Donnerstag, 5. Oktober 2017

Në Radio Liria - Intervista me dy vëllezërit Australian Josh dhe Aaron Mak

Emisioni "Bërthama"
Bisedoi Alketa Maksuti Beqari 
Tiranë - Austri - Melburn 

Alketka Maksuti Beqari Foto nga © Klaudia Kallollari (Radio Liria)

E enjte, 28 shtator, 21.30 - Të dashur Miq dhe dëgjues të Radio Liria! Kufijtë e Radio Liria takojnë, prekin sot në Australi, Jugun e Tokës me dy të ftuarit e mi, Z. Aaron Mak dhe Josh Mak. Aaron Mak ësht Regjisor dhe Drejtor i Studio Film Melburn dhe jeton në Melburn, Australia. 

Josh Mak është këngëtari kryesor dhe kitarist në grupin e rokut, Cynation (Sineishën) dhe jeton në Melburn. Emisioni realizohet në Tiranë, në lidhje të drejtëpërdrejtë me Studion qëndrore në Austri nën kujdesin e Kryeredaktorit të Radios, Z. Haxhi Muhaxheri. 

Josh and Aaron Mak
We are excited to have today two special guests Aaron Mak and Josh Mak from Australia. Mr. Aaron Mak is a filmmaker and the CEO of Melbourne Film Studio, and lives in Melbourne, Australia. (www.melbournefilmstudio.com). Mr. Josh Mak is the lead vocalist and guitarist in the rock band, Cynation, and lives in Melbourne, Australia. (www.cynationband.com)
The Tirana program is live with our Central Studio in Austria, directed by Mr. Haxhi Muhaxheri (www.radioliria.com). 


Radio Liria: Ju jeni vllezër? Si është bashkëpunimi juaj në fushën e artit? Are you brothers? What is it like working together artistically?

Josh Mak: Thank you Alketa for having us. We are very grateful for this opportunity to share our story with the people of Tirana in Albania. We would and also like to thank Mr. Haxhi in Austria for having us on Radio Liria. I am the lead vocalist and guitarist in the rock band, Cynation, and I live in Melbourne, Australia.

Faleminderit Alketa për ftesën. Ju jemi shumë mirënjohës për këtë mundësi që të ndajmë historinë tonë me njerëzit e Tiranës dhe Shqipërisë. Duam të falendojmë gjithashtu z. Haxhi në Austri që na keni sot në Radio Liria.

Unë jam vokalisti dhe kitaristi kryesor i grupit rok, Sineishën, dhe jetoj në Melbërn, Australi.

Aaron Mak: I am a filmmaker and the CEO of Melbourne Film Studio, and I also live in Melbourne, Australia. Josh is my older brother, and we combine our different skills in music and film to work together. It is an incredible process working together with my brother, because we approach projects very similarly and have similar tastes.

Unë jam regjisor dhe Drejtor i Studios së Filmit Melbërn, si dhe jetoj në Melbërn, Australi. Josh është vëllai im më i madh.dhe ne kombinojmë aftësitë tona të ndryshme në muzikë dhe film për të punuar së bashku. Është një proçes i pabesueshëm që të punoj së bashku me vëllain tim, sepse i shikojmë projektet në mënyrë të ngjashme dhe kemi shije të njejtë.

Radio Liria: Kush nga ju të dy jep idetë? Who comes up with the ideas?

Josh Mak: I tend to be more whimsical and abstract with my ideas, so it helps that Aaron is more methodical and disciplined to help make sense of this.

Unë zakonisht jam më i çuditshëm dhe abstrakt me idetë e mia, kështu që më ndihmon kur Aaron është më metodik dhe i disiplinuar për të zbuluar kuptimin e tyre.

Aaron Mak: When we do collaborate to create video projects for Cynation, Josh will often come to me with fragments of oddly described ideas, and I’ll take those and begin to form a strong visualisation of what it will look like, as a film.

Kur bëjmë bashkëpunimin për të krijuar video projekte për bandën Sineishën, Josh shpesh herë më tregon fragmente të ideve të tij, të përshkruara në mënyrë të veçantë dhe unë duhet t'i marr ato që të filloj të formoj një vizualizim të fortë, që do jetë si një film.

Aaron Mak and Josh Mak ©Melbourne Film Studio


Radio Liria: Josh ju jeni këngëtari dhe gitaristi i bandës së rokut “Cynation”. Kush janë anëtarët e tjerë të bandës? Kur e krijuat atë?  Josh, you are the singer and guitarist of Cynation rock band. Tell us about the other members in the band. When did Cynation form?

Josh Mak: Cynation is Josh Mak (lead vocals & guitar), Simon Lai (guitars & backing vocals), Shah (guitars) and Andrew Teo (bass guitar).

Simon, Andrew and I formed the band in 1998 when we were 13 years old. Shah later joined the band in 2002. Therefore, we are not just a band, but lifelong childhood friends, and these boys are like my brothers.

Grupi Cynation (Sineishën) përbëhet nga Josh Mak (vokal dhe kitarë), Simon Lai (kitarë & mbështetës vokal), Shah (kitarë) dhe Andrew Teo (kitarë bas).
Simon, Andrew dhe unë e formuam grupin në vitin 1998, kur ishim vetëm 13 vjeç. Shah u bashkua më vonë me grupin në vitin 2002. Prandaj, ne nuk jemi vetëm një grup muzike, por miq të përjetshëm të fëmijërisë, dhe këta tre djem janë si vëllezërit e mi.

Radio Liria: Sapo keni lansuar hitin “DancingDevil”. Për çfarë bën fjalë kënga? You recently released the new single “Dancing Devil”. What is the song about?

Josh Mak: Dancing Devil is a song about strippers, the adult entertainment industry, and society’s attitude towards them. Many people judge and disrespect these women because of what they choose to do for a living, yet it is many of these people who are the ones who pay for their services.
The song also explores man’s constant struggle with temptation - being irrevocably drawn towards it, yet never wanting to admit it.

Dancing Devil është një këngë për femrat që bëjnë striptizë, industrinë e argëtimit të rritur, dhe qëndrimi i shoqërisë ndaj tyre. Shumë njerëz gjykojnë dhe nuk i respektojnë këto gra për shkak të asaj që ata zgjedhin të bëjnë për të jetuar. Megjithatë shumë nga këta njerëz që gjykojnë janë ata që paguajnë për shërbimet e tyre.

Kënga gjithashtu shqyrton betejën e vazhdueshme të mashkullit me tundimin - duke u tërhequr në mënyrë të pakthyeshme drejt tundimit, gjë që ai kurrë nuk dëshiron ta pranojë këtë hapturazi.

Radio Liria: Një koncept mjaft interesant. Çfarë mund të presim për videoklipin e këngës? Ku do xhirohet?   That is a very interesting concept. What can we expect from the music video? Where will it be shot?

Aaron Mak: We aim to create a music video which has a unique and enticing aesthetic to audiences, which utilises strong visual imagery to heighten the song’s dynamism.

This project is also an effort to bring together several local independent artists from different fields and backgrounds to create a professional, high quality piece of work. The video will be shot in Melbourne, Australia, and we are currently location-scouting several local clubs.

Ne kemi për qëllim të krijojmë një videoklip që ka një estetikë unike dhe tërheqëse për audiencat, me imazhe të forta vizuale për të rritur dinamizmin e këngës.

Ky projekt është gjithashtu një përpjekje për të sjellë së bashku disa artistë vendas të pavarur nga fusha dhe sfonde të ndryshme për të krijuar një punë profesionale dhe me cilësi të lartë. Videoja do të xhirohet në Melburn, Australi, dhe aktualisht jemi duke kërkuar lokacione në disa klube lokale.

Aaron, ju keni dhe shtëpinë tuaj filmike, Melbërn Film Studio. Çfarë të pëlqen kur bën filma? Aaron, you have your own film company, Melbourne Film Studio. What is it that you love about filmmaking?

Aaron Mak: Melbourne Film Studio was created in 2016, originally under the name “Enigmatic Pictures”, when I began creating short films for university film festivals. Since then, we have created more short films, and worked together with Cynation to create various film projects.

I love filmmaking because of all the different stories that can be told through film, and all the different ways you can tell one story. I’ve found it a great way to express my feelings and thoughts that tend to be too difficult to express through words alone.

Melbourne Film Studio u krijua në vitin 2016, fillimisht nën emrin "Enigmatic Pictures", kur unë fillova të krijoj filma të shkurtër për festivale universitare të filmit. Që atëherë, ne kemi krijuar disa filma me metrazh të shkurtër dhe kemi punuar së bashku me Cynation për të krijuar projekte të ndryshme filmike.

E dua filmimin për shkak të gjitha historive të ndryshme që mund të tregohen përmes filmit, dhe të gjitha mënyrat e ndryshme që mund të tregosh një histori. Kam gjetur një mënyrë të shumë të mirë për të shprehur ndjenjat dhe mendimet që kanë tendencë të jenë shumë të vështira për t'u shprehur vetëm me fjalë.

Aaron Mak ©Melbourne Film Studio

Aaron, keni studiuar për film dhe teatër në Australi dhe Angli. Na tregoni më tepër për projektet e filmave tuaj? Aaron, you studied theatre and film in Australia and England. Tell us about some of your movie projects?

Aaron Mak: I recently graduated from Monash University in Melbourne, Australia, in 2017 with a Bachelor of Arts, where I studied Theatre Studies and Film Studies. During my university days, I spent 6 months studying Theatre & Film at the University of Exeter in the UK.

One of the first film projects I made was the horror short film, House Sitting (2016), which I had worked together with university colleagues and friends to create.

The most recent project, How the Devil Dances (2017), has probably been the most challenging piece yet. Having more experience with short film narratives, it was interesting attempting to approach the documentary genre. However, the subject matter is something close to my heart, and I felt that I could tell Cynation’s story effectively with this documentary.

Sapo jam diplomuar nga Universiteti Monash në Melburn, Australi, në vitin 2017 me Bachelor të Arteve, ku kam studiuar Studimet e Teatrit dhe Studimet e Filmit. Gjatë ditëve të mia të shkollimit, kam kaluar 6 muaj duke studiuar Teatrin dhe Filmin në Universitetin e Exeter në Angli.

Një nga projektet e para të filmit që kam bërë ishte filmi i shkurtër horror, House Sitting (2016), të cilin unë kam punuar së bashku me kolegë dhe miq të universitetit për ta krijuar.

Projekti më i fundit, "How the Devil Dances" (2017), ka qenë ndoshta pjesa më sfiduese. Duke pasur më shumë eksperiencë me tregimet e filmit të shkurtër, ishte interesante që u përpoqa t'i afrohem zhanrit dokumentar. Megjithatë, tema është shumë e rëndësishme dhe mendova se mund ta tregoj historinë e Cynation në mënyrë efektive me këtë dokumentar.

Radio Liria: Përveç videoklipit, çfarë bashkëpunimi tjetër keni patur? Apart from the music video what else have both of you worked together on?

Josh Mak: We have a YouTube channel called “Cynation Tv” that not only showcases our music, but also shows the band in our day to day lives just hanging out and having fun together.

Kemi një kanal në YouTube që quhet “CynationTV", jo vetëm që tregon muzikën tonë, por gjithashtu tregon grupin në jetën tonë të përditshme, duke kaluar kohën bashkë dhe duke u argëtuar.

Aaron Mak: One of the first short films I made in the earlier days, was Coffee Run, which was actually the very first project I worked together with Josh on. I directed and wrote the short film, but also acted in it alongside Josh - it was his first acting role. The film received the Astonishing Cinematography Award.

We later worked together again on a short horror film/album trailer called Cynical Annihilation: Pandora’s Box in 2016.

Një nga filmat e shkurtër të shkurtër që kam më përpara, është “Coffee Run”, e cila ishte në fakt projekti i parë që kam punuar së bashku me vëllain, Josh. Unë jam regjisori dhe skenaristi i filmit me metrazh të shkurtër, si dhe aktrova bashkë me Josh, i cili ishte roli i tij i parë i aktrimit. Filmi fitoi çmimin Kinematografia më e mirë.

Ne më vonë punuam së bashku përsëri në një film të shkurtër horror për trajlerin e Cynical Annihilation: Pandora’s Box in 2016.

Radio Liria: Pashë një foto dhe video ku ju djemtë kishit shkuar për të parë borën. Si ndjehen tre djem kur janë në lartësinë e maleve me borë dhe urinojnë? I saw a photo and a video when you guys went to the snow and there is the three of you standing by the side of the road peeing.

Josh Mak: First of all, when you are on a road trip, that’s your only option. But we put it into the video and we made a kind of tongue and cheek comment ‘so this is what art has come to’. And I think that’s Art. Art is open for interpretation. It’s not about whether you agree or disagree with it. We didn’t really have an agenda.

We just wanted to show ourselves in the most honest way. And I think that’s what Art is, it should be uncensored, unfiltered. Someone can look at it and think it is high art, someone could think it’s just crass. But we are not here to judge, we just deliver the most honest depiction of humanity.

Së pari, kur je duke udhëtuar gjatë me makinë, ai është i vetmi opsion. Por ne e vendosëm atë në video dhe bëmë një komenti 'shiko ku ka arritur Arti'. Dhe unë mendoj se kjo është Art. Arti është i hapur për interpretim. Nuk ka të bëje me je dakord apo nuk je dakord me të. Ne në fakt nuk kishim një axhendë.

Ne vetëm donim të tregonim veten në mënyrën më të sinqertë. Dhe unë mendoj se kjo është ajo që e bën Artin. Arti nuk duhet të censuruar apo filtruar. Dikush mund ta shikojë atë dhe do mendojë se është arti i lartë, dikush tjetër mund të mendojë se është vetëm i patakt. Por ne nuk jemi këtu për të gjykuar, ne vetëm duam të shfaqim paraqitjen më të sinqertë të njerëzimit.

Cynation (Simon Lai, Andrew Teo, Shah, Josh Mak not pictured) Foto nga ©NADGE


Radio Liria: Aaron, si shkrimtar si e trajton një skenar? Cili është proçesi kur shkruan? Aaron, as a writer, how do you approach a script? What is your writing process?

Aaron Mak: I generally like to begin scripts with a character, before I start to craft the other elements. I think that people are the point of connection between the audience and the events of a film - the more interesting, unique or complex your characters are, the more ways people can engage with your work.

I like to begin my development process by writing down little details and note them in dot points. Once I have enough information, I begin crafting how these details would come together and flow in a film.

Më pëlqen ta filloj skenarin me një karakter, para se të filloj të krijoj elementet e tjera. Unë mendoj se njerëzit janë pika e lidhjes midis audiencës dhe ngjarjeve të një filmi - aq më interesante, unike ose komplekse karakteret tuaja janë, aq më shumë mënyra ka për t’i angazhuar njerëzit me punën tuaj.
Më pëlqen të filloj proçesin e zhvillimit duke shkruar detaje të vogla dhe t’i shënoj me pika. Sapo kam informata të mjaftueshme, unë filloj hartimin se si këto detaje do të lidhen së bashku dhe do të rrjedhin në një film.

Radio Liria: Fotografia është një nga pasionet tuaja. Çfarë të frymëzon ty si fotograf? Photography is one your passions. What inspires your photography?

Aaron Mak: I discovered my passion for photography quite recently late last year, before I started doing it professionally. Recently, I submitted some of my photography works into the 2017 Exposure Photography Award Competition, which is based in New York City - the photos submitted were taken as part of a music and fashion photoshoot, where I worked with Josh again, as my model.
I like taking photos of various things, from nature, to architecture, to portraits, but I have a tendency to like simplicity when it comes to photography.

Kam zbuluar pasionin tim për fotografinë mjaft vonë në fund të vitit të kaluar, para se të filloja në mënyrë profesionale. Kohët e fundit kam paraqitur disa nga veprat e mia të fotografisë në konkursin e vitit 2017 për ekspozimin fotografik, i cili po zhvillohet në qytetin e Nju Jorkut - fotot e paraqitura morën si pjesë e një fotoseti të muzikës dhe të modës, ku kam punuar me Josh përsëri, si modelin tim.
Më pëlqen të marr fotografi të gjërave të ndryshme, nga natyra, arkitektura, portrete, por unë kam një tendencë të pëlqej thjeshtësinë kur bëhet fjalë për fotografinë.

Radio Liria: Nga vendet që keni vizituar, cili është qyteti, shteti, i cili ju ka lënë mbresa? What are some of the places you have visited. Which city left a good impression on you?

Josh Mak: Visiting the Hill Tribes in Northern Thailand was a truly eye-opening experience. It was humbling to see how the villagers lived, and a refreshing change from the frenetic pace of city life.
Vizita tek Fiset Hill në Tajlandën Veriore ishte një përvojë vërtetë e veçantë. Pashë se si jetonin fshatarët e këtyre klaneve, dhe ishte një ndryshim inspirues nga ritmi i shpejtë i jetës së qytetit.

Aaron Mak: I had quite the experience visiting Amsterdam in the Netherlands for the first time recently. It was really refreshing to visit a city that was so visually beautiful with its canals and architecture, so culturally rich with art galleries like the Van Gogh Museum, and so relaxed with its carefree way of life.

Pata përvojën për të vizituar Amsterdamin në Hollandën për herë të parë kohët e fundit. Ishte me të vërtetë inspiruese për të vizituar një qytet aq të bukur nga ana vizuale me kanalet dhe arkitekturën e tij, si dhe aq kulturore me galeritë e artit si Muzeu Van Gogh. Kshte një kulturë jetese të relaksuar pa stres.

Radio Liria: Jeni frymëzuar nga këto udhëtime? Were you inspired by these travels?

Josh Mak: Somebody once told me that you will never waste money on travel because of what you gain out of it. I think it’s very important for people to travel because it gives you a better understanding of different cultures, and also fosters a greater appreciation for what we already have.

Dikush më ka thënë një herë se kurrë nuk do të humbisni pare duke udhëtuar për shkak të asaj që fitoni nga ajo. Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të udhëtojnë, sepse të jep një kuptim më të mirë të kulturave të ndryshme dhe gjithashtu nxit një vlerësim më të madh për atë që kemi.

Aaron Mak: It is certainly an eye-opening experience to travel to the other side of the world to see both how similar, and yet how different things are between two cultures. My recent travels have inspired me to gain a better understanding of various cultures and languages.

Sigurisht që është një eksperiencë që mëson duke udhëtuar në anën tjetër të botës për të parë si ngajsojnë, por edhe sa të ndryshme janë gjërat midis dy kulturave. Udhëtimet e mia të fundit më kanë frymëzuar për të fituar një kuptim më të mirë të kulturave dhe gjuhëve të ndryshme.

Radio Liria: Çfarë ju keni kompozuar ose krijuar gjatë këtyre shëtitjeve? What have you composed or performed on your travels?

Josh Mak: I compose and write music whenever inspiration strikes, so yes, it can occur during travels but it is often during mundane daily activities that I feel the most creative. Performing at several music festivals in Singapore has definitely been a highlight for the band and we look forward to travel and perform our music around the world.

Kompozoj dhe shkruaj muzikë sa herë që më vjen frymëzimi, kështu që po, mund të ndodhë gjatë udhëtimeve, por shpesh ndodh gjatë aktiviteteve të zakonshme të përditshme që ndjehem më kreativ. Performanca në disa festivale muzikore në Singapor ka qenë patjetër e paharruar për grupin tone, dhe ne shpresojmë që të udhëtojmë dhe të performojmë muzikën tonë nëpër botë.

Radio Liria: Çfarë dini ju për Shqipërinë? What do you know about Albania?

Josh Mak: I am always intrigued by traditional ethnic music and Albania is no exception. I love their use of clarinets and the unique way they approach melody and phrasing. Shah, one of our guitarists in the band, is also a huge football fan - whenever Albania plays, we always support them. His favourite player is Lorik Cana. Also, I have heard that Albanian wine is amazing.

Unë jam gjithmonë i intriguar nga muzika tradicionale etnike dhe Shqipëria nuk është përjashtim. Më pëlqen përdorimi i klarinetave dhe mënyra unike që ato i afrohen melodisë dhe formulimit. Shah, një nga kitaristët tanë në grup, është gjithashtu një tifoz i madh i futbollit - sa herë që Shqipëria luan, ne gjithmonë jemi me Shqipërinë. Lojtari i tij i preferuar është Lorik Cana. Gjithashtu, kam dëgjuar se vera shqiptare është shumë e mirë.

Aaron Mak: There is a strong history that is shared between our two countries. In the 1920s and 1930s large numbers of Albanians came to Melbourne and to Shepparton where they worked in the farming industry as they had in their homeland. More recently, in 1999, the Australian Prime Minister at the time, John Howard, authorised 4,000 refugees from Kosovo to be given refuge in Australia.

Dy vendet tona kanë një lidhje historike të fortë. Në vitet 1920 dhe 1930 një numër i madh shqiptarësh erdhën në Melbërn dhe në Sheparton ku ata punonin në industrinë bujqësore si në atdheun e tyre. Kohët e fundit, në vitin 1999, kryeministri australian në atë kohë, Xhon Howard, autorizoi strehimin e 4,000 refugjatëve nga Kosova në Australi.

Aaron Mak ©Melbourne Film Studio

Radio Liria: Sa fjalë keni mësuar këto ditë në gjuhë shqipe?  What have you learned to say in Albanian?

Aaron Mak: Faleminderit Alketa. Si jeni? Unë jam Aaron dhe unë bëj filma. (Thank you Alketa, How are you, I am Aaron and I am a filmmaker).

Josh Mak: Si jeni Alketa? Unë jam Josh. Unë jam muzikant i Cynation. Faleminderit shumë. (How are you Alketa. I am Josh. I am a musician from Cynation. Thank you very much)

Also we heard about the big Grape Harvest festival in Kosovo with great music and wine. So we know the word “RRUSH”. We would love to perform there one day in Kosovo, Albania and in the Balkans.

Gjithashtu kemi dëgjuar për festivalin tradicional te rrushit “Hardh Fest” në Kosovë me muzikë dhe verë. Ne dimë fjalën "RRUSH". Ne do të dëshironim të përformojmë një ditë atje në Kosovë, Shqipëri dhe në Ballkan.

Radio Liria: Do të guxonit të realizoni një bashkëpunim Melburn – Tirana?    Would you be interested in doing a collaboration Melbourne – Tirana?

Josh Mak: The beauty of music is that it has the ability to transcend borders and languages. It is a great way to embrace and learn about another country’s culture - and yes, Tirana would definitely be at the top of our list of cities to collaborate with.

Bukuria e muzikës është se ajo ka aftësinë të kapërcejë kufijtë dhe gjuhët. Është një mënyrë e mrekullueshme për të mësuar dhe njohur kulturën e një vendi tjetër - dhe po, Tirana do të jetë patjetër në krye të listës sonë të qyteteve për të bashkëpunuar.

Radio Liria: Unë kam një skenar në shqip. Muzika nga Josh. Aktorët nga Shqipëria dhe Australia. Sa mund të jetë i mundshëm ky realizim? I have written a script in Albanian. Would you be interested in collaborating with me in such a project with actors from Albania and Australia, and music from Josh?

Aaron Mak: It would be an incredible opportunity to collaborate with you on this project, as I’m always looking for new ways to expand my horizons with film. It would also be a delight to work with you to make a film.

Do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të bashkëpunuar me ju në këtë projekt, pasi unë jam gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të zgjeruar horizontet e mia me film. Do të ishte gjithashtu një kënaqësi për të punuar me ju për të bërë një film.

Josh Mak: It would be both a pleasure and honour for me to write music for your film.
Do të ishte edhe kënaqësi dhe nder për mua të shkruaja muzikë për filmin tuaj.

Radio Liria: Emisioni im titullohet “Bërthamë” Në Australi, familja është berthamë? Çfarë është familja për ju? My show is titled “the nucleus” Is family considered important in Australia? What does family mean to you?

Aaron Mak: Australians hold family in very high esteem, and believe that the love and support of a family is one of the most important things in life. Even at Christmas time in Australia, it is the norm for all of the shops to close down so that families can spend that quality time together.

Australianët e vlerësojnë shumë lart familjen dhe besojnë se dashuria dhe mbështetja e familjes janë gjërat më të rëndësishme në jetë. Edhe në kohën e Krishtlindjes në Australi, është normë që gjitha dyqanet të mbyllen, në mënyrë që familjet ta kalojnë atë kohë cilësore së bashku.

Josh Mak: To me, family is not limited to just the people who are related to you. They are people who I have formed close bonds with that I also consider family, such as my brothers in the band and our band publicist, Ermira Babamusta.

Për mua, familja nuk kufizohet vetëm tek njerëzit e afërm. Por edhe ata janë njerëz të cilët kam krijuar lidhje të ngushta, unë i konsideroj familje, si vëllezërit e mi në bandën tonë dhe publicistja jonë e grupit, Ermira Babamusta.

Jason and Nicole Hawkins, Josh Mak, Simon Lai, Andrew Teo 

Radio Liria: Kush janë njerëzit që doni më shumë në jetën tuaj? Who are the people that you care the most in your life?

Josh Mak: We owe a great deal of our success to the support of our family. We would also like to thank our publicist and manager, Ermira Babamusta - for not only her hard work, but the faith that she has placed in us and our music. Additionally, our producer, Jason Hawkins, has been invaluable to the creative process of our music, and we are truly blessed to work with an artist of his calibre.

Një pjesë e madhe e suksesit tonë është falë mbështetjes nga familja jonë. Gjithashtu duam të falenderojmë publicisten dhe manaxheren tonë, Ermira Babamusta - jo vetëm për punën e saj të madhe, por edhe për besimin që ajo ka vendosur te ne dhe në muzikën tonë. Si dhe i jemi mirënjohës producentit tonë Xheison Hokins, që ka qenë shumë me vlerë në procesin e krijimit të muzikës sonë. Ne jemi të bekuar me të vërtetë për të punuar me një artist të kalibrit të tij.

Radio Liria: Në kujtesën time kam shumë filma australian, njeri është “Të gjithë lumenjtë rrjedhin”. A shikoni ju filma të vjetër klasik?  I have seen many Australian movies, one of them is “All rivers flow” Do you watch classic movies?

Aaron Mak: Although I haven’t seen many classic movies, some films that have made a strong impression on me include classic works by French New Wave director, Francois Truffaut, such as Les Quatre Cent Coups (The 400 Blows) and La Nuit Americaine (Day for Night).

Megjithëse nuk kam parë shumë filma klasikë, disa filma që më kanë bërë përshtypje të fortë për mua përfshijnë veprat klasike të regjisorit francez New Wave, Fransua Trofot, si ‘Les Quatre Cent Coups’ (400 goditjet) dhe ‘La Nuit Americaine’ (Dita për Natë).

Radio Liria: Cilët aktor, regjisorë, shkrimtarë, këngëtarë ju frymëzojnë? Which actors, directors, writers, singers inspire you?

Josh Mak: Some of my favourite singers are Axel Rose and Marilyn Manson. Some of my favourite writers are J.K. Rowling and Roald Dahl.

Disa nga këngëtarët e mi të preferuar janë Axel Rose dhe Marilyn Manson. Disa nga shkrimtarët e mi të preferuar janë J.K. Rowling dhe Roald Dahl.

Aaron Mak: Some of my favourite directors are Christopher Nolan, The Russo Brothers, Matthew Vaughn, Richard Linklater, David Lynch.

Disa nga regjisorët e mi të preferuar janë: Christopher Nolan, Vëllezërit Russo, Matthew Vaughn, Richard Linklater, dhe David Lynch.

Radio Liria: Çfarë kuptoni me të qënin i famshëm? What does fame mean to you? 
Josh Mak: Fame to me is a by-product of success. It is not the reason for creating art, but if many people love your work, fame will follow.

Fama për mua është një nënprodukt i suksesit. Kjo nuk është arsyeja për të krijuar art, por nëse shumë njerëz e duan punën tuaj, do të vijë vetë fama.

Aaron Mak: My intention behind making films is not for the fame, instead, it is the other way around. I would like to become successful, and use my fame to make the films I want to, without having to be restricted by costs or other limitations that might burden others.

Qëllimi im për të bërë filma nuk është për t’u bërë i famshëm, përkundrazi, është e kundërta. Do të doja të bëhesha i suksesshëm së pari dhe të përdorja famën time për të bërë filmat që dëshiroja, pa u kufizuar nga shpenzimet apo kufizimet e tjera që mund të ngarkonin të tjerët.

Cynation (Andrew Teo, Shah, Simon Lai, Josh Mak nonpictured) ©NADGE

Radio Liria: Çfarë mund të presim nga ju? Cilat janë planet e së ardhmes? What can we expect next from you? What are your future plans?

Josh Mak: We are about to release our second single, called “Go Louie Go”. The end of the year will also see us release our debut 5-track EP, and our music video for Dancing Devil. We also have plans to tour in New York and Albania in the near future.

Ne jemi gati të lansojmë këngën tonë të dytë, të quajtur "Go Louie Go". Në fund të këtij viti do kemi gati edhe një mini album me 5 këngë, si dhe video klipin tonë të këngës Dancing Devil. Ne gjithashtu kemi në plan të udhëtojmë në Nju Jork dhe Shqipëri në të ardhmen.

Aaron Mak: In the next few weeks, I will be working on releasing the next episode in the Cynation Tv web-series - the episode will be called “Cynation Gets Lost in a Maze”. Towards the end of this year, there will also be the Dancing Devil music video.

When 2018 comes, I’m hoping to make another short film which I can then submit to film festivals locally and internationally, and travel across the world.

Në javët e ardhshme, unë do të kem gati episodin e ardhshëm në serinë televizive Cynation Tv - episodi do të quhet "Sineishën humbet në labirint”. Në fund të këtij viti, do të lansohet edhe videoklipi i këngës "Devil Dancing".

Kur të vijë 2018, unë shpresoj të krijoj një tjetër film të shkurtër, të cilin pastaj mund t'i dërgoj nëpër festivale të filmit në nivel lokal dhe ndërkombëtar dhe të udhëtoj në të gjithë botën.

Radio Liria: Në mbyllje të kësaj bisede mbreselenese për mua për programin “Bërthama”, ju përshëndes juve Aaron dhe Josh, përshëndes familjen tuaj dhe të gjithë dëgjuesit që sot na ndoqën me këngën valle kosovare, le të vallezojmë të gjithë.

In closing of this very impressive interview for “Bërthama” program, I would like to thank you Aaron and Josh, say hello to your family and I dedicate this song to you and all our listeners with a traditional dance song from Kosova.

Aaron Mak: Faleminderit Alketa. Faleminderit Radio Liria. (Thank you Alketa. Thank you Radio Liria)

Josh Mak: Faleminderit Shume Alketa. Natën e Mirë. (Thank you very much Alketa. Good night.)





Samstag, 17. Juni 2017

Promovohet albumi "Melodi malli" i këngëtarit Burim Caka

17,06.2017 / Sonte në ora 20:00, në "Radio Liria" bëhet promovimi i albumit të parë të këngëtarit Burim Caka, që mban emrin "Melodi malli":

Burim Caka, u lind më 04. 03. 1975 në fshatin Vatë! Shkollen fillore e kreu në Doganaj të komunës së Kaqanikut, ku edhe shpalos talentin dhe pasionin për muzikë, mbase që në moshën 6 vjeçare, filloi lozë telat e qiftelisë. Andaj, pas përfundimit të semimaturës, u regjistrua në shkollën e muzikës "Prenk Jakova" në Prizren. Meqë ishte koha e ndryshimeve të mëdha gjatë vitit 1991, ku mbretronte një situatë e rëndë në Kosovë, nuk iu mundësua vazhdimi në këtë shkollë. Kthehet prap në vendlindje për t'u regjistrua në gjimnazin "Skënderbeu" në Kaqanik.

 Në vitin 1986 anëtarësohet në SHKA "Zëri i Rinisë" në Dubravë të Kaqanikut, ku bënte kilometra të tërë këmbë, vetëm për dëshirën dhe dhe vrullin që kishte për artin muzikor. Pra, këtu fillon karriera e tij aktive, për të vazhduar edhe sot (në mërgim).
 Burimin e shohim edhe në mediat e asaj kohe, si në Radio Prishtinën e atëhershme, Televizionin e Prishtinës, me Sh.K.A. "Zëri i Rinisë" në emsionin TINGUJ BURIMOR,...etj.

Më pastaj, për shkaqe objektive, SHKA "Zëri i Rinisë", ndërpreu aktivitetin. Burimi nuk rri dot duarkryq. Kështu, gjurmon hapsira ku mund të luaj rol aktiv në kultivimin dhe ngritjen e vlerave të thesareve tona kombëtare. Me të dëgjuar për nismën e re në fshatin Doganaj, nga një grup entuziastësh, Burimi anëtarësohet në SHKA "Idriz Seferi" të këtij lokaliteti. Këtu pati edhe rol udhëheqës në grupin e instrumentalistëve. 
 Mori pjesë në shumë shfaqje e manifestime me karakter kombëtar. Aty njihet, edhe me bashkëshorten, dhe u bënë shtylla të kësaj SHKA.

 Në vitin 1995, për shkaqe të rënda ekonomike, Burim Caka merrë rrugën drejt emigracionit, për ta ndihmuar Familjen. Natyrisht, ishte shtërnguar së tepërmi hallka e mbijetesës, sikur edhe e frymëmarrjes. Andaj, Burimi sakrifikoi veten, profesionin dhe pasionin për t'u mos gjunjëzuar para pushtuesit serb. Vite të tëra, larg Familjes, larg atdheut, larg brigjeve e pemishteve të vendlindjes, Burimi, për asnjë çast nuk i ndahet muzikës. Bile, sikur e jetësoi edhe fjalën e urtë popullore: "vaji i burrit është kënga"! 

 Burimi, edhe sot jeton e vepron në Austri, bashkë me bashkëshorten Xhevën dhe fëmijët.

Ky është albumi i parë!
__________________
Biografinë e këngëtarit e pëgatiti për Radio LIRIA, Hasan Qyqalla.

Donnerstag, 15. Juni 2017

Aktori Ismet Krasniqi - Lala, sonte në Radio "Liria"

Ismet Krasniqi - Lala
16.06.2017 / Aktori i njohur Ismet Krasniqi - Lala do të jetë sonte në orë 21:00 mysafir në Radio LIRIA, gjegjësisht në emisionin "Personazhi yne" të autorit Haxhi Muhaxheri.
Do të ketë edhe befasi për dëgjuesit, sepse për ta nderuar personazhin e sontëm do të vijnë edhe personalitet tjera të njohura, si: aktor, gazetar, shkrimtar, piktor, rapsod etj.


Biografie e Ismet Krasniqit e përgatitur nga Gjon Gjergjaj

Ismet Krasniqi Lala u lind me 16 mars 1951 në Drenoc Komuna e Malishevës. 
U diplomua në Fakultetin Filozofik Dega  Filozofi-Sociologji.
Është aktor profesionist i teatrit, filmit dhe humorit. 
Ka mbaruar Akademinë e Arteve Dega e Aktrimit, klasa e prof. Enver Petrovcit.
Ismeti i takon radhës së atyre krijuesve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në disa fusha kulturore e artistike. Ka zhvilluar një veprimtari të gjerë teatrore në Klinë, Vlorë, Prishtinë, Mitrovicë, Malishevë, Vushtrri, Pejë, Gjilan, Dardanë , Sarandë,  Lezhë, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Bajram Curr, Fushë Arrës, Vau Dejes, Permet, Libohov, Tiranë, Shkup, Tuz, Malsi e Madhe, Troboin, Rozhajë, Gjermani, Slloveni, Kroaci, Zvicer, Gjermani  dhe anembanë Kosovës. Në 100 Vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, la përshtypje të mira me rolin e Ismail Qemalit dhe Kurt Selacit daja i Azem Galices në filmin e  e regjisorit Halil Budakova. Angazhime të shumta pati në dhjetëra e dhjetëra promovime letrare. Simpatike janë edhe filmimet e produksioneve në lëmin e filmit e humorit e serialeve televizive, hobi e ka fotografin.

Është anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi”. Ka qenë kordinator për Kosovë e aktualisht është kryetar Pegasi Albania-Kosova dega në Klinë. Punën  e filloi në gazeten e studentve “Bota e re”, pas perfundimit te studimeve  punoi profesor në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Aktivitetet në Kulturë i filloi me 1969 në shtëpin e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, pjesen me te madhe te punes ne jeten e ti e vazhdoi në këtë Instutucion te kultures duke qene drejtor i shtepise se kultures e më von udheheqes i teatrit “Osman R. Gashi” prej nga edhe u pensionu me 16 mars te vitit 2016. Në skenen e shtepise se kultures  e filloi karjeren prej aktori ne vitin 1970 me shfaqjen “Plaku i Maleve” me regji te Osman R. Gashi, ndersa karieren e punës e mbylli me shfaqjen “Gjyshi im është kuller” teksti Vlora Zhutaj Gashi e regjisor Alban Gashi.

Është themelues i Festivalit të Grupeve Amatore Teatrale të Femijeve (FGATF) në Klinë.
 Ismet Krasniqi eshte  ideator e organizator i manifestimit nga trashegimia kulturore “Dita e Plisit’ të mbjtur gjere me tani ne krushevë të Vogël, në Kullen Muze të Gjon Nikë Gjergjaj (edicioni i parë 2014), Në Kullën e Zenel Berishës në Dabedol të Klinës ( edicioni i dytë 2015) dhe në kullën e Vehbi Ukë Isufaj-Qendra rajonale e Turizmit në Junik ( edicioni i tretë 2016).

Edhe tani eshte mjaft aktiv ne realizimin e shume projekteve nga kultura keto dite pregatit dokumentarin “Dueti legjendar Salih e Feriz Krasniqi” i cili u shfaq edhe ne RTK dhe u prit mire nga opinioni.

Për punen e tij u shperbly dhe u dekoru me Çmime, Diploma e falenderime, po permenim disa prej tyre:

Juria e Festivalit Folklorik “ I kendojme lirise” ne Kline 2001, I ndan diplome per paraqitje te shkelqyshme skenike ne festival ne rolin “ Plaku i Festivalit”.

Festivali rajonal i teatrove Peje, juria e festivalit ia jep diplome për aktorin veteran, viti 2001

Shoqeria Kulturo Artistike Valet e Liqenit” Ladorisht – Struge i jep Mirënjohje për bashkpunim të ndërsjellte, viti 2006.

Komuna Kamenice-Drejtoria per Arsim e Kulturë, Festivali i Teatrove “ Lulekuqet e Prillit” ia jep çmimin Aktori me i mire i Festivalit.

Shoqata e Rapsodeve “Hivzi Sylejmani” Prishtinë, ndan Mirënjohje per kontributin e dhën në lëmin e folklorit, viti 2007.

Kuvendi Komunal- Drejtoria e Arsimit, me rastin e 7 marsit-Dites se mesuesit 2007, ndan Mirenjohje per bashkpunim dhe ndihmese kulturore dhene shkollave te Komunes se Klines.
Komuna Drenas-DKRS, “Festivali Ditet e Humorit Nderkombetar-Drenasi 2009” ndan Mirenohje me motivacion, per kntribut te vecant te dhene ne fushen e humorit.

Teatri “Naser Kodra” Senderaj ndan Mirenjohje per kontributin dhene ne realizimin e filmit dokumentar “Shaban Polluzha-Komandanti Plak” viti 2010.

Festivali I teatrit Vushtrri, ndan Mirenjohje, në shenje respekti për punen dhe veprimtarin e tij ne teater, viti 2010.

Komuna e Klines-DKRS, ia jep çmimin tradicional Komunal, KRIJUES I VITIT 2012, për angazhim e sukses të treguar në veprimtarinë e krijimtarisë se letrave, botuese,teatrore e kulturore ne nivel komunal e kombëtar.

Shoqata Kulturore "Dardania" Montebeluna-TV Itali, i ndau medalje në shenjë bashkëpunimi në 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Lidhja Nderkombetare e Poeteve,Shkrimtareve dhe Artisteve “Pegasi” Albania i jep titullin e lart” AKTOR I VITIT 2013 PER KOSOVEN I LNPSHA “PEGASI” Albania. Me motivacion: “ KONTRIBUT I SHQUAR NE LEMIN INTERPRETUESE”.

Klubi i Shkrimtareve dhe Artisteve” Tropoje – Juria e Manifestimit Tradicional “ ORA E POEZISË 2013”, ia jep çmimin ne dyte per poezin “Jo, ti per mua nuk ke vdekur”.
Shoqeria Kulturore Artistike “Mirdita” i jep MIRENJOHJE, për mbeshtetje profesionale të veprimtarive të përbashketa mes krijuesve të Klinës dhe Mirditës.

Klubi I Shkrimtareve “Vorea Ujko” ne 20 vjetorin e veprimtarise botuesei jep Cmimin per poli-Art “KORI I MUZAVE” per veprimtarin  ne lemin e aktrimit, librit publicistik, teatrit si dhe veprimtarive te shumta kulturore e letrare.

UNI-ART jep Mirenjohje per kontribut mbi 40 vjet te suksesit ne fushen e artit dhe cultures, ne teater dhe film.

UNIKOMB  me rastin e 103 vjetorit të pavarësisë, i jep Mirenjohje, për kontribut të vecantë dhjetëvjeqarë për çeshtjen kombëtare si poet, folklorist, aktor i pasionuar dhe si model i gjalle i brezave të artisteve me të rinje.

FALENDERIM, për kontributin dhënë Manifestimit “DITET KULTURORE E SPORTIVE “ në përkujtim te Xheladin Gashit-Komandant Plaku.

Ansambli “ SHQIPONJA DUKAGJNIT” Gjakove, ne 40 Vjetorin e Ansamblit i jep Mirenjohje. Motivacioni: Mbeshtetje, perkrahje dhe bashkpunim.

JURIA E Festivalit Nderkombetar “ ART PA KUFI I MONOLOGUT KLASIK 2015” I mbajtur ne Sarandë i jep çmimin “Aktori me i mire i festivalit”.

Qendra e Kultures “ Rexhep Mitrovica” Mitrovicë, shpreh Mirenjohje artistit për pjesemarrje në Festivalin Tradicional te Komedisë, 2015.

Klubi Letrar “PODGURI” Istog, falenderon per pjesmarrje ne konkursin e pare letrar poetik mbarëkombëtar, 2015, çmimi “Dr. Ibrahim Rugova”.

Shoqata për Kulturë dhe Letersi “Tafil Kelmendi” e Malishevës, ia ka dhën çmimin “Dr. Tafil Kelmendi”, për kontributin e dhëne në fushën e kulturës, konkretisht të letrave shqipe.

Komuna Klinës – DKRS, me rastin e pensionimit më 16 mars 2016, i jep Mirenjohje për kontribut shumëvjeqar në zhvillimin e teatrit te Klinës dhe kulturës në përgjithesi.

Lidhja Nderkombetare e Poeteve,Shkrimtareve dhe Artisteve “PEGASI” Albania-Kosova i jepet “ ÇMIMI I LARTË PEGASIAN”, motivacioni: Promovuesi vlerave tradicionale e kulturore, artist i palodhur i skenes dhe aktiviteteve skenike mbar trojeve shqipetare.


Merret me shkrime eseistike e letrare dhe ka të botuara këto vepra letrare:

  • “Qesh e Qaj jetën tonë” – me humor,  botoi  KSH “Vorea Ujko”Klinë ( 2005 ),f. 133
  • “Folklori art i pavdekshëm” -Kronikë festivalesh, botoi KSH “Vorea Ujko” Klinë ( 2006 ) f. 206
  • “Lindja e Luftëtarit” dramë, botoi, KSH “Vorea Ujko” Klinë ( 2008 ),f. 55
  • “Dasma e Lulanit” – Komedi,  botoi KSH “Vorea Ujko” Klinë, ( 2008 ) f. 121
  • “Rrezet e reja”- poezi në frymën popullore, botuoi KSH “Vorea Ujko” Klinë( 2011 ), f. 
  • “Shekuj zgjojnë nga gjumi”-dueti Salih e Feriz Krasniqi, botuoi “Epoka e Re” Prishtinë ( 2012)
  • “Porosia e gjyshit” - poezi për fëmijë, botoi KSH “ Vorea Ujko” Klinë  ( 2012 ).
  • “Rrugëtim nëpër Amësi”- botoi KSH “Vorea Ujko” Klinë ( 2013 )
  • “Këndvështrime kulturore” - botoi KSH “Vorea Ujko” Klinë ( 2013)
  • “Frrok Haxhia, ky bard i Folklorit Kombëtar”-monografi,  botoi “Rozafa Prishtinë ( 2014 )
  • “Dita e Plisit”,bashkëautor Prend Buzhala e Ismet Krasniqi, botoi KSH “Vorea Ujko” Klinë (2014)
  • “Zogu dhe Loni”-poezi për fëmijë, botoi  KSH “ Vorea Ujko” Klinë 2015
  • ”Dita e Plisit 2” bashkëautor Ismet Krasniqi e Prend Buzhala Klinë 2015 botues “Rozafa” Prishtinë, f. 256
  • Libri: Ne hapsirate e artit: Ismet Krasniqi, botoi :Rozafa: Prishtine 2016
  • Libri: Arti i daltuar: bashkautor Ismet Krasniqi e Idriz Berisha, botoi :Rozafa:2017
  • Libri: Dita e plisit 3” bashkautor Ismet Krasniqi e Prend Buzhala, botoi :Rozafa: Prishtine 2017


Tani është në proces të botimit libri "Foleja e Shqipes", poezi, botues Shoqata kulturore e letrare “Tafil Kelmendi” Malishevë.

Z. Ismet Krasniqi i ka edhe tri vepra të përgatitura për botim:
Librin kushtuar duetit legjendar Salih e Feriz Krasniqit “SHEKUJ ZGJOJNE NGA GJUMI”, librin “ DASMA TRADICIONALE NE TROJET SHQPETARE: dhe libri per femije “ YLBER MBI KALA”.

Është i pensionuar dhe jeton në Klinë.


Përgatiti: Gjon Gjergjaj

Donnerstag, 8. Juni 2017

Katër vështrime për librin "Hidra e mllefit" të Shaip Beqirit

Poeti Shaim Beqiri dhe përmbledhja e tij poetike "Hidra e mllefit"


Nga: Natasha Lako

POETI NË PROCESIN E DIAMANTIT ME FJALËN

Shaip Beqiri: Hidra e mllefit / Hydra des Zorns, Limmat Verlag, 2014, Zürich

Duket që poezia nuk ka radhë përderisa ne i kthehemi deri sot moshës së saj mijëravjeçare. Gjeneratat e poetëve vijnë ta thonë atë nga e para.. Këtë bën edhe Shaipi Beqiri, duke shënuar rënien e një sipari të ri pas asaj që kanë përgatitur breza të tërë poetësh të gjuhës shqipe. Përmend fjalën rënie, përderisa në natyrë edhe gjethet bien si fjalët. Shaipi rrëzon fjalën e përkohshme, hapin e përkohshëm, mendimin e përkohshëm, duke i falur Kosovës një shpirt të fshehur në një mollusk që quhet Hidra e fjalës. 
Prishtina ka shumë pranë shpellën e famshme të stalaktiteve dhe stalagmiteve. Në Bern kemi poetin që e ngrin dhe e shkëlqen fjalën si në procesin e diamantit, ku përjetësia luan me të përditshmen. 
Shaip Beqirit i duhet gjithë jeta e tij për të na sjellë këtë poezi, gjithë durimi, mbrylja, tkurrja e të pavërtetave dhe padrejtësive derisa të burojë një dashuri ku edhe dhembja ngrin e shfaqet me një fytyrë krejt të re të kristaltë. Kjo është poezia e përplasjes më të thellë, gati elegjiake për ekzistencën deri në përjetësi. Më vjen mirë që ajo, para se të tingëllojë për lexuesin shqiptar, po shkon të tingëllojë për lexuesin e gjuhës gjermane, pasi është zhveshur nga të gjithë pozat që e dallojnë njeriun nga njeriu. 
Shaip Beqiri ka metaforën e tij për jetën e qenies njerëzore, të ngërthyer te pesha e jashtëzakonshme e fjalës që të rrëzon në thellësi. Përsëri fjala rrëzim. Rrëzim është edhe triumfi vetë, duke krijuar një dimension dhe hapësirë, ku gjithçka është afër dhe larg. Do të doja të isha sot në Prishtinë pranë kësaj poezie të madhe, që i vjen letërsisë në gjuhën shqipe, si dhe pranë autorit të saj. Ndodhem në një qoshk të një zgjatimi tokësor euroaziatik që të bën të mendosh se një pasuri kaq e shumëllojshme njerëzish jeton në të njëjtën koordinatë tokësore jo vetëm prej dheu, por edhe prej trualli të sotëm poetik, ku poezia e Shaip Beqirit shpreh komplekset e europianit të sotëm. Gjendem edhe unë në Akuarium, Shaip Beqiri. Ju lutem lexojeni këtë poezi atje në Prishtine, për të dëgjuar se ku ndodhet sot çdo njeri i kësaj bote.


Shaip Beqiri

AKUARIUMI

Ti je deti im i trilluar 
Ndërmjet dy humnerave 
Të së njëjtës natë

S`e dëgjon hapin që afrohet 
As valën që po na braktis

E unë jam uji i zi 
I fshikës sate bredhëse 
Zbraztësia jote e tmerrshme

Ndërmjet dy heshtjeve të kaltra 
Ta vë gurin tim të fjalës

Jam i vetmi virus 
Që shumohet 
E s`shtohet 
Në natën tënde të kthjelltë

Ti gjëmon me zë të shterur 
Në këtë guaskë të tejdukshme 
Larg bregut tënd të gjallë

Po nga frika s`shërohesh dot 
Me ujin e Bjeshkave të Nemura

Kam dashur me të lënë vetëm 
Ndërmjet dy gjurmave të hapit 
Që të nxori fshehtas nga pylli 
Kur po hyje në ëndrrën time

Ti je det i fashitur 
Përfundi qiellit të arnuar

Uji yt i vdekur i verdhë 
Frymon me mushkëri të shqyer 
Në kraharorin e natës plot yj

Unë kam dashur me të lënë 
Në pyllin e dendur të hijeve

Përshëndetje të gjithëve nga Natasha Lako.

Më 21 Janar 2015


______________________________


Nga: Adem Gashi

NJË ITINERAR TRONDITËS POETIK

Shaip Beqiri: Hidra e mllefit / Hydra des Zorns, Limmat Verlag, 2014, Zürich

Në fakt këtë paraqitje e kisha ndërmend ta përqendroja te kryefigura gjuhësore e këtij vëllimi, tek oksimoroni, po duke e parë strukturimin e brendshëm të 45 poezive, në katër njësi, me një poezi uverturë e me një përmbyllëse; me tri poezi që kanë për tituj shenjën e kronosit (1981, 1989, 1998) e me sa të tjera që përmbajnë dëshminë e toposit ku janë krijuar (Kosovë, Shqipëri, Zvicër etj.) më erdhi më për mbarë të them se ky libër është një itinerar tronditës poetik. 
Duke e njohur që në krye të herës krijimtarinë letrare të Shaipit, madje edhe para botimit në nivel libri, mund të them se ai i ka ndenjur besnik me goxha fanatizëm verbit fillimtar. Po, do s’do ta pranojë ai, i ka marrë pak haraç edhe shkapërderdhja në gazetari e publicistikë. 
Prirja prej filigranisti në kompozimin e lirikës (dikur ai na e sillte atë në formë përsosmërie deri në numërim shkronjash të vargut me makinë mekanike shkrimi) është ruajtur në të gjithë librat e tij. Ç’është e vërteta, në “Hidrën e mllefit” e gjej pak më dorëlëshuar. Fundja, ky veprim s’është mani pedantërie, po pasion i gdhendjes së vargut. 
Pesë vëllimet e tij poetike në shqip, bashkë me këtë Hidrën dygjuhëshe, kanë tituj me togfjalësha: Fontana e etjeve, Flatrat e gjymta, Eklipsi i gjakut, Rekuiem për veten, Prangat e praruara, gjithnjë mbi bazën e oksimoronit. Shaipi kufirin latent ndërmjet metonimisë dhe metaforës thuaja e bën të paqenë. 
Po të rrumbullakos shifrën sipas parimit të matematikës më rezulton se ai sivjet mbush katër dekada të krijimtarisë poetike. Shaipi është poet i pastër sepse konceptin për poezinë thuaja e shenjtëron. Jeton me të e për të. Më duket se Pol Valeri ka thënë me një rast: punë e poetit nuk është trandja e tij poetike, por transmetimi i saj te lexuesi. Këtë transmetim Shaipi e bënë me mjete shumë të zgjedhura gjuhësore, me figura e trope nga më të larmishmet. Kjo që e zura ngoje më herët, bie fjala, oksimoroni, brendapërbrenda mban edhe mllefin e ironinë. Ç’është ky mllef akilian brenda qenies së këtij autori? Them se atij jeta i dha më shumë goditje e munxa, trysni e vurrata se sa ditë të lumtura. Shaipi rrallë qesh, rrallë buzëqesh. Edhe më rrallë e gjeni të tillë në vargje. Është i ngrysur, i rëndë sepse poezia e tij nuk ka narracion e fabul, nuk ka subjekt. Poezia e tij është gjendje (shpirtërore, mendimore, emotive, fizike). Çudi sa bukur e ka formuluar këtë Migjeni! Ngjarje pa lëvizje. Në këtë pikë jemi të njëmendjeje me Lankshin.
Shaipi sjell mëvetësi të dukshme me poezinë e tij. Ajo që i themi origjinalitet. Këtu ndahem një çikë me Hansin. Ndikimin e Vasko Popës nuk e gjej në atë masë sa thotë ai në lirikën e Kosovës, sikundër nuk i përjashtoj as nuancat e përngjasimit të Shaipit me të. Madje këtu ka një poezi përballëse me Popën, poezia Oshënari. 
Ky vëllim poetik na vjen edhe me një element që s’është i ri te Shaipi, por këtu sikur kulmon e bëhet këmbëngulës. Pavarësisht organizimit formal të strukturës poetike me katërvargësh, trevargësh e dyvargësh; pavarësisht se nganjëherë edhe rimon e mbushet aliteracion, në planin kuptimor sa funksionon si lirikë kompakte, poezia e tij mund të bëjë jetë edhe në njësi më të vogla, si strofat. Ato, po aq sa janë integrale brenda një lirike, mund të lexohen edhe si të mosvarme. Mund ta provoni këtë me cilëndo poezi të këtij vëllimi. 
Fjalësi (leksiku) i Shaipit në këtë libër është i begatë, madje shumë i begatë. Nganjëherë gjatë leximit të bëhet e pashmangshme konsulenca e fjalorit. Ai aktivizon fjalë të vjetra e të rralla të shqipes, idioma e krahinorizma që e nuancojnë bukur valerin poetik. Ja disa prej tyre: stukohej, rroshponjat, gopç, guzhma, gamuj, gorre, zhapëllima, zhargina e shumë e shumë të tjera. 
Kjo Hidra e mllefit mua më dëshmon edhe një fakt, një fakt të gëzueshëm: Gjeneratori krijues i Shaip Beqirit më vjen me potencial e tension si në ditët më të mira, pa lodhje metalesh (term i fizikës) e pa u ligur. Këtu marr dorë ta uroj me zemër vërsnikun tim, Shaip Beqirin.

Prishtinë, Janar 2015


______________________________


Nga: Sali Bytyçi

POET I BALADAVE MODERNE

Shaip Beqiri: Hidra e mllefit / Hydra des Zorns, Limmat Verlag, 2014, Zurich

Nëpër streha psherëtimash
Po ik duke u kthyer në një gur
Nën të cilin nuk rritet bari
As gjarpri s’fle kurrë 
(Gjyçi, f. 24)

Shaip Beqiri me kohë i ka krijuar shenjat letrare nga do të kalojë itinerari i poezisë së tij. Poezi e veçantë si me leksikun, me figuracionin, po edhe me sintaksën e saj. Nuk është vëllimore. 
Vëllimi me poezi të zgjedhura, shqip dhe gjermanisht, “Hidra e mllefit” i Shaip Beqirit, është i ndarë në katër cikle: “Purpuri i muzgut të mbramë”, “Endja galaktikave të dehura”, “Rekuiem gjakut të kukullave” dhe “Pëlhura në kryq të bardhë”. 
Librit i paraprin poezia “Zhapëllima”, e cila është një program letrar në vargje i poetit, poezia e të cilit është dhiatë e subjektit poetik, e krijuar “Me pika dyshimi të brejtur” (6). 
Në të tre ciklet e parë ka nga një poezi, të emërtuara me numra: “1981”, “1989” dhe “1998”, në të cilat shenjohen tri kohë – periudha dramatike të Kosovës: e para shenjon kohën e kryengritjes së rinisë së Kosovës kundër regjimit komunist jugosllav në fillimvitet ‘80; e dyta qëndresën kosovare ndaj degradimit të statusit të Kosovës në fundvitet ’80 dhe, e fundit, kohën e kryengritjes luftarake në fund të viteve ‘90, e cila i dha fund regjimit serb mbi Kosovën shqiptare. Në këto tri kohë jeton e përsiat subjekti lirik i poezive të Shaip Beqirit.
Poezitë e këtij libri, edhe pse janë të krijuara përgjatë më shumë se tri dekadash, pjesa më e madhe gjatë kohës që autori i saj kaloi në Perëndim, si me tematikën, ashtu edhe me gjuhën e veçantë, përbëjnë një tërësi poetike sikur të ishin shkruar me një frymë, e jo për decenie me radhë.


Këngëtimi baladisht fatit të njeriut të tij

Njeriu, si qenie fizike, lëviz në hapësira nga më të ndryshmet, ndërsa si qenie shpirtërore, edhe pse nuk është i penguar nga rrethanat e jashtme, lëviz në një hapësirë të paradestinuar për të. 
Në rastin konkret, si qenie fizike, ky njeri është autori i poezive të vëllimit poetik “Hidra e mllefit”, një qenie që lëviz nga atdheu i tij në Perëndim; si qenie shpirtërore, ai është subjekti lirik i këtij vëllimi, i cili kryesisht lëviz nëpër kujtesën e Unit të tij. Ndaj, në këto poezi, herë pikëtakohen autori dhe subjekti lirik, herë ndjekin rrugë të ndryshme: i pari lëviz në gjeografinë reale: Kosovë-Evropë Perëndimore; i dyti në të shkuarën, në mitin dhe realitetin e kësaj hapësire; nëpër pikëllimin, dëshpërimin, shpresat dhe përpjekjet për të mos u tretur në dhe të huaj. Lëvizja në një gjeografi të tillë poetike bën që nga vargjet të krijohen poezitë në të cilat, baladisht i këndohet fatit të njeriut, që detyrohet të lëshojë vendin e tij. Prej momentit që ky njeri largohet nga vendi i tij, ai fizikisht jeton atje ku ka arritur, po shpirtërisht vazhdon të sillet në vendin e lindjes, aty ku ka lënë çdo gjë të veten. Normalisht që, gjallimi në vendin e huaj assesi nuk përbën një jetë normale, po një jetë që është në kufijtë e absurdit:

Tash fikim fundçet e shpresave
Në pëllëmbat prej kristali 
(“Gjysmëbiseda” - Martin Camajt, f. 16)

Në poezitë e këtij vëllimi, poeti shkruan vargje për largimin nga atdheu, por edhe vargje për dëshirën dhe shpresën që, edhe i vdekur, të kthehet në vendin e tij. Mospajtimi me të qenët larg vendit të tij, kthehet në “material” për mekanizmin krijues të poetit, nga i cili shpërthejnë vargjet me kuptime të ngrysura ekzistenciale:

Ndonjëherë më jepet
Të kthehem në strehën time të parë
Të shoh të mbramin muzg duke rënë
Sipër muranës ku çdo gjë timen kam vënë
(Murana, f. 10)

Jeta në vend të huaj, shenjohet me sintagmën “në strehë të huaj”. Kjo hapësirë shenjohet herë si një mur që s’kalohet, herë si një breg nga i cili subjekti lirik do të largohet, megjithatë ai këtu vetëm si qenie fizike jeton.
Subjekti lirik i poezisë të Shaip Beqirit është subjekt që shtegton pandalur në kohë dhe hapësirë. Kjo lëvizje i ngjan udhëtimit “nëpër pyll nëpër natë” (f. 6), prandaj ai, vazhdimisht është në kërkim të një shtegdaljeje, e cila atë do ta shpinte “tutje këtij bregu”, në të cilin është i ngujuar (Amfibe, f. 100). Dhe, nëse në çdo shtegtim njeriu orientohet nga një objekt udhëndriçues, i cili e drejton për atje ku është nisur, subjekti lirik i kësaj poezie orientohet nga ylli i tij, i cili gjendet mbi realitetin zotërues. Por kjo ndodh vetëm në ëndërr, vetëm në ëndërr e kalon përtej hapësirës reale në të cilën jeton, vetëm në ëndërr kalon në “tjetër planet” (f. 20)
Gjeografia poetike në të cilën jeton subjekti lirik është “udhëkryq stuhish” (f. 84), “tokë e djegur” (f. 84), “fushë lulëkuqesh” (f. 84), “midis gërmadhave” (f. 104); ndërsa dheu i huaj për të është “arkivol i madh gjelbërimi”. Jeta e këtij subjekti më tepër kalon duke u endur në iluzione, sesa në realitet:

Prapë më ndjek udha
Gjarpër që del nga kulla
(Zhargina, f. 116)

Në këtë ikje poeti, i vetëdijshshëm për qenien e tij kombëtare, nuk mund të mos mendojë për Shqipërinë, për vendin amë, për shpresën e shqiptarëve se ajo do të bëjë diç për njerëzit e vet. Po Shqipëria nuk është vendi që i mbledh bijtë e saj të shpërndarë nëpër botë, sepse është kthyer në një ishull i cili bën monolog me veten: “U bëre ishull brenda vetes / Të ribëhesh duke u zhbërë gjithnjë”, ndërsa sa i përket historisë, shprehet se atë gjithnjë ia shkruan kopilët: “Historinë ta shkruan kopilët / E udha t’u mbyll në hanxharë” (Shqipëria, f. 62)
Po në këto përsiatje poeti hedh sytë pak më larg, pak më larg ishullit të quajtur Shqipëri, hedh sytë te Ballkani, i cili është i ndarë në kufij që ngjasojnë me majat e thikave dhe i cili është i mbushur me përrenj gjaku:

Kufinj
Gurë të ngulur si maja thikash
Përronj të ndërkryer gjaku
(Ballkani, f. 86)

Në një poezie tjetër shprehet absurditeti i një jete anormale, në të cilën subjektin lirik e vret absurditeti. Ndodh kjo në një rrugë në të cilën “jermërisht” njerëzit shkelin njëri-tjetrin. Fjala “padashur”, e përdorur në këtë poezi, shpreh ironinë, e cila në poezinë e Shaip Beqirit shkon krahas ligjërimit baladesk. Ironia dhe tonet baladeske janë gjithëpërfshirëse në poezinë e Shaip Beqirit:

Në ecjen tonë jermërisht
Duke shkelur padashur njëri tjetrin
Kapim miza dheu e flutura krahëshkruara
Dhe ua nxjerrim sytë me thonjtë tanë
Duke i lëshuar ndër orbita të tjera
(Gjahu përrallor, f. 118)

Poezitë në të cilat jepen momentet e largimit nga atdheu dhe ato në të cilat jepet jeta në mërgim, janë poezitë më të bukura dhe njëherësh më të dhimbshme të Shaip Beqirit. Këto poezi na e kujtojnë poezinë e poetëve të Rilindjes Kombëtare, si Ndre Mjeda e Gjergj Fishta, po na kujtojnë edhe baladat e poetit çam, Bilal Xhaferri:

Të mbetesha veç një gur
Një gur i vogël i lëmuar
Në bregun tënd prej rëre
Që e lëpin vala e madhe
Dhe një zog të bëhesha
Në johapësirën e ankthit tënd
(Nata e fundit në atdhe, f. 26)

Hapësira në poezinë e Shaip Beqirit jo rrallë shenjohet si johapësirë. Një rrënjë e lidh për tokën e tij subjektin lirik të poezisë së Shaip Beqirit. Humbja e hapësirës së vjetër, humbja e atdheut, nënkupton krijimin e një hapësire të re, ndërsa ferra shenjon hapësirën e lënë shkret. Koha është e armiqësuar nga njerëzit që iu ka rënë fati të jetojnë:

Ngadalë krijon hapësirë të re
Duke u përshkuar si krimbi
Nëpër kohën që na dëbon
(Therra në prag, f. 56)


Kudhër e përmbysur apo Mish i gjallë...

Subjekti lirik i poezisë së Shaip Beqirit, në fillim metaforizohet si “kudhër e përmbysur”, në të cilën farkëtohet fati i huaj, për të përfunduar në “mish të gjallë”. Sintagma “mish i gjallë”, duke u shkruar me disa ndryshime, e karakterizon më së miri subjektin lirik të poezisë së tij, por edhe të poezisë shqipe të viteve ’90, pra një zhveshje totale e tij: “zhveshje deri në asht”, “mish i gjallë” “i tëri mish i gjallë”. Po edhe mbyllja në vete ndodh si “mish i gjallë”, si një qenie që del jashtë lëkurës së saj:

Mish i gjallë
Dilnim nga lëkurat tona
Dhe ndryheshim në kullë
(Dytëshori, f. 36)

Subjekti lirik i poezisë së Shaip Beqirit jeton në mes të të kundërtave, në mes atdheut që e ka lënë pas dhe Perëndimit. Sjellje rreth vetes si përpjekje për ta ruajtur identitetin individual dhe kombëtar dhe si rezultat i kësaj përpjekjeje kthimi i tij në “mish të gjallë”. Edhe kur arrin të çlirohet nga ëndrrat, ai nuk mund të lirohet nga malli për atdheun e tij:

Po sillem rrotull vetes
I tëri mish i gjallë
Çmbrehur nga ëndrrat
Sall në mall mbërthyer
(Zhargina, f. 116)

Ky subjekt “mish i gjallë”, atdheun e vesh në vend të lëkurës, ose e vesh atë si këmishë të të çmendurit: “Të mvesha në vend të lëkurës / Këmishë të çmenduri të mbërtheva” (Nata e fundit në atdhe, f. 26). Më tej, jeta e tij kalon në iluzione dhe në mirazhe:

Papritur më regëtin një fije drite
Që më shpur matanë kulisave
Ku rrah çurgu lëbyrës i ditës
Me kujtimin ujor të kësaj bote
(Prapa kulisave të territ, f. 46)

Jeton me dyshimin për të ardhmen e vet, por edhe me shpresën se nuk do të tëhuajësohet në botë, nuk do të shkrihet në të, por do të qëndrojë në identitetin që e ka. Kapja për rrënjën, përpjekjet për të mos u tretur në këtë botë të trazuar, e mbajnë me shpresë në jetën e përditshme këtë subjekt lirik.
Poezia moderne është poezi e imazheve, po edhe e metamorfozave. Për t’i përballuar tëhuajësimit, subjekti lirik i poezisë së Shaip Beqirit shpëtimin e gjen te kthimi i tij në diçka të pandjeshme, në diçka që i bën ballë kohës - kthimi i tij në gur:

Nëpër streha psherëtimash
Po ik duke u kthyer në një gur
Nën të cilin nuk rritet bari
As gjarpri s’fle kurrë (f. 24)


Përfundim

Në vëllimin poetik “Hidra e mllefit”, të poetit Shaip Beqiri, ka mjaft poezi të cilat i regjistrohen në mendje lexuesit, vetvetiu, për të mbetur aty për një kohë të gjatë si kujtesë e një kohe me ngritje e rënie të mëdha, me përpjekje e dështime të vazhdueshme, me iluzione e deziluzione të shumta. 
Subjekti lirik i poezive të Shaip Beqirit është ai i poezisë së sotme shqipe të viteve ’90. Ai është një njeri i zhveshur nga gjithçka, por në të njëjtën kohë në kërkim të gjithçkaje që i është marrë, në kërkim të “veshjes” së tij, të qeniesimit të tij në kohë dhe hapësirë. Ai është një njeri që shkon drejt hanxharit (Xhelati im i ngopur, f. 90). Njeri që jeton në mes ëndrrave e mallit, në mes dyshimeve dhe besnikërisë, në mes Atdheut e Perëndimit, në mes dritës dhe errësirës, ndërmjet rrufeve e fjalës, udhëtim nëpër kurthet që i ngrehen nga të tjerët, 
Të kundërtat, në mes të të cilave jeton ky subjekti lirik i poezive të vëllimit poetik “Hidra e mllefit”, në rrafshin formal janë të shprehura përmes paralelizmave opozicionalë, ndërsa në atë përmbajtësor përmes tingujve baladeskë, të shoqëruar me ironi. Ndërsa vetë poezia e tij është poezi e imazhit surrealist, sepse subjekti i cili është bartës i frymës së saj jeton në një realitet i cili duke u shprishur i humbet format reale, duke u kthyer kështu në një pamje surreale. Pra, gjithë ajo që shprishet para syve të këtij subjekti lirik, merr pamje fantastike në vargjet e poetit Shaip Beqiri, pamje poetike, në të cilat krijohet një botë sa surreale, aq edhe baladore, duke e ruajtur kështu imazhin autokton të surreales.

Prishtinë, Janar 2015


______________________________


Nga: Bujar Salihu

RRUFEJA POETIKE E MLLEFIT

Shaip Beqiri: Hidra e mllefit / Hydra des Zorns, Limmat Verlag, 2014, Zürich

Ky libër nuk është i imi
As i dhembjeve të huaja

Pa dyshimin më të vogël, këtë libër e lexova si librin tim të pashkruar; pa ashtu pa asnjë mëdyshje në këtë liber i takova edhe të gjitha dhembjet e mia, sepse ky libër më kujtoi zhapëllimat, sidomos ato të stinës së gjetheve të rëna, sepse ky është libër i rënë nga dega e thyer e mllefit, është përfundimisht i dhembjeve të mia të mira, sepse prapë më ndjek udha dhe ai gjarpri që del nga kulla. 
Ky është libri i flatrave të shogura të fjalës prapa një bjeshke të madhe, aty ku mbaron edhe rrëfimi i përrallës, një udhëpërshkrim i rëndë dhe i mundimshëm, që të gjithë e kemi të freskët; një libër sikur të ishte shkruar në faqet e bardha të një guri të moçëm, sikur të ishte shkruar pikërisht mbrëmë...
Hidra e mllefit është ndërthurur në katër cikle: "Purpuri i muzgut të mbramë", "Endja galaktikave të dehura", "Rekuiem gjakut të kukullave" dhe "Pëlhura në kryq të bardhë". Nuk është e rastësishme që tri ciklet e para përmbyllen me nga një poezi që titull kanë vitet e vlimeve të mëdha, 1981, 1989 dhe 1998.
Na u desh një lexim i kujdesshëm për të parë se që të tria këto poezi kanë një lidhje organike të qëllimshme, apo thënë ndryshe janë vazhdim i njëra tjetrës. Kjo hetohet sidomos me faktin që vargu i fundit i poezisë së parë është vargu i parë i poezisë së dytë dhe vargu i fundit i poezisë së dytë është vargu i parë i poezisë së tretë, gjë që analogjikisht del se ’98-ta ishte vazhdim i ’89-es sikurse që edhe ’89-ta ishte vazhdim i ’81-es.
Kjo më së miri mund të ilustrohet me vargjet:

I çel udhë pranverës drejt zemrës sime
Flatër e ndezur gjak duke kulluar
Mbi shtatë shtylla vdekjesh

Tek parafrazimi i mësipërm kemi tri vargje që i shkëputëm nga tri poezitë emblematike të këtij libri. Siç vërejmë këtu poeti ka ndërtuar rrëfimin e tij momumental, si ligjërim poetik në njërën anë dhe si refleksion historiko-social në anën tjetër, me një drejtpeshim të kujdesshëm, të denjë dhe faktik… Një shembull i mirë që na kujton teorinë e Aristotelit për raportin në mes të historisë dhe letërsisë, të poezisë në këtë rast.

Cikli i parë "Purpuri i muzgut të mbramë" fillon me poezinë "Ritmi e asgjë" ku Beqiri konstaton se erdhi koha të hyjmë në lëkurën e njëri tjetrit, të zhvishemi deri në asht, në sytë e njëri tjetrit të shikohemi thellë, si në një pasqyrë të thyer… Pra që në fillim kemi një thirrje realiste që himnizon dashurinë, një fillim të ri, gdhirje të re me dritare të hapur, e që papritur në fund kemi një thirrje sa metaforike po aq edhe dramatike:

Koha është të vdesim moj
Ende pa jetuar
(Ritmi e asgjë, f. 12, 14)

Ciklin e dytë „Endje galaktikave të dehura“ e dominojnë poezitë e temave të mëdha, siç janë: „Flamuri“, „Kosova“, „Shqipëria“ poezia për Drinin e ndonjë tjetër, të cilat, siç thamë, jo vetëm që janë tema të mëdha por edhe janë realizime monumentale, të rralla e të veçanta në letërsinë shqipe:

Mes dy dhembjeve të mia
Çeli trëndafili yt i zi

(Shqipëria, f. 62 )

apo:

E kisha edhe një flamur
Që e mbaja në gjysmështizë

(Flamuri, f. 58)

Besoj se citimet e mësipërme shpalosin përmasat e thella të dramës së madhe kombërare nëpër të cilat kaluam…
Gati të gjitha poezitë e këtij cikli kanë veçantitë e veta jo vetëm të natyrës gjuhësore e stilistike, por edhe tematike, përderisa Gjysmëbiseda“ dhe „Dytëshori“ kanë një ngjashmëri tematike, edhe pse tek e para kemi një bisedë imagijnare, por tejet të ndjerë që korrespondon jashtëzakonisht mirë edhe me fatin e heroit lirik (Martin Camaj) në këtë poezi dhe anatemimin e tij:

Sharrëxhinj po të ishim
Ditës do t’ia prenim gjunjtë
Diku thellë në pyllin e hijeve

(Gjysmëbiseda, f. 34)

Në ciklin e tretë kemi një grindje metaforike me antiheroin, me atë që është vënë në djegie të së vërtetës, në beteja të përgjakshme mes gurëve të vendosur si maja thikash, në vënie mburojash nga ajo lukunia e tërbuar e ujqve të stepës:

Në të njëjtën pjatë shqyenim
Mishin e gjallë të jetës
Për fitoret e vdekjes

(Xhelati im i ngopur, f. 90)

Në ciklin e fundit të titulluar „Pëlhura në kryq të bardhë“, tek e cila figurativisht na përftyrohet flamuri zviceran, pra Zvicra, ku tani e njëzet vjet autori jeton e krijon, është mbase pjesa më e mllefshme e librit; Zvicra, ky vend i mrekullive, nuk është tjetër përveç një cengë që i lidh gojën autorit të saj të gjallë. Zvicra del të jetë një dritë e humbur, një fatamorganë... Gati të gjitha poezitë e këtij cikli janë shkruar në pëlhurën me kryq të bardhë, duke ia bërë edhe varrin të bardhë…

Nëse do të duhej të përfytyronim një libër me bukuri të rralla artistike, të cilët i hasim relativisht rallë, do të thosha se „Hidra e mllefit“ jo vetëm që është një befasi e këndshme, por ajo para së gjithash është një mësim i mirë jo vetëm për ata që lexojnë poezi, por edhe për ata që e shkruajnë atë. Këtë libër e karakterizon një ligjërim shumë i veçantë, skajshmërisht origjinal, me një thellësi meditative, me gjerërsi tematike e saktësi poetike të rralla, diçka që në qasje herë të kujton Fishtën e herë Lasgushin; një libër që rri shumë pranë dy librave poetikë më të bukur e më të realizuar në poezinë bashkëkohëse të krijuar në letërsinë shqipe në Kosovë: „Lum Lumi“ i Ali Podrimjes dhe „Lirikë me shi“ i Azem Shkrelit.
Por, çka në të vërtetë e karakterizon poezinë e Shaip Beqirit? Janë disa veçanti të saj që dua t`i shtroj në vazhdim:


1. Gjuha poetike

Gjuha që ka zgjedhur Beqiri, apo më saktë thënë, gjuha që ka krijuar në poezinë e tij ky poet, është një gjuhë e kulluar me kujdesin dhe përkushtimin më të madh krijues. Ajo të lë përshtypjen e një poezie të përkryer në rrafshin gjuhësor, e tillë siç e kishte cilësuar me kohë Ibrahim Rugova: „Poezi e disiplinës së saktësisë poetike dhe logjike, që ndryshe mund edhe të cilësohet si harmoni e mirë midis saktësisë poetike dhe imagjinatës racionale“. Pra, është një gjuhë estetikisht ekselente, me shumësi koloriteti imagjinativ, me çka është e mundshme të përshkruhen edhe gjëra të cilat në dukje janë të papërshkueshme; u kuptuam se kjo arrihet falë një gjuhe interpretative, një vokabulari të rrallë e shumë të pasur të poezisë së Shaip Beqirit.

Në grahmën time urdhrin e dhashë me një rrufe 
Dhe midis dy gurëve të padukshëm rashë përdhe

(Nemitja, f. 108)


2. Stili

Identifikueshmëria stilistike e Beqirit është tashmë e njohur në letrat shqipe falë homogjenitetit të tij krijues. Pavarësisht se çfarë teme trajton në poezinë e vet, gjithnjë kemi të bëjmë me besnikëri stilistike jo vetëm të individualitetit krijues, të origjinalitetit të tij krijues, por edhe të përpikshmërisë teorike-stilistike. Pra rrafshin stilistik Beqiri e ka zotëruar përmes një lirizmi deri në himnizim, dhe kjo vërehet që nga poezia e parë e deri tek ajo e fundit e librit, pa lejuar as më të voglën rrëshqitje.


3.Vlerat e përbotshme apo perlat letrare

Po qe se flasim për vlerat letrare të këtij libri poetik, mbase fare lehtë mund të konkludojmë se Shaip Beqiri ka arritur që diskursin e vet letrar ta shfaqë suksesshëm në arenën e madhe të letrave:

Oh 
Të mbetesha veç një gur 
Një gur i vogël i lëmuar 
Në bregun tënd prej rëre 
Që e lëpin vala e madhe

(Nata e fundit në atdhe, f. 26, 28)

Vargjet që cituam më lart mbase dëshmojnë për vlera të papërsëritshme, unike që në vete bartin mllefin e madh, por më parë janë një qortim vetvetes. Kjo poezi si e tillë mbase është përshkrimi më i mirë i mundshëm i ndjenjës së rëndë të çdonjërit që ka bërë natën e fundit në atdhe. Poezitë si kjo janë të rralla dhe gati të papërsëritshme. Personalisht atë do ta konsideroja si poezinë më të realizuar që kam lexuar ndonjëherë për plagën e madhe të mërgimit. Por poezi të tilla në këtë libër kemi shumë dhe, për kënaqësinë tonë, do doja që në vazhdim të shkëpus edhe dy momente të tjara që gjithashtu na dalin të jenë në majat poetike të letrave shqipe:

Ndonjëherë më jepet
Të kthehem nën strehën time të parë
Të shoh të mbramin muzg duke rënë 
Sipër muranës ku çdo gjë timen kam vënë

(Murana, f. 22)

Janë këto vargjet që shprehin aktin tjetër të dramës shpirtërore, por tani nga bregu tjetër, pas asaj që, siç do thoshte poeti, tani që këmësha e mërgimit ngadalë po ia nxë frymën dhe kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një gjendeje e pashpresë, plot mllef:

Vetëm njërën e bart me vete
Edhe kur e zhvesh këmishën e lëkurën
Ajo do të gjëllijë në mua edhe pasi të më ndalet fryma

(Murana, f. 22)



4.Tema dhe mesazhi poetik

Janë të shumta e të nduarndurta temat që ka trajtuar Shaip Beqiri në këtë libër: aty ka konstatime të rënda, dialogë të vështirë, kujtime të plagosura, rënkime të thella, thirrje, përshkrime të përkryera të plagëve që nuk po mbyllen, kërkim rrugëdaljesh, monologë netësh të gjata në pritje të dritës që po vonohet... Dhe të gjitha këto ai i gdhend me një mjeshtëri gjuhe metaforike dhe me gjetje të përsosur idiomatike.

Në jetën time të thyeshme
Përnatë kapërcej pragun e ëndrrës
Dhe dal në tjetër planet

(Balasti, f. 20)


5. Përfundim

Është fat i mirë që „Hidra e mllefit“, falë përkthimit brilant të Hans-Joachim Lanksch, pa dritën e botimit edhe në gjuhën gjermane.
Hidra e mllefit është kufoma e gjallë e mllefit tonë të papërfunduar!

Zürich, 25.10.2014

Samstag, 13. Mai 2017

Nјë laptop për Radio LIRIA

Nga Unioni i Shoqatave Shqiptare për Austri të Epërme


Radio LIRIA, si çdo radio tjetër në fillim të punës së saj, ka pasur dhe vazhdon të ketë mungesë të mjeteve të nevojshme teknike për transmetim normal e pa probleme. Në Studion qëndrore të kësaj radio është filluar puna me një laptop privat  të blerë para katër vitesh dhe me një kompjuter shtepiak të huazuar qe është më se 10 vjet i vjeter.
Тë vetmet gjera që i ka të reja dhe që janë blerë me mjete vetjake janë këto: minikonzola e pultit të transmetimit, mikrofonet e lirë, kabllot dhe disqet për arkivimin e materialeve për transmetim dhe përforcuesi i internetit. 

Përkunder kushteve të vështira dhe falë vullnetit, kjo radio që në fillim ka dëshmuar se mund të bëj punë të mira për çka janë bindur edhe dëgjuesit saj. Janë krijuar edhe tri studio tjera të kësaj radio. Është krijuar stdudio në Tirane që udhëhiqet nga poetja e nderuar Alketa Maksuti Beqari. Ështe krijuar studio në Frankfurt të Gjermanisë e cila udhëheqet nga gazetari, publicisti dhe letrari Miftar Dragidella. Ështe në krijim e siper edhe studio në Suedi që do të udhehiqet nga gazetari dhe shkrimtari i njohur Rizah Sheqiri. Dhe, janë duke u bërë përpjekje edhe për krijimin e disa sstudiove tjera. Por përkunder vullnetit dhe dëshirës, mungesa e mjeteve të nevojshme teknike të punës, e bën të pa mundur realizimin e synimeve që i ka Radio Liria dhe stafi i saj.

Radio LIRIA është radio e re dhe nuk ka donacione, ashtu si i kane radiot tjera simotra. Ajo ka nevojë për gjera më elementare. Për shembull, studio qendrore ka nevojë për një kompjuter të ri shtëpiak, ka nevojë për një miksetë profesionale, ka nevojë për dy mikrofona profesional për pultin e transmetimit, ka nevojë për një diktafon profesional për bërjen e bisedave apo intervistave,

Edhe tri studiot tjera të krijuara ne Tiranë, Gjermani dhe Suedi, për të berë punën e tyret, duhet të kenë së paku nga një minimiksete, nga një mikrofon dhe degjojset; duke llogaritur se do të punojne fillimisht me laptopet apo kompjuteret e tyre përsonal. Kostoja për blerjen e gjerave më elementare për funksionimin si duhet të një studio, jashte studios qëndrore, e arrine shumën 400-500 Euro. Kjo do të thotë se për funksionimin normal të tri studiove alternative, jashtë nevojave që ka studio qëndrore, kërkohet një investim prej 1500 euro; shumë kjo e pa përballueshme për një radio që është në fillim të punës së saj.

Fillimisht, theleuesi ka investuar mbi 2000 Euro mjete vetjake. Mëpastaj, veprimtari i shquar dhe kryetari i Shoqates “Selina” z. Fehmi Spahiu e ka ndimuar themelimin kësaj radio me 600 Euro, duke ia paguar ato vet firmës që përkujdeset për serverin e Radio Lirisë. Njëherësh, duhet cekur se z. Fehmi Spahiu, dërgimi i mjeteve të pronari i firmës që bën mirëmbajtjën e serverit, i ka kushtuar edhe 30 Euro shtesë.

Duke qenë të informuar për kushtet në të cilat radio e ka filluar punën dhe për përpjekjet që është duke bërë stafi i saj, Unioni i Shqatave Shqiptare për Austri të Epërme kishte marrur vendim për ta ndihmuar Radio Lirinë. Keshtu, ata e blenë dhe ia dhuruan Radio Lirisë një laptop të ri në vlerë 399.99 Euro.

Kësisoj, dje më 13. 05. 2017, sekletari i këtij Unioni z. Imer Aliu bashkë më dy anëtarë të kryesisë, z. Fehmi Spahiu dhe z. Besart Ramabaja, ia dorzuan zyrtarisht laptopin kryeredaktorit të Radio LIRIA, z. Haxhi Muhaxheri.

Ndaj, falënderime të përzemërta për Uninonin e Shoqatave Shqiptare për Austri të Epërme, për të gjithë anëtarët e vyer të këtij Unioni dhe mbarësi në veprimtarinë e tyre fisnike!

Stafi i Radio LIRIA

14. 05. 2017 

Montag, 8. Mai 2017

Aziz Ndreu, rapsodi që i jepte shpirt këngës folklorike.

(1928-2000)

Aziz Ndreu është njëri nga rapsodët emblematikë të kombit tonë, emri i Aziz Ndreut qëndron në radhët e të parëve me Tom Nikollën, Dervish Shaqën, Frrok Haxhinë, Sali Manin, Feride Kurtin, Fatime Sokolin, Dava Gjergjin, Drane Gegën e shumë të tjerë.

Haziz Ndreu kishte origjinë prej një familje me tradita të rezistencës kombëtare, por edhe me traditë në këndimin e këngëve të trimërisë. Në saje të angazhimit dhe talentit që kishte derdhur në këndimin e këngëve dhe interpretimin e shkëlqyer me çifteli, Aziz Ndreu ishte shpallur “Artist i merituar”. Në moshë të re është angazhuar si këngëtar popullor në Shtëpinë e Kulturës, në Peshkopi. Ka qenë i afirmuar si këngëtar popullor në nivel kombëtar. Ka marrë pjesë në Festivalin e këngës, muzikës dhe valles në Tiranë më 25-27 nëntor të vitit 1959, ku vlerësohet me çmimin e lartë, “Rapsod popullor”. Pas kësaj, merr pjesë rregullisht në të gjitha festivalet folklorike të Gjirokastrës dhe në Festivalin e këngës popullore të Beratit, në vitin 1995.

Këngët e rapsodit dibran, Aziz Ndreu janë të veçanta në shumë segmente krijuese dhe interpretuese. Për dallim nga rapsodët e tjerë që kanë krijuar e kënduar dhjetra e qindra këngë, albumi i këngëve të tij duket modest, por origjininaliteti i këngës së tij është tej mase i veçantë, qoftë me zërin burrëror, të lindur apo të trashëguar, qoftë me përzgjedhjen e këngëve, meqë ai ka kënduar vetëm këngë historike dhe këngë trimërie, qoftë me melodinë dhe kompozimin e shquar artistik, qoftë me mënyrën arkaike të të kënduarit, qoftë me forcën e brendshme shpirtërore, mobilizuese, që iu ka dhënë këngëve.

Aziz Ndreu nuk ka kënduar shumë këngë, por të gjitha këngët e tij janë antologjike, të gjitha këngët e tij janë këngë të krenarisë kombëtare, këngë që kurrë nuk harrohen, kurrë nuk vjetërohen. Sapo ta dëgjosh këngën e Hajredin Pashës, pavarësisht se kush e këndon dhe pavarësisht sa mundohet ta këndojë mirë e më mirë, nuk ka si të mos kujtohet origjinali, të cilit askush deri sot nuk iu ka afruar.
Në këtë këngë ai ka bërë bashkë zërat kushtrimtarë si uraganë të ndezur flakë të Lumës e Dibrës, zërimin mobilizues të masave të revoltuara shqiptare kundër mbretit të Turqisë, ka intonuar zërin më të fuqishëm të mundshëm të kushtrimit të furisë kryengritëse, të ndeshjeve për jetë a vdekje, zërin e ngadhënjimit çlirimtar, në anën tjetër ka segmentuar edhe zërin e qyqes, të pashait, i cili vajton fatin e zi, vajton atin e ushtarët, derisa përmes zërit të malësorëve dibranë i bëhet me dije pashait se Dibra nuk është Selanëjk e as Përlep, por është një termopile e Shqipërisë, e cila u la në gjak vjet për vjet, por kurrë nuk u mposht dhe kurrë nuk u shua.

Heroizmi me të cilin e përthekon strukturën e këngës, Aziz Ndreu, pastaj forca mobilizuese me të cilën e mban gjallë nga fjala në fjalë, nga rreshti në rresht, nga strofa në strofë, krijojnë tërësinë emblemë të këngës, e cila jeton përgjithmonë, meqë edhe është krijuar për të qenë një këngë e tillë, një këngë e përjetshme që ka vulosur në kujtesën e kombit vetëm njërën prej 400 betejave të Shqipërisë kundër Perandorisë më të madhe të botës, kundër Perandorisë osmane.

Ritmi dhe gradacioni artistik i kësaj kënge të sjell në kujtesë hapërimin e kalorësve që shkojnë drejt vdjekjes, sjellin në kujtesë kushtrimin e mobilizimin popullor, për të mos lejuar ushtrinë pushtuese t’i shkel trojet, sa e sa herë të lara me gjakun e trimave dhe trimëreshave.

Këngëtari popullor, po me të njëjtën mënyrë këndimi qësendis edhe pashanë turk, i cili pendohet për ndërmarrjen luftarake, duke përjetuar thellë humbjen drastike e tragjike në fushë të betejës, atje ku kishte hapur varre për ushtarët e tij, atje ku ushtria e tij ishte bërë mish për korba dhe kishte mbetur nëpër llogore, në Grykë të Radikës, atje ku i kishte mbetur tërë ordia. Rapsodi nuk i qesëndis as i lëndon ushtarët e mjerë, që i kishin bërë mish për top. Ai, dhembjen për ta e shpreh përmes gojës së pashait, i cili vajton fatin e vet të zi, por edhe humbjen e qindëra ushtarëve.

Kjo këngë epike-heroike, përveç forcës mobilizuese, ka edhe një melododi mahnitëse që të rrëmben si një forcë magnetike, duke të mbërthyer në botën e heroikes dhe tragjikes, duke të sjellë në kujtesë dhembjen bashkë me krenarinë.

Aziz Ndreu me pietet të këngëtarit kushtrimtar i ka kënduar edhe kryetrimit të Lumës e të Shqipërisë, luftëtarit të përkushtuar Elez Isufi, i cili “në malet e Lurës dhe të Korabit, fushën e mbushi me shapka të krajlit”.

Në këtë këngë historike i këndon bëmave të dy komandantëve popullorë, Elez Isufi dhe Isuf Xhelili, të cilët me malësorët dibranë e lumjanë u dolën para hordhive serbe e ruse, që po depërtonin nëpër malet e Shqipërisë, me qëllim për ta pushtuar e për ta shfarosur gjatë kohës së Luftërave Ballkanike. Edhe pse ishte një luftë krejt e pabarabartë, lumjanët e dibranët luftuan ashtu sikur spartanët dikur, meqë kishin Elez Isufin e Isuf Xhelilin

Ka punuar me zell në fushën e historisë, ku ka dhënë kontribut të vyer në mbledhjen e të dhënave gojore e dokumentare për ngjarje të rëndësishme të luftërave popullore e figurative atdhetare me të cilat ka referuar në sesione shkencore e simpoziume brenda dhe jashtë vendit.
___________
Teksti është marrur nga teksteshqip,com
Titulli është i Redaksisë së Radio LIRIA