Sonte në Radio Liria, nga ora 22:00 deri në mesnatë, do të prezantohen letrarët z. Musa Jupolli dhe z. Mentor Thaqi.
Musa Jupolli
Musa Jupolli lindi më 7 qershor 1955 në fshatin Alban (Shajkofc), Podujevë. Kreu studimet Letërsi Shqiptare në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1984 jeton në Paris. Është themelues i Shoqatës "Albakos", e para
shoqatë shqiptare në FIDH. Më 1985 takohet me I.Rugova në Paris dhe bisedon për çështjen e njohjes ndërko-mbëtare të luftës për pavarësinë e Kosovës.
Takimi me Kadare-n daton nga viti1987 në Paris. Më 1989 antar i Byrosë në Koferencën e Helsinkut (Kleber-Sorbonne)
Më 1990 me Antoine Garapon (profesor magjistrature në studimet e larta në
Paris) dhe me Olivier Mongin (filozof dhe drejtor i Revistës ESPRIT) themelojnë
Komitetin e Kosovës.
Mbanë shumë takime dhe konferenca në Francë, Belgjikë, Itali, Danimarkë e
gjetiu për çështjen e Kosovës dhe kulturës shqiptare. Takohet tri herë me Jacues Chirac, ish kryetar i Francës.
Në vitin 1999 kthehet për herë të parë në Kosovë dhe ishte musafir i Bernard
Kouchner me të cilin njihet që nga viti 1988.
Ka botuar shumë artikuj dhe intervista në shtypin shqiptar dhe francez.
Është nënkryetar i Lidhjës së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë
Më 1994 është iniciues i librit "Çështja e Kosovës" I. Rugova (Fayard) në Paris.
Botime nga ky autor:
- Më 2001 botoi librin " Le gardien de chevaux" (Michalon) në Paris.
- Më 2002 nxjerr një cikël të poezive në " Voix d'Encre"
- Më 2008 botoi romanin " Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve"
- (Faik Konica) Prishtinë.
- Më 2009 botoi librin DITAR (Faik Konica) Prishtinë.
- Më 2010 botoi romanin " 99 " (Faik Konica) Prishtinë.
- Më 2011 botoi " Kosovë p(R)ozë e gjatë...(poezi ) (Faik Konica ) Prishtinë
- Më 2012 --Pesë Degë Trungun Thërrasin..." : Cikël të poezive",Marin Barleti", Tiranë
- Më 2012 botoi "Poemë n' Udhëtim" (poezi) Rugova Art , Prishtinë
- Më 2014 (M. Jupolli & M. Thaqi) Tokë Arbërore, Prishtinë
- Më 2014 (M. Jupolli & M. Thaqi) Vargje n'Udhëtim, Z. Serembe, Prishtinë
- Më 2015 ( M. Jupolli & M. Thaqi ), F. Konica «Çamëria në vargje t'mia», Prishtinë
- Më 2015 botoi romanin « Elioni e Afrodita », Faik Konica, Prishtinë
- Më 2015 Botoi librin «… me Kadarenë», Faik Konica, Prishtinë
Poezia e Musa Jupollit është e pranishme edhe në shumë albume poetike.
. . .
Mentor Thaqi
Mentor Thaqi u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 08 Qershor 1965. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm (Gjimnazin) i kreu në Deçan. Ka studiuar ekonominë në UP. Që nga viti 1989 jeton dhe vepron në mërgim, kryesisht në Gjermani. Me shkrime merret që nga rinia shkollore, në fillim botoi në revistat dhe gazetat e kohës: Zani i rinisë (tevona Zëri i rinisë), Fjala, Shkëndia, Thumbi, Bota e Re, Bota sot etj.
Botime nga ky autor:
"Rrënjët", poezi, SHB ADA, Tiranë 2011,
"Pesë degë trungun thërrasin", poezi, bashkautor, SHB Marin Barleti, Tiranë 2012,
"Rrjedhat e kristalta", poezi, SHB Focus, Prishtinë 2012, bashkautor,
"Tokë Arbërore 1", poezi, bashkë me Musa Jupollin, SHB Olymp, Prishtinë 2014,
"Tokë Arbërore 2", poezi, bashkë me Musa Jupollin, SHB Zef Serembe, Prishtinë 2014,
"Çamëria në vargjet e mia", poezi, SHB Faik Konica, Prishtinë 2015.
Bashkëpjesëmarrës në disa përmbledhje poezishë (antologjishë):
"Një shekull dritë", "Bekim për Bekimin", "Trinomi i Lirisë", "Flakadani i Lirisë", "Puhizë përmbi Koshare", "Antologji për çlirimtarët, A. F. dhe I. K.", ...!
Në parabotim (të dorëshkruara dhe përfunduara):
"Lis me Plis", poezi, "Sandraqa jote", tregime, "Bukë e brumne", tregime, dhe tri përmbledhje tjera me poezi ...!
Autor i dhjetëra tekste këngësh të realizuara (kënduara). Punon dhe vepron në Gjermani. Veprimtar në shërbim të Çështjes Kombëtare mbi tri dekada.
Momentalisht është në Kryesinë e LKSHM (Sekretar Organizativ-Administrativ) dhe në Kryesinë e LSHAKSHGJ (më heret ishte Nënkryetar).
Radio mund të dëgjoni në këto adresa:
http://radioliria.com
http://liria.radio.de
http://liria.radio.at
http://liria.radio.it
http://liria.radio.se
http://liria.radio.dk
http://liria.radio.net etj
Skype: Radio Liria (live:radioliria) & E-mail: radioliria@hotmail.com
Tel. & Viber & WhatsApp +43 664 374 9040
Ju mirëpresim!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen