Dienstag, 7. März 2017

Radio Liria: KËRKOJMË BASHKËPUNËTORË - FOLËS


Radio LIRIA është krijuar rishtas dhe pasi jemi duke e bërë kompletimin e stafit, vendosëm që publikisht të kërkojmë bashkëpunëtorë për udhëheqjen apo moderimin e emisioneve.

Moderator për  "Emisioni i mëngjesit"
Moderator për  „Emisioni e natës“.
Moderator për  „Urime dhe përshëndetje“.
Moderator për  „Dëshirat e dëgjuesve
Moderator për  "Emisioni për fëmijë
Moderator për emisionin "Toplista..."
Moderator për emisionin "Mërgata..."
Moderator për emisionim "Ju prezantojmë"
Moderator për "Emisioni për Çamërinë"
Moderator për emisionin "Oda e Lalës" etj.

Ata që dëshirojnë të jenë folës (moderator) në Radio LIRIA, duhet të flasin rrjedhshëm, të kenë kulturë komunikimi dhe zë radiofonik.

Të gjithë të interesuarit mund të na shkruajnë në adresen: radioliria@hotmail.com

Përparësi kanë ata që e njohin natyrën e punës së moderatorit dhe që kanë moderuar në ndonjë radio tjetër.

Për të bashkëpunuar me radio, duhet të keni lidhje interneti, një kompjuter apo leptop, një mikrofon, dëgjojset dhe vullnet. Punën në radio mund ta bëni nga shtëpia e juaj, duke ia paracaktuar vetës kohen, orën apo ditën kur ju jeni të lirë dhe nuk keni obligime tjera të domosdoshme. Pas kësaj, në bazë të skemës programore, ju duhet të përcaktoheni se ku mund të jepni kontributin tuaj, në cilin emision të radios... Së këndejmi, ju mund të keni edhe ndonjë emision tuajin dhe të jeni autorë i atij emisioni, duke e krijuar edhe rrjetin tuaj të bashkëpunëtorëve.

Shumica e radiove, sikur se edhe ne, për emisione kantakrti përdorim Skypen, sepse jep mundësi për komunikim në grup, për bashkëbisedim me dëgjuesit dhe për biseda me mysafirë apo intervista të drejtperdrejta në radio.

Nese jeni të gatshem dhe keni vullnet, ne ua krijojmë kodin me të cilin mund të hyni drejtperdrejt në radio për ta mbajtur apo moderuar emisionin tuaj. Kodi krijohet nga administratori ekskluzivisht për ju dhe mund të përdoret vetem nga ju. Kësisoj, përderisa ju të jeni duke e moderuar dhe transmetuar emisioni tuj, nuk ka mundësi për të hyre apo për të ju penguar askush nga bashkëpunëtoret tjerë. Vetem pasi jua ta keni kryer transmetimin e emisionit tuaj, atherë i jepet mundësia për të hyrë moderatorit tjeter që ta filloj transmetimin e emisionit të radhës. Ndërsa, pasi ju të keni dalur nga radio dhe deri në emisionin e radhes, aktivizohet vet muzika që shkon automatikisht nga serveri dhe fonoteka. Kështu, radio vazhdon të jetë 24 orë në transmetim.

Së fundmi, ju njoftojmë se Radio Liria është Radio e Internetit e krijuar ne fillim të këtij viti, nuk financohet nga askush dhe e gjithë puna bëhët në baza vullnetare,

Radio LIRIA është e hapur për të gjithë. Ndaj, mos nguroni për ta dëshmuar dhe shprehur talentin tuaj!

Ju mirëpresim!

07. 03. 2017

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen