Samstag, 18. Februar 2017

Midis jetës e vdekjes dhe heroikes

Dr. Nehat Baftiun
Bisedë me Dr. Nehat Baftiun, mjek dhe anastezolog në radhët e UҪK-së

Nga: Rrahim Sadiku

Që me zhvillimin e betejave të para në Drenicë, jam angazhuar në Spitalin Ushtarak të Likovcit, në të cilin kam kryer shërbime ësore më të ndryshmet për pacientët e shumtë që kishin nevojkë për kujdes mjekësor në ato rrethana, po kryesisht si anastezolog. Atë ditë që arrita në këtë spital, i ftuar nga mjeku-kirurg Dr. Fadil Beka, kam ndihmuar të plagosurin e parë të luftës, me të cilin jam takuar drejtpërdrejt, e ai ka qenë Mujë Krasniqi - Kapuҫi. Pasi e kishte gjendjen shumë të rëndë, edhe dy herë të tjera kam shkuar për të ndihmuar mjekimin e tij. Por, ishte kohë kur plagosje e sëmundje shtoheshin nga të gjitha anët dhe më duhej të shkoja sa aty e sa atje. Gjithnjë duke mbajtur lidhje me spitalet ushtarake t UҪK-së. Kam shkuar edhe një herë në një espeditë kirurgjike të paharrueshme, kur Dr. Fadil Beka më ka ftuar të paraqitesha urgjent te ai, pas Betejës së Kijevës, në të cilën kishte shumë të plagosur, ndër të cilët mbaj mend se jam kujdesur për Gasper Lacin – Gasprin, i cili kishte në trup të panumërta plagë, pothuaj nuk kishte pjesë të trupit pa u prekur nga plumbat (unë ia kam numëruar 27 plagë), të cilave arriti t’u bënte vallë dhe ka vdekur disa vite pas mbarimit të luftës.

Kam marrë pjesë edhe në operime të tjera të të plagosurëve, nga vise të ndryshme, derisa filloi punën Spitali Ushtarak i Zonës Operative të Neredimës, me seli në Mollopolc të Shtimes. Edhe pse nevoja më ka shtyrë të paraqitesha në shumë vende, ku kishte nevojë për mua, deri në fund të luftës kam qenë aktivisht i lidhur me këtë spital dhe me të plagosurit që shëroheshin aty. Pasi ishim gjithnjë të rrethuar nga forcat serbe, ne krijuam edhe një ambient më të sigurtë për të plagosurit tanë, në Shpellën e Topillës, që ishte shumë e vështirë për t’u marrë nga armiku e ku në fillim kemi vendosur 24 pacientët e parë. Por, pa shkuar shumë kohë aty i kishim të vendosur 65 të plagosur nga Ferizaj, Shtimja, Theransa e Malisheva e vise të tjera. Kurse nga fundi i luftës në këtë shpellë ishin të shtrirë edhe 99 të plagosur të tjerë, të ardhur nga Zonat Operative e Drenicë dhe nga Zona Operative e Pashtrikut. Kishim edhe një degë të Spitalit në fshatin Devetak, ku kishim dërguar disa nga të plagosurit që duhej të kishin regjim të domosdoshëm shtrati dhe këtë e kemi bërë që siguria për shëndetin dhe jetën e tyre të ishte më e madhe.

Duhet përmendur se në spitalin tonë nuk kishte mjaft kirurg të lëmive përkatëse, që do të kryenin operime sipas plagëve që merrnin të plagosurit, kurse mjekë të mjekësisë familjare kishte mjaft dhe ata ishin shumë të përkushtuar dhe punonin nëpër punktet që kishim hapur në ҫdo vend, ku ishte e nevojshme.

Prej rasteve më të rënda që kam trajtuar ka qenë ai i komandant Tamulit, i cili pastaj edhe vdiq nga plagët, sepse i kishte të këputura duart e këmbët dhe nga kjo kishte edhe humbje të madhe të gjakut. Sado u munduam, ai e pati të pamundur të rifillonte si duhet aktivitetet jetësore dhe ndërroi jetë në duart tona. K emi pasur shumë raste të paharrueshme, tejet të rënda, me disa që kanë rënë dëshmorë, por edhe me të tjerë që kanë shpëtuar e kanë vazhduar jetën, pas vuajtjeve e përballjeve me vdekjen, që shpesh, nga aspekti mjekësor, dukej e duhet edhe sot e pamundshme. Të këtilla janë rasti i Fadil Shurdhës, ai i Agim Bytyqit, i Ylber Selmanit, i Shaban Ademjt, i Xhevdet Bilincit, i Luljeta Tafollit, i Sokol Isufit, i Bekim Ukzmajlit, i Naser Goniqit, i Sejdi Sejdiut, i Agron Bllacës, i Sokol Gashit, i Fehmi Kelmendit, i një djali të ri nga Priztreni e shumë raste të tjera. Rast i veҫantë, për mua dhe për të gjithë ata që u morën me rastin, ishte ai i Agron Bllacës nga Fushtica e Ulët, i cili kishte një plagë të gjërë në abdomen dhe organet e brendshme i kishte tejet të dëmtuara. Nuk kishim kushte të duhura për një operim të atillë, por nuk kishim zgjedhje tjetër. Jemi angazhuar i gjithë ekipi dhe për tetë orë kemi operuar pjesë të trupit të tij, derisa kemi konstatuar se kishim bërë atë që mund të bënin dhe e kishim kryer synimin tonë me sukses, pasi Agroni shpëtoi dhe është gjallë e shëndosh edhe sot. Atë kohë kemi mjekuar së bashku me Dr. Besim Hoxhn e Dr. Isa Haxhiun. Shpesh me ne ishte edhe kirurgu Dr. Agim Bytyqi. Në një rast patëm një të plagosur në Luginën e Llanishtit dhe operacionin e kemi kryer mbi një qerre të drurit. Pasi gjendja e pacientit ishte shumë e rëndë, për t’ia shpëtuar jetën, kemi interevenuar me sharrë druri, pasi atë e kemi skuqur më parë në flakë. U deshtë të vepronim kështu pasi aparatura mjekësore na kishte mbetur në fshatin Devetak të Shtimes, ku na zuri ofansica e befasishme e armikut. Edhe ky pacient, që nuk ka qenë ushtar, ështe gjallë dhe jeton në një fshat të Therandës dhe quhet Agim Bytyqi.

I falënderoj shumë teknikët e spitalit dhe stafin tjetër mjekësor: Bashkim Hyseni, Ali Shaqiri, Besa Hoxha, Valbona Dërguti, Driton Ismajli, Osman Ismajli, Nusret Bekteshi, Linda Fetahu, Hazire Kashtanjeva, Hasime Ademaj, Zeta Zejnullahu etj. që ishin të angazhuar në spital dhe nuk gjej fjalë se si t’i falënderoj, sepse punuan me përkushtim e guxim të pashoq dhe me këtë ua kanë shpëtuar jetën e sa e sa pacientëve, duke qëndruar me ta edhe në raste rreziku për jetë, edhe në orët e gjata të ditëve e të netëve plot ankth e pasiguri. Ato kanë mjekur me kujdes pfrej motre të gjithë ata që kishin nevojë për kujdesin e tyre, i kanë pastruar të palëvizshmit dhe kanë bërë të gjitha ato veprime që e ngrisin lart ndërgjegjen e tyre profesionale e kombëtare.

Ndër pacienët me plagë shumë të rënda, që kam shëruar në kuadër të Zonës sonë, po që për shkak të mungesës së spitaleve në rajonin e tyre, shëroheshin nëpër shtëpia, jashtë fushëbetejave, po përmend disa raste nga ushtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Si është rasti i Muhamet Malsiut, rasti i Naser Hasajt e disa raste të tjera, të cilët janë ende gjallë dhe mund të merren si traste unikate të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen.

Kishte të sëmurë që nuk arrinin të silleshin në spital dhe me dhjetra herë kam shkuar në shtëpitë ku strehoheshin për t’i kuruar e ndihmuar. Raste të rënda ishin edhe ai i Luljeta Tafollit e vëllait të saj, Agronit, të cilët tashti jetojnë e punojnë në Therandë. Nuk mund të lë pa përmendur rastin e tetë të plagosurëve në Divjakë, që kishin nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjike dhe eprori Hysen Shahini më urdhëroi që sa më parë të shkoja atje. Përmes rreziqeve të panumërta artita deri në Shtabin e Përgjithshëm të UҪ-Së, në Berishë, nga ku pastaj kalova në Divjakë. Në Berishë takova disa nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe edhe pse i lodhur, shkëmbeva disa fjalë me ta. Kur po nisesha për në Divjakë, mjeku nga Shqipëria, Ardian Goxhaj më pyeti në isha i armatosur dhe kur i thash se jo, më dhuroi një revole pesëmbëdhjetëshe, që ishte arma e parë personale e të cilën pas luftësa ia dhash një mikut tim. Gjoxhaj më tha se revolja ë duhej në rast se rrezikoheshim pashmagshëm nga trupat serbe, të cilat ngado i kishim shumë afër. Edhe kësaj here kemi kryer detyrën tej mundësive tona dhe për këtë ndjehem krenar.

Kanë kaluar shumë vite, kujtime janë zbehur e koha dhe puna e përditshme e kanë bërë të veten. Megjithatë, jam krenar që isha pjesë e luftës së lavdishme të popullit tim dhe që me përgatitjen e me përvojnën profesionale e kombëtare, kam ndihmuar ata që kishin më së shumti nevojë për mjekim e operim, në ato rrethana të jashtëzakonshme dhe me këtë rast shpreh nderimin më të thellë për dëshmorët e lirisë dhe përshëndes pacientët që ndihmova e të gjithë ata që me armë në dorë bënë të pamundurën të ndihmonin vendin e tyre e popullin e tyre, kur koha dhe zhvillimi i ngjarjeve e kërkonin këtë.


Për fund po theksoj se në jetë kam pasur tri objektiva: të kem fammilje të shëndoshë, të arrij kulmin në ngritjen profesionale dhe të jem gjithnjë njerëzor. Besoj se i kam realizuar sukseshëm ato.

1 Kommentar:

  1. A jeni në ndonjë krizë financiare, a keni nevojë për ndihmë financiare? apo keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? A keni nevojë për fonde për të zgjidhur borxhin, për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të mirë? A keni një rezultat të ulët të kreditit dhe po e keni të vështirë të merrni shërbime kapitale nga bankat vendore dhe institutet e tjera financiare? Këtu është shansi juaj për të marrë një shërbim financiar nga kompania jonë. Ne ofrojmë të gjitha llojet e huasë për kompanitë individuale me normë interesi 2%. Nëse keni nevojë për një kredi mos hezitoni të na kontaktoni përmes Email: lindamooreloans@gmail.com Ose Whatsapp +19292227999

    AntwortenLöschen