Freitag, 3. Februar 2017

Hasan Qyqalla - Urime Radio LIRIA...!

Në kujtesë të kohës...!

Nga Hasan QYQALLA

Sa u zgjova (pasditës së vonë), hapa PC dhe kërkova valët www.radioliria.com; ashtu siç i kisha premtuar mikut e kolegut të mirënjohur z. Haxhi Muhaxheri (mbrëmë nga puna). 

Sot kthehem, kujtesës së kohës, gadi gjysmë shekulli pas. Dëgjoja ato këngë që dikur ishin të ndaluara, dëgjoja ato zëra që na bënë të ndihemi krenar dhe "rrebel" ndaj regjimit të asaj kohe!!! 

Prehesha këtë pasdite të freskët me ato melodi që formësoi djalërinë, rininë e dashurinë tonë. Më bëhej sikur mëtoja sheshit të qytetit me mikun Haxhi, amfiteatrit të Fakultetit të Filologjisë, nëpër orë letrare. Më bëhej se jam pjesë e notave të këtij Pentagrami me nota të larmishme muzikore në kohë. Është vlera letrare e kombëtare që reflekton unifikim, i yni Haxhi Muhaxheri. Ndër të parët që hapi shumë faqe poetike-kulturore. Deri sa tash kemi mundësi edhe ta dëgjojmë, ta kemi më afër, të kuvendojmë, të jemi gjithnjë bashkë. Këto janë valët e Radio Liri(a)së, që kujtoj, jo rastësisht miku ynë e bëri hapjen solemne pikërisht në vigjilie të SHPALLJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS TONË MARTIRE. 

Pra, Radio LIRIA, sot dëgjohet lirshëm për LIRINË TONË KOMBËTARE. Valëzon gjithë gjeografinë tonë etnike dhe ate të emigracionit... Gjithandej ku ka shqiptarë, sot nuk do jenë të vetëm, mbase Radio LIRIA i shoqëron, i bënë krenar..., për ate që janë kudo që janë! GËZUAR E SUKSESE...

URIME RADIO LIRIA JONË!

Koblenz, 02.02.2017 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen