerika na ka ndihmuar në luftë kundër së keqes serbe, të keqen tonë duhet ta luftojmë vetë.
Te popujt tjerë ndeshen e mira me të keqen, ndërsa tek ne shqiptarët ndeshet e keqja me të keqen.
Kur kacafyten pasionet, arsyeja duhet të qëndrojë anash.
Zakonisht, intelektuali i drejtohet arsyes, politikani irracionalitetit, prandaj në politikë ka aq shumë mistifikime, mitizime dhe, për rrjedhojë, edhe abuzime që një mendje e shëndoshë e ka vështirë t’i arsyetojë.
Shyqyr Zotit që në Kosovë nuk ka xhungël se, aq i lanë mendtë pas pushtetit disa liderë politikë sa, edhe me ndonjë kope majmunësh do të bënin koalicion!
Si religjionet, ashtu edhe partitë politike, sa më të vjetra që janë, edhe fanatikët i kanë më të shumtë.
Secili flet, po edhe e dëgjon Zotin e vet, ama Zoti i dikujt është Djalli.
Tek ne dezertoret flasin per luften, plagjiatoret per shkencen, komunistet per demokracine dhe shejtanet per fene…
Vetëm një popull që është pa kurrfarë perspektive e vret kohën në biseda pafund për fe e politikë.
Nuk bëj kompromis me asnjë njeri mbi faqe të dheut për mendimet e mia.
Ne te shkuaren duhej t'i nenshtroheshe censures ideologjike, tani censures se turmes.
Aq na rëndon e liga sa, për të shkuar drejt së mirës, duhet të tërhiqemi zvarrë...
Kush është mësuar të rrijë në kalë, në kalë do të qëndrojë, kush është mësuar në këmbë, i rrofshin këmbët!
Ne momentin qe njerezit i lene mitet pas shpine, fillon ndryshimi.
Fatkeqësia e këtij populli është se, në historinë e tij rreth dymijë vjeçare, më shumë derdhi gjak duke luftuar në mes vete sesa duke u mbrojtur nga të tjerët…
Kur rroken thi me thi, fiton thiu më i fortë, po edhe ai që humb thi mbetet.
Kurrë mos prisni t’i mbajnë parimet komunistët e konvertuar në demokratë.
Në faqen e bardhë edhe pika e zezë më e vogël vërehet, ndërsa në të zezën edhe ato më të mëdhatë janë të padukshme!
___________
Keto mendime i huazuam pa lejen e autorit nga profili i tij ne Facebook
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen